• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Agjenti” i çimkave, katër akuzat ndaj izraelitit, ja për çfarë po hetohet

by Java News
27/03/2017 08:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Tiranës ka nisur procedim penal në gjendje të lirë për “detektivin” izraelit, Yoram Frig, duke ngritur ndaj tij 4 akuza. Lajmi bëhet me dije nga Policia në një informacion të saj në lidhje me pajisjen e dyshimtë që iu bllokua në Aeroportin e Rinasit. Sektori i Antikrimit Ekonomik ka ngritur ndaj 50-vjeçarit akuzën “Kontrabandë me mallra të ndaluar”, pasi një objekt i tillë, të paktën deri në sqarimin përfundimtar të funksionit, është i ndaluar të importohet, eksportohet, apo të tranzitohet.

Pajisja u bllokua në Aeroportin e Rinasit, gjatë skanimit të valixheve në dalje, ende nuk është përcaktuar se si ka arritur të futet në territorin e Shqipërisë, pa u vënë re në pikat e kalimit kufitar. Vetë 50- vjeçari, me profesion hetues privat, ka pretenduar në Polici se është futur në territorin tonë brenda të gjitha rregullave, duke u kontrolluar vetë dhe bagazhet, por nuk është ndaluar, pasi, sipas tij, objekti nuk është i jashtëligjshëm.

Të premten, Policia e Tiranës tha se shtetasi izraelit është ndaluar nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas në momentin që ishte duke dalë nga territori i Shqipërisë dhe u shoqërua në ambientet e Komisariatit të Policisë, Rinas.

Pas mbajtjes së personit në ambientet e Komisariatit Rinas, në drejtimin e prokurorit, u bë këqyrja e kësaj aparature elektronike dhe pritet aktekspertimi, për të përcaktuar çfarë funksioni kryen.

AKUZAT

Pajisja elektronike, e cila bën skanimin dhe gjetjen e përgjuesve të vendosur në një ambient, konsiderohet një mall i ndaluar, sipas legjislacionit shqiptar, të paktën derisa hetimet dhe ekspertiza të përcaktojnë me saktësi funksionin e saj.

Nga verifikimi paraprak që është bërë, sipas hetuesve aparatura nuk ka as programe dhe as mjete për përgjim. Deri në përfundim të hetimeve, ndaj Yoram Frig është ngritur akuza e “Kontrabandës me mallra të ndaluar”.

Kjo akuzë, e parashikuar nga Neni 171 i Kodit Penal, sanksionon importimin, eksportimin apo tranzitimin e paligjshëm të mallrave të ndaluar që hyjnë e dalin në Republikën e Shqipërisë. Ky veprim, i kryer me çdo mënyrë a mjet qoftë, dënohet me burgim deri në dhjetë vjet.

Ai akuzohet edhe për “Keqpërdorim pajisjesh”, parashikuar nga Neni 293/ç i Kodit Penal, brenda të cilit përfshihen edhe akuzat, “Hyrja e paautorizuar kompjuterike”, “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike” dhe “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”. Sipas ligjit penal shqiptar, “prodhimi, mbajtja, shitja, dhënia në përdorim, shpërndarja apo çdo veprim tjetër, për vënien në dispozicion të një pajisjeje, ku përfshihen edhe një program kompjuterik, një fjalëkalim kompjuterik, një kod hyrjeje apo një e dhënë e tillë e ngjashme, të cilat janë krijuar ose përshtatur për hyrjen në një sistem kompjuterik ose në një pjesë të tij, me qëllim kryerjen e veprave penale, të parashikuara në nenet 192/b (Hyrje e paautorizuar kompjuterike), 293/a (Përgjim i paligjshëm i të dhënave kompjuterike) dhe 293/b (Ndërhyrje në të dhënat kompjuterike) të Kodit Penal, dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet”, thuhet në Nenin 293/ç, të Kodit Penal.

ma.me

Next Post
Rama: Në prill shfaqen të rilindura thesaret e Parkut Arkeologjik të Apollonisë.

Rama: Në prill shfaqen të rilindura thesaret e Parkut Arkeologjik të Apollonisë.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama mbërrin në Vlorë, takim me deputetë dhe përfaqësues të pushtetit vendor! Në fokus projekte për qytetin

Përfundon takimi mes Ramës dhe deputetëve të Vlorës, zbardhen detajet

March 16, 2026
Trump paralajmëron NATO-n: Nëse nuk mbroni Ngushticën e Hormuzit do të keni të ardhme të keqe

Trump paralajmëron NATO-n: Nëse nuk mbroni Ngushticën e Hormuzit do të keni të ardhme të keqe

March 16, 2026
PD mbledh sot Kryesinë, çfarë pritet të diskutohet

PD mbledh sot Kryesinë, çfarë pritet të diskutohet

March 16, 2026
Hoxha telefonatë me homologun Mucunski: Integrimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, me rëndësi strategjike për rajonin dhe BE-në

Hoxha telefonatë me homologun Mucunski: Integrimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, me rëndësi strategjike për rajonin dhe BE-në

March 16, 2026
Kaja Kallas: Bashkimi Europian po shqyrton masa për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Kaja Kallas: Bashkimi Europian po shqyrton masa për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

March 16, 2026
Thyhen dyert e shkollës në Lezhë, zbulohet grupi prej 6 personash që vodhën pajisjet

Thyhen dyert e shkollës në Lezhë, zbulohet grupi prej 6 personash që vodhën pajisjet

March 16, 2026
“Ditë e natë do ta qaj”, foshnja dy muajshe i ndërroi jetë, flasin prindërit: Ishte me infeksion në mushkëri, vetëm flinte

“Ditë e natë do ta qaj”, foshnja dy muajshe i ndërroi jetë, flasin prindërit: Ishte me infeksion në mushkëri, vetëm flinte

March 16, 2026
Rama mbërrin në Vlorë, takim me deputetë dhe përfaqësues të pushtetit vendor! Në fokus projekte për qytetin

Rama mbërrin në Vlorë, takim me deputetë dhe përfaqësues të pushtetit vendor! Në fokus projekte për qytetin

March 16, 2026
Tritol pranë një kompanie inertesh në Spaç, policia nis hetimet

Tritol pranë një kompanie inertesh në Spaç, policia nis hetimet

March 16, 2026
Garda Revolucionare e Iranit: Trumpi le t’i dërgojë anijet e tij në Gjirin Persik po guxoi!

Garda Revolucionare e Iranit: Trumpi le t’i dërgojë anijet e tij në Gjirin Persik po guxoi!

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In