Mësohet se janë 30 vende pune dhe punonjësit do të punësohen në bazë të Kodit të Punës. Struktura e re që do të ngrihet, do të ketë 5 nivele punonjësish, që nisin nga Specialist, deri në Drejtor i Përgjithshëm.
KRAHAS KËRKESËS ME SHKRIM, TË INTERESUARIT DUHET TË BASHKËNGJISIN DOKUMENTET:
– Jetëshkrim;
– Fotokopje e diplomës;
– Fotokopje e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë përvojën në punë);
– Çdo dokumentacion që vërteton eksperienca të tjera punësimi brenda ose jashtë vendit, të lëshuar nga punëdhënësi;
– Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.
KANDIDATI I INTERESUAR DUHET TË PLOTËSOJË KRITERET:
– diplomë në Shkenca Ekonomike/Juridike;
– të përmbushë kriteret e përgjithshme të punësimit në Administratën Publike;
– të mos jetë përjashtuar nga Administrata Publike me masë disiplinore;
– të ketë përvojë pune në administratë publike;
– të ketë integritet të lartë profesional e moral;
*Përvoja në prokurime përbën përparësi për kandidatët;
EKSPERIENCA PUNE
Drejtor i Përgjithshëm: Të ketë jo më pak se 10 vite punë eksperiencë në Administratë Publike, 3 në nivel drejtues;
Drejtor Drejtorie: Të ketë jo më pak se 7 vite punë eksperiencë në Administratë Publike, 2 në nivel drejtues;
Përgjegjës Sektori: Të ketë jo më pak se 3 vite punë në Administratë Publike;
Koordinator: Të ketë jo më pak se 3 vite punë në Administratë Publike;
Specialist: Të ketë jo më pak se 1 vit punë në Administratë Publike.
Shprehja e interesit dhe dokumentet shoqëruese duhet të dërgohen:
– në adresën elektronike: ministriaebrendshme@gmail.com
– ose në adresën postare: Ministria e Brendshme – Sheshi ‘Skënderbej’, nr.3 – Tiranë.










