• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Agjencitë e udhëtimit, konfuzion nga llogaritja e re e xhiros

by A R
04/01/2016 12:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tashmë agjencive të udhëtimit që shesin bileta për kompanitë ajrore u llogaritet si xhiro jo vetëm marzhi shtesë, por edhe shuma që iu jepej këtyre shoqërive. Një shqetësim i tillë është raportuar nga agjencitë e udhëtimit edhe tek Ministria e Zhvillimit të Ekonomisë, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, e cila mësohet se ia ka referuar këtë shqetësim edhe tatimeve…

Statistikat e fundit të INSTAT në lidhje me shifrat e afarizimit raportuan një rritje të ndjeshme të xhiros në volum të realizuar nga agjencitë e udhëtimit, në rreth 20.5%, në tremujorin e tretë 2015 krahasuar me atë të 2014-ës. Ndërsa ndryshimi tremujor i indeksit të shifrës së afarizmit në volum paraqiti rritje 26,6 % krahasuar me tremujorin paraardhës

Sipas drejtuesve të agjencive të udhëtimit kjo është një shifër e cila ka ardhur si pasojë e ndryshimit të taksimit të këtij shërbimi, që aktualisht bëhet mbi xhiron totale. Më parë agjencitë e udhëtimit tatoheshin për tatim fitimi mbi vlerën e komisionit, ndërsa tani mbi xhiron totale.

Pra, me pak fjalë agjencitë e udhëtimit që shesin bileta për kompanitë ajrore i llogaritet si xhiro edhe shuma që iu jepej këtyre shoqërive, kur në të vërtetë duhet t’i llogaritet marzhi shtesë. (Shembull : Në një biletë fluturimi që kushton 530 euro, vlera 500 euro i shkon kompanisë ajrore dhe 30 euro i qëndrojnë komision agjencisë së udhëtimit. Agjencitë thonë se xhiro duhet të llogaritet për vlerën 30 euro dhe jo mbi 530 euro, pasi ky është një shërbim që bëhet për të tretët).

Një ndryshim i tillë ka shkaktuar konfuzion te agjencitë e udhëtimit, pasi disa raportojnë xhiron totale e disa vetëm komisionin. Ky ndryshim bën që në bazë të xhiros biznesi i vogël të kalojë në të madh dhe i madhi në atë VIP, që për agjencitë e udhëtimit është një kalim që nuk justifikohet.

Një shqetësim i tillë është raportuar nga agjencitë e udhëtimit edhe tek Ministria e Zhvillimit të Ekonomisë, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, e cila mësohet se ia ka referuar këtë shqetësim edhe tatimeve.

Po sipas të dhënave të INSTAT, ndryshimi vjetor i indeksit të numrit të të punësuarve me pagesë në aktivitetin “Agjenci udhëtimi” paraqiti rritje 27,5 % krahasuar me tremujorin e tretë 2014, ndërkaq edhe në ndryshim tremujor, indeksi i numrit të të punësuarve me pagesë në këtë aktivitet ishte me rritje 6,4 % krahasuar me tremujorin e dytë 2015. Sipas drejtuesve të agjencive të udhëtimit kjo rritje i dedikohet formalizimit dhe përfshirjes në skemën e sigurimeve edhe të atyre punonjësve që nuk ishin të deklaruar.

MONITOR

Next Post

Gjirokastër, ndalohen 20 klandestinë marokenë e palestinezë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nicolas Berggruen dhe Olivier Berggruen nderohen me titullin “Doctor Honoris Causa”

Nicolas Berggruen dhe Olivier Berggruen nderohen me titullin “Doctor Honoris Causa”

March 9, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, Kroacia vendos limit për çmimet e karburanteve!

Lufta në Lindjen e Mesme, Kroacia vendos limit për çmimet e karburanteve!

March 9, 2026
SPAK mbyll hetimet për një fraksion të dosjes “Toyota Yaris”

Raporti i SPAK: Janë sekuestruar 503 celularë, mbi 3 mijë persona nën përgjim

March 9, 2026
Ministri: Kina ka pasur përparim në teknologjinë bujqësore dhe ka shtuar furnizimin ushqimor

Ministri: Kina ka pasur përparim në teknologjinë bujqësore dhe ka shtuar furnizimin ushqimor

March 9, 2026
Peshqit braktisin bregun! Lini turistik i derdh ujërat e zeza në Liqenin e Ohrit

Peshqit braktisin bregun! Lini turistik i derdh ujërat e zeza në Liqenin e Ohrit

March 9, 2026
Finalizohet operacioni “The Wanted”: Tre të kërkuar ekstradohen drejt Shqipërisë

Qëllon me armë dhe arratiset, policia operacion për kapjen e një personi me rrezikshmëri të lartë në Shkodër

March 9, 2026
Ndahet nga jeta ish-deputeti Koçi Tahiri

Ndahet nga jeta ish-deputeti Koçi Tahiri

March 9, 2026
6 persona në gjyq për vdekjen e 7-vjeçares shqiptare Anisa Murati! Nuk dinte të notonte, i dhanë byzylykun me ngjyrë të gabuar dhe u mbyt në liqen

6 persona në gjyq për vdekjen e 7-vjeçares shqiptare Anisa Murati! Nuk dinte të notonte, i dhanë byzylykun me ngjyrë të gabuar dhe u mbyt në liqen

March 9, 2026
Po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm në drejtim të Tiranës, arrestohet 23-vjeçari në Gjirokastër

Po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm në drejtim të Tiranës, arrestohet 23-vjeçari në Gjirokastër

March 9, 2026
PS rrëzon kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, Frrok Çupi: Qëndrimi i Ramës, si burrë shteti

PS rrëzon kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, Frrok Çupi: Qëndrimi i Ramës, si burrë shteti

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In