• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Agjencia Atomike: Shqipëria po bashkëpunon me ne, në luftën kundër kancerit

by Java News
13/04/2016 10:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria ka rikonfirmuar angazhimin në luftën kundër kancerit me mbështetje nga IAEA, raporton Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike. Ministria e Shëndetësisë financon 700,000 euro duke ndarë koston me IAEA për Akseleratorin e dytë Linear në shërbimin e Onkologjisë në QSUT.

​Pacientët shqiptarë që vuajnë nga kanceri kanë tashmë mundësi të përfitojnë nga shërbimi i ofruar nga teknologjia më e fundit që përdoret sot në botë për trajtimin me shërbimin radioterapie.

Marrëveshja e re MSH-IAEA përfshin gjithashtu edhe fuqizimin e shërbimit të radioterapisë, mjekësinë bërthamore dhe shërbimin e regjistrit të kancerit në Shqipëri.

Në vijim, raporti i IAEA-s:

Kanë kaluar gati 60 vjet që kur Shqipëria i dha udhë një marrëdhënieje tashmë të frytshme dhe produktive me IAEA-n (International Atomic Energy Agency, në shqip, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike). Ekspertët e IAEA-s dhe homologët e tyre në Shqipëri kanë dalë mbanë që të zgjerojnë mbështetjen kombëtare qasje kombëtare për kujdesin ndaj pacientëve që vuajnë nga kanceri, duke përmirësuar produktivitetin dhe cilësinë e ajrit të impianteve, duke ndërtuar kapacitetet për mbrojtjen e mjedisit dhe duke krijuar infrastrukturën e nevojshme të sigurisë nga rrezatimi. Me një sy në të ardhmen dhe mundësitë që ajo do të sjellë, z. Artur Lama, Drejtori i Kabinetit të Ministrit të Shëndetësisë, nënshkroi më 1 prill 2016, në emër të Ministrit të Shëndetësisë së Shqipërisë, Sh.T.Z. Ilir Beqaj, një amendament të katërt në Memorandumin para-ekzistues të Mirëkuptimit (MM) ndërmjet IAEA-së dhe Qeverisë së Shqipërisë. Amendamenti u nënshkrua edhe nga z. Martin Krause, Drejtor i Divizionit për Evropën.

I nënshkruar fillimisht më 31 janar 2005, Memorandumi i Mirëkuptimit u hartua me qëllimin e ofrimit të një kornizeje gjithëpërfshirëse për bashkëpunim ndërmjet Qeverisë së Shqipërisë dhe IAEA-s, me një fokus posaçërisht të veçantë në fushën e shëndetit të njeriut. Memorandumi u nënshkrua në mbështetje të përpjekjeve për të përmirësuar shërbimin e radioterapisë si dhe shërbimet e tjera të mjekësisë bërthamore në Spitalin “Nënë Tereza”, objekti i vetëm në atë kohë në sektorin publik të kujdesit ndaj kancerit, që i shërbente 2.9 milion banorëve të vendit.

Amendamenti i katërt dhe i fundit në Memorandumin e Mirëkuptimit të vitit 2005 vjen në mbështetje të projektit në vazhdim të bashkëpunim teknik kombëtar (TC), i cili është duke punuar në drejtim të zbatimit të një programi të ri të kontrollit të kancerit për Shqipërinë. Sipas projektit në vazhdim dhe amendamentit të katërt të Memorandumit, IAEA-ja nuk do të ndihmojë vetëm për fuqizimin e shërbimit të radioterapisë, atë të mjekësisë bërthamore dhe shërbimin e regjistrit të kancerit në Shqipëri, por do të ndihmojë gjithashtu për të siguruar prokurimin e një pajisjeje të quajtuar Akselerator Linear – e cila, përdoret zakonisht për trajtimin me rrezatim të jashtëm për pacientët që vuajnë nga kanceri – për spitalin “Nënë Tereza”. Ministria shqiptare e Shëndetësisë është angazhuar për të financuar 700,000 euro duke ndarë koston e për Akseleratorin e ri Linear.

Akseleratori linear i ri do t’i bashkohen Akseleratorit tjetër të instaluar së fundi me kontributin e Qeveria e Austrisë në një shërbim krejt të ri brenda departamentit të shërbimit të radioterapisë në spitalin “Nënë Tereza”. Kur të dy Akseleratorët Linearë do të jenë plotësisht funksionalë, pacientët shqiptarë që vuajnë nga kanceri do të kenë mundësi të përfitojnë nga shërbimi i ofruar nga teknologjia më e fundit që përdoret sot në botë për trajtimin me shërbimin radioterapie.

Avantazhi i vënies në punë të dy pajisjeve në vend të një akseleratori linear në Spitalin “Nënë Tereza” qëndron në faktin se, tashmë, kujdesi ndaj pacienti nuk do të ndërpritet nga procesi i mirëmbajtjes apo avaria e ndonjërit prej këtyre pajisjeve, pasi pacientët mund të transferohen lehtësisht për të përfituar shërbimin e ofruar nga njëra pajisje në tjetrën. Gjithashtu, numri i pacientëve që kanë nevojë të trajtohen nga kjo pajisje mund të rritet në varësi të rritjes së kërkesave për shërbimet e ofruara nga dy Akseleratorët Linearë. Spitali “Nënë Tereza” planifikoi ndërtimin, instalimin dhe vendosjne në punë të dy Akseleratorëve Linearë duke ndërtuar dy bunkerë të posaçëm në vitin 2015, si pjesë e shërbimit krejt të ri brenda departamentit të shërbimit të radioterapisë në këtë institucion.

Next Post

Muzika para ekstravagancës, prioritet për Enxhi Nasufin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In