• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Agim Çeku: Jam i shokuar nga akuzat që po i bëhen UÇK

by Java News
18/04/2018 19:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Çeku, i cili ka drejtuar Komisionin për njohjen dhe verifikimin e statusit të Veteranit, Invalidëve dhe pjesëtarëve tjerë që kanë qenë pjesë e UÇK-së në luftën e fundit në Kosovë, ka thënë se është i shokuar çfarë ka ndodhur me listat e veteranëve. Në një prononcim për Gazetën Insajderi, Çeku ka thënë se çdo herë ka kërkuar kujdes nga anëtarët e Komisionit që të kenë kujdes gjatë kryerjes së detyrës.

Po ashtu, Çeku shtoi se i ka informuar anëtarët e Komisionit se çdo veprim i kundërligjshëm do të ketë pasoja ligjore. “Unë prej fillimit të procesit, vazhdimisht anëtarëve të komisionit dhe njerëzve të involvuar, kom kërku që të jenë të kujdesshëm që të veprojnë në përputhje me ligjin dhe vazhdimisht u kam thënë se çdo veprim i kundërligjshëm domethënë do të ketë edhe pasoja ligjore”, ka thënë Çeku.

Tutje Çeku ka thënë se “Unë jam i shokuar në lidhje me atë se çfarë ka ndodhur dhe nëse ka ndodhur diçka e tillë shpresoj që t’i marrin dënimet maksimale për të gjithë ata që e kanë keqpërdorur këtë proces”.

EULEX-i ka ngritur sot aktakuzë për mashtrim në listat e veteranëve dhe seks me pagesë.

Aktakuza, sipas njoftimit të Prokurorisë së Shtetit përfshin edhe mundësimin ose detyrimin në prostitucion, duke u pretenduar se njëri nga të pandehurit ishte përfshirë edhe në shtytjen dhe aranzhimin e marrëdhënieve seksuale me pagesë ndërmjet një gruaje dhe disa burrave, duke përfituar nga kushtet e rënda ekonomike të saj.

“Policia e Kosovës dhe e EULEX-it i kanë filluar hetimet e tyre të përbashkëta në janar të vitit 2016. Hetimet kanë sjellë deri te zbulimi i një rrjeti ilegal të tregtimit të armëve dhe një sasie të armëve që përbëheshin nga eksplozivë dhe dy armë automatike. Përveç këtyre, në posedim të pandehurve ishin kapur edhe disa armë tjera të ndryshme”, thuhet në njoftim, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
Presidenti i Këshillit Europian, Tusk: Situata në Ballkan është e brishtë

Rekomandimi për negociatat, Donald Tusk do të vizitojë Tiranën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kinë: Arkëtimet e kinemave tejkalojnë 8 miliardë juanë, të parat në nivel global

Kinë: Arkëtimet e kinemave tejkalojnë 8 miliardë juanë, të parat në nivel global

February 23, 2026
Avokati i Ballukut flet te Këshilli i Mandateve: Zv/kryeministrja e ka zbatuar masën!

Avokati i Ballukut flet te Këshilli i Mandateve: Zv/kryeministrja e ka zbatuar masën!

February 23, 2026
Jeta në pasqyrë, 25 pyetje për sociologun e mirënjohur Fatos Tarifa

Retorika e dhunshme e Berishës nga perspektiva e Psikanalizës

February 23, 2026

Rama pas akuzave të Berishës: Me helikopter jo vetëm në Korçë, por edhe në Vlorë! Ligësi dhe padije e madhe që…

February 23, 2026
“13 mijë paund në ditë”, kush e financon jetesën luksoze të Sarah Ferguson, ish-gruas së princit Andrew

“13 mijë paund në ditë”, kush e financon jetesën luksoze të Sarah Ferguson, ish-gruas së princit Andrew

February 23, 2026
Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve mblidhet më 23 shkurt

“Balluku”, debate për ‘transparencën’ në Këshillin e Mandateve, Balla: Qesharake që PD kundërshton SPAK

February 23, 2026
CIA rrënoi “patriotizmin” e Berishës, Çupi: Me ish-kryeministrin në politikë, vendi i kërcënuar

Gjok Beci, si shkruhet!?

February 23, 2026
Trump i ofron anijen spitalore, Danimarka: E kemi shëndetësinë falas, ndryshe nga ju!

Trump i ofron anijen spitalore, Danimarka: E kemi shëndetësinë falas, ndryshe nga ju!

February 23, 2026
Dosja Partizani, Malltezi shfaq videon me kritikat e Ramës dhe Ballës: SPAK ka vepruar me telekomandë

Dosja Partizani, Malltezi shfaq videon me kritikat e Ramës dhe Ballës: SPAK ka vepruar me telekomandë

February 23, 2026
Mori me forcë në makinë 48-vjeçarin dhe e dhunoi, arrestohet në Rinas 36-vjeçari, tentoi të largohej nga vendi

Shkodër/ Zbulohet arsenal armësh në shtëpinë e një të arrestuari, në pranga edhe dy bashkëpunëtorët e tij

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In