• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Agim Krajka: Nuk mbaj mend të kem dëgjuar për përdhunimin e Alida Hiskut

by Java News
30/10/2015 08:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Alida Hisku në rrëfimin e saj të hapur, në dy numra të gazetës “Shqiptarja.com” të kësaj jave, ka trazuar opinionin publik, duke zbuluar një fakt tronditës, atë të përdhunimit të grave në qelitë e burgut nga prokurorët dhe sigurimsat. Këngëtarja e njohur ka përfshirë edhe rrëfimin për veten e saj, duke u shprehur se flet në emër të të gjitha grave të përdhunuara. Ende këto gra “e mbysin” protestën e tyre, disa nga frustimi social e disa nga frika, ndërsa çështja po qëndron e hapur. A kanë ndodhur vërtetë këto përdhunime masive.

“Moj ti, pa më thuaj pak, sa vjet ke gazetare, që habitesh”, më pyet Alida Hisku gjatë intervistës në çastin që s’munda dot ta besoja. Ajo i vë vulën rrëfimit të saj me pohimin se “të gjitha i përdhunonin”.

Intervista me këngëtaren Alida Hisku e kapërceu kufirin e një çështjeje sociale, sikur të mos mjaftonin problemet e një vendi që nuk ka arritur shkallën emancipimit të plotë e të denoncojë përdhunimet dhe “i hapi derën” një çështjeje politike: ku janë këta përdhunues, a mos vallë janë në pushtet, siç tha deputetja Mesila Doda, a do të dënohen për krimin e përdhunimit.

Ndërsa debatet kanë marrë përmasa publike, gazeta “Shqiptarja.com” ka intervistuar kompozitorin e parë të Alida Hiskut, Agim Krajkën, që ka bërë këngën për Shurte Pal Vatën, kur ajo ishte vetëm 13 vjeçe. Kjo intervistë hedh një dritë në çështjen e marrëdhënieve të Sigurimit të Shtetit me artistët. Në këndvështrimin e Agim Krajkës “i gjithë populli ishte nën thembrën e sigurimit të shtetit. Askush nuk mund të mendonte se do të bënte një gjë që të mos ta merrte vesh Sigurimi i Shtetit”.

Përderisa Alida Hiskun e denoncuan për ditar personal, s’do mend që kështu ka qenë, “edhe mendimet merreshin vesh”.
Kompozitori Agim Krajka na çudit kur thotë se nuk e mban mend ngjarjen e Alida Hiskut. E thotë këtë pikërisht për ngjarjen që mori dhenë e që unë vetë e kujtoj kur përflitej në një qytet të largët e të vogël të Shqipërisë nën zë në shkolla. “Nuk jetohet në këtë skëterrë, ku ha pula gurë”, etj. Përshpërima të tilla përziheshin me adhurimin tonë për këngëtaren. Megjithatë, Agim Krajka nuk e mohon që Sigurimi i Shtetit ishte i lidhur me artistët.

Next Post

Kë po pret Çiljeta e zhveshur në dritare? (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tabaku për median gjermane: Integrimi kalon më parë nga proceset demokratike…

Protesta e 12 marsit para Kuvendit, Tabaku: Do jetë paqësore! Bëhet për çmimet e larta dhe korrupsionin

March 11, 2026
Panairi i Produkteve Bujqësore, Rama: Fermerë dhe prodhues do të prezantojnë prodhimet e tyre

Panairi i Produkteve Bujqësore, Rama: Fermerë dhe prodhues do të prezantojnë prodhimet e tyre

March 11, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

Degradon konflikti mes disa personave në Bulqizë, 3 të plagosur, policia në kërkim të 2 autorëve

March 11, 2026
“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

March 10, 2026
Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

March 10, 2026
Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

March 10, 2026
Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

March 10, 2026
Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

March 10, 2026
“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

March 10, 2026
Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In