• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Agjentët e policisë të veshur civilë zbarkojnë në terren, për të parandaluar krimet në plazhe, disko e club-e

by Java News
18/07/2018 15:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjovalin Loka, Drejtori për rendin e sigurinë në polici ka folur për masat e marra për sezonin turistik dhe rendin e sigurinë në vend. Loka tha se numri i vrasjeve ka ardhur duke u ulur nga viti në vit dhe zbulueshmëria e veprave penale është rritur. Ai nuk dha detaje për ngjarjen në Shkodër ku u ekzekutuan burrë e grua por tha se krimi po hetohet intensivisht.

“Po bëhen hetime intensive për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje. Situata e rendit dhe sigurisë në vend është në parametra normalë. Kemi numër më të ulët vrasjesh por edhe këtë 6-mujor me 6-mujorin e vitit të kaluar ka ulje të krimeve. Ka rritje të zbulueshmërisë së veprave penale. Kemi shtim të forcës zbuluese e goditëses falë një bashkëpunimi të ngushtë mes institucionesh.
Shifrat i kemi bërë prezent. Vitin që kaloi kemi pasur 52 vrasje. Këtë vit kemi më pak se vitin që kaloi”, tha Loka.

Zyrtari i policisë tregoi detaje nga plani i masave të hartuar për sezonin turistik. Ai tregoi për praninë e agjentëve kriminalë civilë në plazhe, club-e apo disko.
“Kemi një plan masash për detyrat funksionale. Kemi detyra konkrete e specifike. E kemi të skanuar të gjithë situatën kriminale në territor dhe ndaj kemi hartuar këtë plan masash. Është rritur besimi i qytetarëve ndaj policisë dhe puna e policisë duke i dhënë rëndësi çdo telefonate që vjen nga qytetarët. Falë telefonatave janë parandaluar shume krime. Ka rënë ndjeshëm numri i telefonatave të rreme.
Në disa qarqe i kemi kaluar në shërbim të përforcuar 12 orësh që do të thotë më shumë prezencë e policisë. Kemi prezencë të shtuar dhe të agjentëve të policisë kriminale civilë për të parandaluar çdo ngjarje kriminale, qoftë në disko, club-e, plazhe”, deklaroi Loka.

Drejtori për rendin e sigurinë tha se sezoni veror është prioritet i Ministrisë së Brendshme dhe Policisë. Sipas tij deri tani në lidhje me zhurmat apo ndotjen akustike nuk ka pasur vende problematike. Ai paralajmëroi se mosrespektimi i rregullave do të ketë masa deri edhe në pezullim të aktivitetit. Loka u shpreh se bizneset janë njoftuar përmes fletëpalosjeve për masat e marra dhe që duhet të marrin. BW

ma.me

Next Post
Sezoni nis me dy të mbytur, plazhet e Durrësit pa kulla vrojtimi

Kujdes, fëmijët në plazhe, problem humbja e të miturve!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sërish konflikt në berberhane! Zbardhet plagosja në Lezhë, autori qëlloi pronarin dhe klientin

Sërish konflikt në berberhane! Zbardhet plagosja në Lezhë, autori qëlloi pronarin dhe klientin

February 28, 2026
Berisha-Ramës: Largo kë të duash, ti je objektivi kryesor i revoltës popullore

Berisha-Ramës: Largo kë të duash, ti je objektivi kryesor i revoltës popullore

February 28, 2026
Gjysmëhëna e Kuqe: 201 të vdekur dhe 747 të plagosur në Iran nga sulmi amerikano-izraelit

Gjysmëhëna e Kuqe: 201 të vdekur dhe 747 të plagosur në Iran nga sulmi amerikano-izraelit

February 28, 2026
LIVE! Protestuesit e PD nisen në drejtim të Drejtorisë së Policisë Hidhen molotovë gjatë rrugës

LIVE! Protestuesit e PD nisen në drejtim të Drejtorisë së Policisë Hidhen molotovë gjatë rrugës

February 28, 2026
BE justifikon sulmin ndaj Iranit, Kaja Kallas: Përbën kërcënim serioz për sigurinë globale

BE justifikon sulmin ndaj Iranit, Kaja Kallas: Përbën kërcënim serioz për sigurinë globale

February 28, 2026
Sulmet në Lindjen e Mesme, shkon 85 numri i viktimave në shkollën iraniane të vajzave

Sulmet në Lindjen e Mesme, shkon 85 numri i viktimave në shkollën iraniane të vajzave

February 28, 2026
‘Nga 1 qershori drejt Italisë do të udhëtohet pa ‘green pass’

Ministria e Jashtme: Ambasada në Abu Dabi, në dispozicion të shqiptarëve rezidentë

February 28, 2026
LIVE! Pa podium e pa fjalime, nis marshimi i opozitës nëpër Tiranë; 1500 policë në terren

LIVE! Pa podium e pa fjalime, nis marshimi i opozitës nëpër Tiranë; 1500 policë në terren

February 28, 2026
Tabaku: Rama e ndryshoi qeverinë se u tremb nga protestat tona!

Tabaku: Rama e ndryshoi qeverinë se u tremb nga protestat tona!

February 28, 2026
Pas bazave amerikane, Irani godet Izraelin dhe Bregun Perëndimor

Pas bazave amerikane, Irani godet Izraelin dhe Bregun Perëndimor

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In