• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

AGD pret një përfaqësi të organizatës së grave hebreje e muslimane

by Lorenc Vangjeli
18/01/2016 16:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, “Aleanca e Grave deputete”  priti sot, një grup  përfaqësuesish të organizatës  “The Sisterhood of Salaam Shalom”,  Motrat për paqen”, organizatë e grave hebreje dhe myslimane, për promovimin e paqes.

Në fjalën e saj përshëndetëse,  Kryetarja e AGD-së, znj. Mesila Doda  uroj mirëseardhjen dhe shprehu bindjen,  se ky aktivitet  të jetë një ogur i mirë për të gjithë ne, që presin ditë më të paqta dhe një realitet më të mirë.

Gjithashtu, znj. Doda  tha se udhëtimi i tyre është nën shenjën e paqes, bashkëjetesës dhe harmonisë fetare.

“Vendi im, siç thotë Papa Françesku, është një model jo thjesht i bashkekzistencës, por vëllazërisë midis besimeve të ndryshme. Askush më mirë se gratë që bartin jetë nuk mund të sjellë dhe të transmetojë këtë mesazh të madh që Hyu e solli mes nesh, jeta respektohet, nuk vritet, edhe kur ka kundërshti, edhe kur ka ndasi e armiqësi”, përfundoi  fjalën e saj znj. Doda.

Gjatë bisedës së tyre, Drejtoresha Ekzekutive e  “Sisterhood of Salaam”,  znj. Sheryl Olitzky Shalom” tha se :  “Ne jemi një organizatë që u krijuam me synimin për të qenë përkrah grave. Nëse duhet ta bëjmë botën një vend më të mirë, ne e dimë se gratë mund ta bëjnë këtë gjë. Ne jemi ato që mbrojmë brezat e ardhshme dhe ajo për të cilën biem të gjitha dakord, është se duhet ta bëjmë jetën një vend më të mirë për të jetuar. Ka mjaftueshëm dhembje dhe nuk ka vend për më shumë urrejtje. Ne kemi bashkuar gratë nga besime të ndryshme me qëllimin për të ndërtuar një marrëdhënie besimi mes tyre, respekt për njëri-tjetrin. E kuptojmë se kemi kaq shumë të përbashkëta, por edhe pse ka ndryshime, është normale të jesh e ndryshme dhe t’i respektosh këto ndryshime. Ju falënderojmë shumë për ftesën dhe për mikpritjen që gjetëm këtu”.

Ndërsa, nënkryetarja e Aleancës,  znj. Mimoza Hafizi  nënvizoi se AGD po përpiqet të imponojë të njëjtin mentalitet dhe bashkëjetesë midis partive të ndryshme, duke ndërtuar ura bashkëpunimi mes kaheve të ndryshme politike. Sakaq, tha Hafizi kjo aleancë është ngritur, dy vite më parë duke u angazhuar në luftën kundër dhunës ndaj gruas dhe rritjen e përfshirjes së grave në vendimmarrje dhe në jetën politike”

Më tej, deputetja znj. Mimoza Hajdarmataj tha se këto zonja përcjellin të njëjtin besimin dhe dashuri  që hebrenjtë  sollën gjatë strehimit  të tyre në Shqipëri.

Next Post

Ushqimet që ndihmojnë në dobësim të ngadalshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosja e 18-vjeçares dje në Sauk, policia ndalon të dashurin e saj 22-vjeçar

Plagosja e 18-vjeçares dje në Sauk, policia ndalon të dashurin e saj 22-vjeçar

February 15, 2026
Dashuri me kushte, pse kontratat paramartesore po bëhen ‘plani B’ për çiftet shqiptare

Dashuri me kushte, pse kontratat paramartesore po bëhen ‘plani B’ për çiftet shqiptare

February 15, 2026
Mafia e ushqimeve në Shqipëri, më e rrezikshme se trafikantët e drogës….

Mafia e ushqimeve në Shqipëri, më e rrezikshme se trafikantët e drogës….

February 15, 2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

February 15, 2026
Ndalohet qarkullimi në Qafë Thore, ortekët e deborës bllokojnë rrugën drejt Thethit

Ndalohet qarkullimi në Qafë Thore, ortekët e deborës bllokojnë rrugën drejt Thethit

February 15, 2026
Përplaset me makinë dhe largohet nga vendi i aksidentit, arrestohet efektivi i policisë në kryeqytet

Përplaset me makinë dhe largohet nga vendi i aksidentit, arrestohet efektivi i policisë në kryeqytet

February 15, 2026
Lidhet me mënyrën e jetesës dhe të punuarit, BERZH: Të kthyerit nga emigrimi, vështirësi riintegrimi

Lidhet me mënyrën e jetesës dhe të punuarit, BERZH: Të kthyerit nga emigrimi, vështirësi riintegrimi

February 15, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

February 15, 2026
Dhuna në protestën e opozitës, Rama: Rekrutojnë mercenarë me lekë nga rrugaçët e lagjeve për të hedhur molotovë

Dhuna në protestën e opozitës, Rama: Rekrutojnë mercenarë me lekë nga rrugaçët e lagjeve për të hedhur molotovë

February 15, 2026
Vendimi i Kushtetueses për çështjen “Balluku”/ Rama: Të hënën mbledhim firmat, do adresojmë boshllëkun…

Vendimi i Kushtetueses për çështjen “Balluku”/ Rama: Të hënën mbledhim firmat, do adresojmë boshllëkun…

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In