• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Agjenti i SHISH kërcënohet me 7 plumba, ia vendosin tek pragu i shtëpisë

by Java News
30/05/2017 08:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një agjent i Shërbimit Informativ Shtetëror është kërcënuar mbrëmjen e së dielës nga persona ende të paidentifikuar. Ata i kanë lënë një mesazh në derën e shtëpisë përmes një qeseje, brenda së cilës kishin futur 7 fishekë. Ngjarja është denoncuar menjëherë në Komisariatin Nr.3 nga agjenti 48-vjeçar Shkëlzen N., i cili ka telefonuar pa lëvizur nga vendi provat që ndodheshin në derën e shtëpisë së tij.

Në vendin e ngjarjes, në një prej pallateve që ndodhet në rrugën “Jordan Misja”, kanë shkuar menjëherë oficerët e Policisë, që kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale qesen me 7 fishekë të kalibrit 7.62 milimetër, , shkruan “Panorama”.

Ndërsa më pas specialisti i SHISH është paraqitur në rajonin e Policisë, ku ka bërë edhe kallëzim me shkrim. Në deklarimet e tij ai ka thënë se nuk ka probleme personale me njeri dhe se kanosja mund të ketë ardhur për shkak të detyrës.

Burime zyrtare të Policisë së Tiranës thanë se ka nisur procedim penal pa autor, për veprat penale të “kanosjes” dhe “mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”. Nga ana tjetër, kanë nisur hetimet për identifikimin e autorëve të dyshuar të ngjarjes.

HETIMI

Burime të Policisë së Tiranës thanë se ekspertët kanë nisur ekzaminimin e provave të gjetura në derën e shtëpisë së agjentit të SHISH. Qesja dhe fishekët po verifikohen për fiksimin e gjurmëve të mundshme të gishtave, që mund të çojnë në identifikimin e autorëve.

Ndërsa janë marrë në pyetje edhe disa prej banorëve të pallatit ku banon 48-vjeçari Shkëlzen N., të cilët kanë deklaruar se nuk kanë parë lëvizje të dyshimta në shkallë apo persona të panjohur.

Po ashtu, përveç agjentit të SHISH, oficerët e Policisë kanë marrë në pyetje edhe familjarët e tij, duke mos përjashtuar mundësinë që mesazhi kërcënues mund të ishte edhe për ndonjërin prej tyre.

Megjithatë, deri tani nuk rezulton që ata mund të kenë probleme me njeri. Nga ana tjetër, janë sekuestruar pamjet filmike të disa bizneseve pranë pallatit ku ndodhi ngjarja, të cilat po verifikohen për të identifikuar ndonjë person të dyshimtë që lëviz në zonë, apo edhe që mund të jetë futur dhe ka dalë nga hyrja e pallatit. Burimet thanë se deri tani ende nuk janë verifikuar plotësisht pamjet, megjithatë vazhdojnë hetimin për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.

ma.me

Next Post
HISTORIA/ “Bufeja e madhe”, “Artisti”, pseudonimet e spiunëve që fundosën Edison Gjergon

HISTORIA/ “Bufeja e madhe”, “Artisti”, pseudonimet e spiunëve që fundosën Edison Gjergon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Izraeli ndërpret faljen e Fiter Bajramit në Al-Aksa, shpërndan besimtarët me gaz lotsjellës

Izraeli ndërpret faljen e Fiter Bajramit në Al-Aksa, shpërndan besimtarët me gaz lotsjellës

March 20, 2026
Rritja e kapaciteteve për arsimin profesional, Rama: Të krijojmë kushte të shkëlqyera për studentët

Çfarë do të ndodhë të shtunën në Lalëz? Rama thërret Asamblenë! Detaje nga takimi i socialistëve

March 20, 2026
Begaj uron Fitër Bajramin nga xhamia e Golemit, mesazh për besimtarët myslimanë

Begaj uron Fitër Bajramin nga xhamia e Golemit, mesazh për besimtarët myslimanë

March 20, 2026

120 mijë për Bajramin. Sa për Berishën?

March 20, 2026
“U luftua korrupsioni!”/ Shqipëria përzgjidhet për partneritet me Korporatën Sfida e Mijëvjeçarit, marrëveshja synon rritjen ekonomike

“Fitër Bajrami”, Ambasada Amerikane: Festë të bekuar të gjithë besimtarëve shqiptarë

March 20, 2026
“Ke intelektin e një gjinkalle”, Kokalari sulmon Nokën: Ikja jote dhe e Berishës është pa kthim!

“Ke intelektin e një gjinkalle”, Kokalari sulmon Nokën: Ikja jote dhe e Berishës është pa kthim!

March 20, 2026
Revolucion në mjekësi: Biznesmeni shpëton qenin e tij nga kanceri me ndihmën e ChatGPT

Revolucion në mjekësi: Biznesmeni shpëton qenin e tij nga kanceri me ndihmën e ChatGPT

March 20, 2026
Nga energjia te mbrojtja, çfarë diskutoi Hoxha me homologun kroat

Nga energjia te mbrojtja, çfarë diskutoi Hoxha me homologun kroat

March 20, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 21 Mars 2026

March 20, 2026
I dënuar me 1 vit burg, merr fund arratia e 51-vjeçarit nga Kukësi

Përplasi qëllimisht me makinë çiftin në Fier, arrestohet pas 1 muaji 29-vjeçari

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In