• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“AFP”/ Këto janë vendet e BE që po mbajnë peng hapjen e negociatave për Shqipërinë

by Java News
11/10/2019 21:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prestigjiozja franceze “AFP” i ka kushtuar sot një artikull çështjes së hapjes ose jo të negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian. “AFP” shkruan në artikull se Holanda, Franca, Danimarka dhe Spanja po mbajnë peng hapjen e negociatave të dy vendeve fqinje.

Ndërkohë, një diplomat evropian ka thënë për “AFP” se shumica e vendeve të BE janë për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, dhe se qëndrimi i Francës ka pak mbështetje.

“Kushdo që bllokon procesin e pranimit, tani është përgjegjës për çdo destabilizim të fqinjëve tanë. Një shumicë shumë e madhe në BE është në favor të hapjes së negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Pozicioni i Francës është më pak i mbështetur nga vendet anëtare të BE”, tha një diplomat evropian për “AFP”.

“Franca shpreson që vendimi të shtyhet të paktën vitin e ardhshëm, dhe që Komisioni i ri Evropian – Ekzekutivi i BE-së përgjegjës për negociatat e zgjerimit – po përgatit një plan të ri pas marrjes së detyrës në 1 nëntorit.

Për kritikët e zgjerimit të BE-së, këto dy vende mund të importojnë probleme në BE. Ata nxjerrin në pah problemet që lidhen me korrupsionin dhe drejtësinë, të cilat po ndodhin në Rumani dhe Bullgari, vende të cilat u bashkuan në 2007.

Përkrahësit e këtyre vendeve, megjithatë, argumentojnë se refuzimi i anëtarëve të rinj mund t’i shtyjë ata në krahët e fuqive të jashtme, siç janë Kina dhe Rusia”, shkruan ndër të tjera AFP.

Shkrimi ne AFP:

Disa vende, përfshirë Francën, po bllokojnë hapjen e bisedimeve të pranimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, i thanë AFP të premten disa diplomatë në Bruksel.

Maqedonia e Veriut shpresonte për hapjen e negociatave në një takim të martën në Luksemburg të 28 ministrave të çështjeve të BE-së, por Franca beson se “ky vend nuk i plotëson kushtet e nevojshme”, mësuam nga të njëjtat burime në Bruksel.

Për Shqipërinë, janë edhe tre vende që e kundërshtojnë, përveç Francës: Danimarka, Hollanda dhe Spanja, thanë disa burimet.

Vetoja franceze vjen tetë ditë pasi katër krerët e institucioneve evropiane u drejtuan përmes një letre të përbashkët për hapjen e negociatave.

Ky refuzim shkakton dhembje të rëndë nga diplomatët, të cilët akuzuan Parisin se rrezikon stabilitetin e Ballkanit.

Dy herë, BE ka vendosur të shtyjë hapjen e negociatave me Shkupin dhe Tiranën.

Dhe zyrtarët në Maqedoninë e Veriut kanë paralajmëruar tashmë që qytetarët e tyre nuk do të pranojnë refuzim të pacaktuar, ndërsa nga ana e tyre, ata implementojnë reforma domethënëse, në përputhje me kërkesat e BE, përfshirë ndryshimin e emrit të vendit të tyre.

“Kushdo që bllokon procesin e pranimit, tani është përgjegjës për çdo destabilizim të fqinjëve tanë,” tha një diplomat evropian në AFP.

“Një shumicë shumë e madhe në BE është në favor të hapjes së negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Pozicioni i Francës është pak i mbështetur nga vendet anëtare të BE”, shtoi ai.

Franca shpreson që vendimi të shtyhet të paktën vitin e ardhshëm, dhe që Komisioni i ri Evropian – Ekzekutivi i BE-së përgjegjës për negociatat e zgjerimit – po përgatit një plan të ri pas marrjes së detyrës në 1 nëntorit.

Për kritikët e zgjerimit të BE-së, këto dy vende mund të importojnë probleme në BE. Ata nxjerrin në pah problemet që lidhen me korrupsionin dhe drejtësinë, të cilat po ndodhin në Rumani dhe Bullgari, vende të cilat u bashkuan në 2007.

Përkrahësit e këtyre vendeve, megjithatë, argumentojnë se refuzimi i anëtarëve të rinj mund t’i shtyjë ata në krahët e fuqive të jashtme, siç janë Kina dhe Rusia.

g.kosovari

Next Post
PD akuza policisë: Me urdhër të Ramës, janë arrestuar dhjetëra banorë të “Astirit”

PD akuza policisë: Me urdhër të Ramës, janë arrestuar dhjetëra banorë të “Astirit”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedi në Alpet Italiane, dy të vdekur dhe dy të plagosur rëndë nga ortekët në 24 orë

Tragjedi në Alpet Italiane, dy të vdekur dhe dy të plagosur rëndë nga ortekët në 24 orë

February 7, 2026
Ndalohen dy persona të dyshuar në lidhje me sulmin me armë ndaj gjeneralit rus në Moskë

Ndalohen dy persona të dyshuar në lidhje me sulmin me armë ndaj gjeneralit rus në Moskë

February 7, 2026
Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

Ta gëzojmë Republikën e Re!

February 7, 2026
Përplasje të ashpra me policinë pranë kampusit universitar në Selanik, mbi 330 të ndaluar

Përplasje të ashpra me policinë pranë kampusit universitar në Selanik, mbi 330 të ndaluar

February 7, 2026
“Nuk ishte në makinën që u përdor për ekzekutimin”, avokati i Muratajt paraqet provat në gjyqin për vrasjen e Ardit Spahiut në Belgjikë

“Nuk ishte në makinën që u përdor për ekzekutimin”, avokati i Muratajt paraqet provat në gjyqin për vrasjen e Ardit Spahiut në Belgjikë

February 7, 2026
Droga e porositur online transportohej me “Uber” nëpër Francë, 80 xhandarë në aksion për të kapur 8 shqiptarë

Droga e porositur online transportohej me “Uber” nëpër Francë, 80 xhandarë në aksion për të kapur 8 shqiptarë

February 7, 2026
43% e energjisë në vend, nga burime të pastra/ Eurostat: Shqipëria, mbi mesataren e BE për energjinë e rinovueshme

43% e energjisë në vend, nga burime të pastra/ Eurostat: Shqipëria, mbi mesataren e BE për energjinë e rinovueshme

February 7, 2026
Analiza/ Çfarë do ta rrëzonte regjimin në Iran?

Apel i 114 laureatëve të Çmimit Nobel për ekzekutimet e fundit në Iran

February 7, 2026
Emailet e reja të publikuara nga DASH hedhin dritë mbi darkën e Epstein me Dukën Andrew, ja çfarë kanë komunikuar

Emailet e reja të publikuara nga DASH hedhin dritë mbi darkën e Epstein me Dukën Andrew, ja çfarë kanë komunikuar

February 7, 2026
Kaos dhe emocione në kryeqytet, Tirana dhe Dinamo ndajnë pikët në një derbi spektakolar

Kaos dhe emocione në kryeqytet, Tirana dhe Dinamo ndajnë pikët në një derbi spektakolar

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In