Këngëtari Sherif Merdani i pyetur në ‘Opinion’ përse është dënuar, ka zbuluar edhe emrin e një prej artistëve që sipas tij ishte i infiltruar nga Sigurimi i Shtetit.
“Një nga këta që spiunonin ishte edhe Agim Krajka (kompozitor). Ma ka thënë vetë që përpilonte raporte për artistët që udhëtonin jashtë nëpër turne. Madje ju them edhe pseudonimin që e kishte Belini” – ka thënë Merdani.