Në edicionin e 32-të të Festivalit Ndërkombëtar të Animacionit “Aydin Dogan”, që është mbajtur së fundi në Stamboll të Turqisë, karikaturistit shqiptar, Agim Sulaj i është ndarë çmimi “Oscar”, për veprën e tij me temën kundër terrorizmit. Sulaj ka thënë për KultPlus se ky çmim nuk mund të vlerësohet si një çmim i radhës, por është një çmim i mrekullueshëm. “Është vlerësimi më i rëndësishëm për aktivitetin tim deri më tani. Vlerësohet e gjithë krijimtaria ime dhe njëkohësit edhe kontributi i Shqipërisë për këtë degë, sikurse është karikatura”, ka thënë Sulaj.
Sulaj më pas ka shpjeguar se për veprën që është shpërblyer, pos që ka në fokus luftën kundër terrorizmit, kjo vepër i dedikohet edhe pabarazisë sociale.
Në këtë manifestim të madh të satirës dhe humorit ku Sulaj është shpërblyer me çmimin e parë kanë marrë pjesë artistë nga e gjithë bota duke përfshirë edhe ata nga Meksika, Kuba, Rusia, Franca, Serbia, Irani, Spanja….