• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Afrimi Rama-Idrizi dhe llogaritë elektorale

by Eduard Zaloshnja
05/09/2016 17:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Afrimi mes PS-së dhe PDIU-së, ose më mirë mes Ramës dhe Idrizit, ka qenë i dukshëm në muajt e fundit (Rama madje e theksoi në konferencën e shtypit virtual afrimin e PDIU-së në koalicionin qeverisës). Në kushtet kur në tregun politik qarkulloi ideja e një qeverie “teknike”, ky afrim ka patur synime afatshkurtra, sepse mund t’i siguronte Ramës 71 votat për të qendruar në krye të qeverisë pa mbështetjen e LSI-së. Por ky afrim mund të ketë edhe synime afatgjata.

Edhe pse nuk ndodhi një divorc mes Ramës e Metës në verën e nxehtë politike që sapo kaluam, një i tillë mund të ndodhë në 1 prillin e ardhshëm – siç ndodhi mes Berishës e Metës më 1 prill 2013. Për t’i paraprirë një ndodhie të tillë, Rama po i fuqizon pozitat e PDIU-së në administratën shtetërore, ndoshta me idenë se koalicioni Rama-Idrizi-etj mund t’i fitojë zgjedhjet e 2017-ës, edhe pas një largimi të mundshëm të LSI-së nga koalicioni.

Duke presupozuar se partitë do t’i ruajnë votat që morën më 2013, koalicioni Rama-Idrizi-etj (por pa PBDNJ-në, e cila nuk pranon të jetë në koalicion me PDIU-në) do të merrte 850 mijë vota; koalicioni Berisha-Basha-etj (plus PBDNJ-në) do të merrte 650 mijë vota; dhe LSI-ja 180 mijë vota. Përkthyer në mandate parlamentare, do të kishim këtë ndarje 70-56-14. Pra, as Rama e as Berisha nuk do të ishin në gjendje të krijonin qeverinë pa ndihmën e LSI-së.

Në skenarin e mësipërm u bë një presupozim i fortë – që partitë do t’i ruajnë votat që morën më 2013. Por në realitet, PS-ja dhe partitë e saj satellite mund të kenë rënie të pjesmarrjes së votuesve të tyre, falë pakënaqësive ndaj qeverisjes. Ndërsa PDIU-ja mund të mos jetë në gjendje t’i transferojë të gjithë votat e saj nga “djathtas”, që ishin para 3 vjetësh, në “majtas” – deputeti i saj i Vlorës, për shembull, ka dhënë sinjale të forta se do t’i mbetet besnik elektoratit të tij “të djathtë”.

Nga ana tjetër, koalicioni Berisha-Basha-etj tregoi në zgjedhjet lokale se i ruajti votat e 2013-ës. Kështu, kandidatët për kryebashkiakë të këtij koalicioni morën 670 mijë vota, nga 650 mijë që kishin marrë partitë e këtij koalicioni më 2013 (kandidatët për këshilltarë morën më pak, por kjo është një histori tjetër, që ka më shumë ngjyra lokale se sa politike).

Këto llogari të përmbledhura elektorale tregojnë se një dalje më vete e LSI-së në zgjedhjet e 2017-ës (apo një riafrim i saj në koalicionin Berisha-Basha-etj) do t’ia vështirësonte shumë Ramës krijimin e qeverisë pas zgjedhjeve, për të mos thënë se mund t’ia bëjë të pamundur…

Next Post
Bashkia e Tiranes masa në terren për problematikat që mund të shfaqen nga rreshjet e shiut

Bashkia e Tiranes masa në terren për problematikat që mund të shfaqen nga rreshjet e shiut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

March 14, 2026
14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

March 14, 2026
“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

March 14, 2026
Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

March 14, 2026
“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

March 14, 2026
Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In