• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Agaçi avokat i trafikantëve? Rama: Nuk di që avokatët në një sistem të së drejtës të mbrojnë shenjtorët

by Java News
24/04/2024 17:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeminstri Edi Rama u shpreh në ‘Studio Live’ se në emisionin e RAI 3 u thanë shumë gënjeshtra që dëmtojnë Shqipërinë. Sa i përket akuzave se Ëngjëll Agaçi, si avokat në Itali ka mbrojtur trafikantë dhe kriminelë, Rama shprehet se në një sistem demokratik, avokatët nuk mbrojnë shenjtorët.

Pyetja: Ju keni komunikuar për drejtorin e RAI, një lajm që e keni konfirmuar edhe për Shqiptarja.com. Mund të zbulojmë ndonjë detaj, si e priti telefonatën tuaj?

Rama: Natyrisht se nuk kisha se me kë komunikoja tjetër dhe nga ana tjetër nuk komunikova me drejtorin e RAI 3 për t’iu ankuar për ndonjë gjë që është punë e gazetarëve por për ti bërë me dije se një skandal i madh deuntologjik dhe etik ka ndodhur pasi përmes ekranit ju është përcjellë të gjithë atyre që e kanë ndjekur në Shqipëri dhe Itali një gënjeshtër e pafalshme për burimet e informacionit. Kanë pasur në dorë përgjigjet e dhëna dhe nuk kanë publikuar asnjë nga këto dhe kanë thënë që nuk janë përgjigjur. Ky është kulmi. E vetmja gjë ka qenë kjo dhe absolutisht asgjë tjetër.

Pyetje: Pse Ëngjëll Agaçi është vënë target i këtij sulmi sipas jush?

Rama: Është shumë e qartë që sulmi nuk do kishte ndodhur po të mos bëhej fjalë për një barrikadim politik në Itali midis të majtës dhe të djathtës në prag të zgjedhjes dhe goditja për paktin e bërë mes Italisë dhe Shqipërisë, është një goditje për qeverinë italiane dhe jo shqiptare. Por tendenca për ta futur Shqipërinë aty si dëm kolateral dhe për ta lënë të kuptohet që ja me kë kanë bërë marrëveshje, me një qeveri ku ky ka qenë avokat i trafikantëve.

Ndërkohë që unë nuk di që avokatët në një sistem të së drejtës mbrojnë shenjtorët. Sistemi i së drejtës në demokraci e ka figurën e avokatit për të mbrojtur këdo dhe një avokat penalist nuk është dot kurrë i dënueshëm pse kryen një detyrë ndaj sistemit demokratik se përndryshe kthehemi në Shqipërinë e Enver Hoxhës ku figura e avokatit u dogj si shtrigat në mesjetë dhe u zhduk nga kushtetuta. Janë thënë gjëra të tjera të rënda, gënjeshtra, po nuk po i hyj këtyre. Shqipëria është goditur me duart e italianëve, por me mallin e dhënë nga shqiptarët këtu në Tiranë. Nga po ata shqiptarë që sa herë iu jepet mundësia në çdo hapësirë që krijohet kudo në botë, e bëjnë me paskrupullësinë dhe me një ndjenjë armiqësie ndaj vendit e cila projektohet si armiqësi ndaj meje dhe ndaj qeverisë. Kjo është ajo që ndjek Shqipërinë si mallkim./m.j

Next Post
Berisha Meta basha

Rama: Opozita, bllok me fletë të ndarë kundër meje! Në 2025 rezultati do të jetë më i thellë në dëm të tyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Larje hesapesh? Vritet me armë zjarri një 27-vjeçar shqiptar në Grenoble

Larje hesapesh? Vritet me armë zjarri një 27-vjeçar shqiptar në Grenoble

April 8, 2026
Rekord regjistrime në pak ditë, Jet Bank kthehet në trend kombëtar

Rekord regjistrime në pak ditë, Jet Bank kthehet në trend kombëtar

April 8, 2026
Kalojnë anijet e para në Ngushticën e Hormuzit, pas vendosjes së armëpushimit SHBA-Iran

Kalojnë anijet e para në Ngushticën e Hormuzit, pas vendosjes së armëpushimit SHBA-Iran

April 8, 2026
Vrasja e gjyqtarit Kalaja / Xhaxhai i autorit tërhiqet nga kërkesa për të ndryshuar masën në Apel

Vrasja e gjyqtarit Kalaja / Xhaxhai i autorit tërhiqet nga kërkesa për të ndryshuar masën në Apel

April 8, 2026
Berisha mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, çfarë u diskutua mes demokratëve

PD kërkesë Kuvendit: Procedurë të përshpejtuar për propozimin që ul çmimin e naftës

April 8, 2026
Vengu në Komisionin e Burimeve Natyrore: Eksportuesit nuk do të jenë më të vetmuar përballë…

Vengu në Komisionin e Burimeve Natyrore: Eksportuesit nuk do të jenë më të vetmuar përballë…

April 8, 2026
Popullsia në Greqi drejt plakjes, Mitsotakis njofton paketën e re prej 1,6 milionë eurosh

Masa drastike në Greqi: kufizohet përdorimi i rrjeteve sociale për të miturit

April 8, 2026
SHBA-Iran me qëndrime të ndryshme, Trump: Negociatorët iranianë kanë frikë se do të vriten

Nga kërcënimi për shkatërrimin e Iranit te armëpushimi 2-javor, si e ndryshoi Trump kursin brenda një dite

April 8, 2026
“Mezi pres të tregoj…” Bill Gates do të dëshmojë në kongres për dosjen Epstein

“Mezi pres të tregoj…” Bill Gates do të dëshmojë në kongres për dosjen Epstein

April 8, 2026
I dehur në timon aksidenton fëmijën 2 vjeçar në Sarandë, i mituri dërgohet me urgjencë në spital

I dehur në timon aksidenton fëmijën 2 vjeçar në Sarandë, i mituri dërgohet me urgjencë në spital

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In