Rritja e temperaturave po i paraprinë edhe përgatitjeve për sezonin turistik në zonën bregdetare të Shëngjinit dhe Velipojës. Drejtuesit vendorë të Shkodrës dhe Lezhës kanë hartuar plane të veçanta për menaxhimin e zonave bregdetare gjatë sezonit turistik, i cili zyrtarisht do të çelet në mesin e muajit maj.
Sipas përfaqësuesve të pushtetit vendor plani përcakton hapa konkretë jo vetëm për brezin ranor por edhe hapësira të tjera publike me qëllim që të krijojmë funksionalitet edhe gjatë kohës së pasdites. Njësia administrative Velipojë po përcakton me Bashkinë kriteret për vendosjen e çadrave e shezlongeve dhe pronarët e tyre do të bëjnë edhe pastrimin gjatë verës.
Ndërkohë edhe autoritetet vendore të Shëngjinit kanë nisur punën për pastrimin e zonës bregdetare dhe sigurojnë për marrjen e të gjitha masave për mbarëvajtjen e sezonit turistik.
Plazhi i Velipojës dhe Shëngjinit kanë qenë mjaft të frekuentuara vitet e fundit.