• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Afrodiziakët, 12 ushqime që përmirësojnë jetën seksuale

by Java News
13/12/2016 22:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Konsumi i disa ushqimeve që përmbajnë enzima rrisin qarkullimin dhe stimulimin e hormoneve, duke premtuar për një marrëdhënie të mirë seksuale. Ja cilat janë afrodiziakët që përmirësojnë jetën seksuale.


Borziloku
. Aroma e borzilokut e përdorur nga femrat në formë kremrash, ka qenë prej kohësh e lidhur me tërheqjen seksuale të meshkujve. Pavarësisht së në kohët e sotme, përdorimi i tij nuk është shumë i përhapur, fakt mbetet që borziloku nxit epshin dhe tërheqjen seksuale, e përforcuar edhe nga aroma e tij natyrale.

Tërshëra ka efekte magjike në lidhje me zgjimin e seksualitetit. Kërkuesit kanë zbuluar se tërshëra ndihmon zhbllokimin e prodhimit të testosteroneve në trup. Në raste të shumta është reklamuar përdorimi i tërshërës në vaktet e mëngjesit, duke shpjeguar se bën mrekulli në zgjimin seksual.

Avokado. Forma e avokados nuk ka kaluar pa u vënë re nga qytetërimet e shekujve të mëparshëm, si për shembull nga aztekët, të cilët pemën e avokados e quanin “pema testikul”. Kjo frutë është e pasur me vitaminën b6, e cila ndihmon në shtimin e dëshirës seksuale te meshkujt dhe është e pasur me kalcium që rregullon gjëndrat e tiroideve te femrat. Avokado përmban gjithashtu një lloj acidi, i cili bën mirë për zemrën dhe shton energjinë.

Shalqiri. Kur shalqiri u përmend si rastësisht tek filmi i famshëm “Dirty Dancing”, personazhi kryesor ndoshta nuk ishte i vetëdijshëm për potencën seksuale të frutës. Si lëkura ashtu edhe brendësia e shalqirit përmbajnë një aminoacid që hap enët e gjakut dhe rrit qarkullimin e gjakut në organet seksuale, me një fuqi të ngjashme me Viagrën.

Hudhra. Nuk është produkti ideal me të cilin mund të shkosh lirshëm në shtrat, por përdorimi i saj mund të ndikojë shumë në aktin seksual. Hudhra përmban alicin, një substancë që rrit qarkullimin e gjakut në organet seksuale. Sigurohuni që hudhrën ta përdorni të copëtuar, pasi kur pritet, hudhra jep efektin e duhur.

Çokollata e zezë ka nivelin më të lartë të kakaos, shkakton ngacmime seksuale kurdo dhe përmban një mori komponentësh si fenileflamina, e cila quhet ndryshe “dashuria kimike”. Gjatë ngrënies së çokollatës çlirohet vitaminë në tru, duke rritur motivimin dhe kënaqësinë. Një studim i “Journal of Sexual Medicine” zbuloi se femrat që hanin qoftë edhe një copë të vogël çokollate çdo ditë, kishin një aktivitet më të lartë seksual sesa ato që nuk e përdornin.

Vanilja. Herën tjetër që do ndiheni fajtor për përdorimin e tepruar të akullores me vanilje, mendojini dhe një herë mrekullitë që mund të bëjë kjo shije në jetën tuaj seksuale. Nuk është shumë e pëlqyeshme vetëm aroma e fuqishme e vaniljes, por ajo ndihmon edhe sistemin nervor qendror, duke stimuluar trupin.

Bajamet. Lajthitë zakonisht janë të njohura për nivelet e larta të yndyrës, që është çelësi për prodhimin e hormoneve të nevojshme për një jetë të shëndetshme seksuale. Nga ana tjetër, bajamet janë edhe më të mira. Studimet tregojnë se aroma e tyre i ndez femrat. Në përmbajtje të bajameve është një lloj aminoacidi i quajtur arginine, që ndihmon hapjen e enëve të gjakut dhe rritjen e potencialit seksual mashkullor.

Panxhari. Romakët e lashtë e kanë përdorur panxharin për të përmirësuar aktivitetin seksual dhe cilësitë e tyre epshndjellëse. Panxhari përmban tritofan, një lëndë kimike që kontribuon në mirëqenien e njeriut. Panxhari shquhet për nivele të larta të mineralit boron, që është i lidhur direkt me prodhimin e hormoneve seksuale.

Gjalpi i kikirikut. Lajmi i mirë për njerëzit që e pëlqejnë gjalpin e kikirikut është ai ka yndyra organike bimore, të cilat absorbohen lehtë nga organizmi. Gjalpi i kikirikut rrit dopaminën dhe epshin te femrat. Herën tjetër që do ta konsumoni, sigurohuni që të merrni pak më shumë.

Shpargu. Pamja e tij e jashtme tregon se kemi të bëjmë me një frutë “mashkullore” dhe mesa duket, është me të vërtetë. Shpargu përmban nivele të larta të vitaminës E, që njihet ndryshe si “vitamina e seksit”. Gjethet e tij janë të nevojshme për prodhimin e histaminës, një lëndë që është e lidhur me kalimin e shpejtë të orgazmës te meshkujt dhe femrat. Klubi i vegjetarianëve na këshillon të hamë shparg për tri ditë rresht që të ketë një efekt më të fuqishëm.

Specat djegës. Ka një arsye përse specat djegës janë të lidhur prej kohësh me jetën aktive seksuale. Shija pikante vjen si pasojë e përmbajtjes së shumtë të kapsaicinës, një lëndë kimike që të sjell në humor dhe rrit qarkullimin e gjakut në zemër. Specat djegës stimulojnë edhe qetësimin nervor./shqip

Next Post
Aksident tragjik, këngëtari 22 vjeçar dhe miku i tij përplasen me motor

Aksidentohen dy automjete në Vlorë, një nga drejtuesit rëndë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

February 2, 2026
“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

February 2, 2026
Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

February 2, 2026
Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

February 2, 2026
“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

February 2, 2026
Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

February 2, 2026
“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

February 2, 2026
A do ia heqë Trump non gratën Berishës, po Ramës a do ia tregojë vendin?

“Marrëveshja PD-PS është mbyllur! Kjo që shohim është teatër…”

February 2, 2026
Luan Baçi para tubimit të opozitës: Bashkohuni dhe paraqisni shqetësimet tuaja! Foltorja do kthehet në ortek

Mbledhja e grupit të PD, Baçi: Pjesëmarrja në Reformën Zgjedhore dhe Territoriale, formale, por e domosdoshme

February 2, 2026
“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In