• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Afganistanin e humbëm qysh në fillim

by A R
31/08/2021 10:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga James Dobbins*

Humbja s’ishte e pashmangshme, por gabimet e hershme e bënë suksesin të pamundur

Sapo Kabuli ra në duart e Talebanit, filluan analizat e humbjes së SHBA-së në Afganistan. Disa kritikë citojnë politika të gabuara dhe zbatim të dobët të tyre. Të tjerë theksojnë se përfshirja e SHBA në Afganistan ishte e destinuar të dështonte në një vend që është mbiquajtur “varreza e perandorive”. Ndërsa disa të tjerë (përfshirë edhe Presidentin Joe Biden) shkojnë edhe më tutje, duke argumentuar se të gjitha misionet pas-ushtarake për rindërtim e stabilizim të vendeve të tjera përfundojnë ne dështim dhe duhen shmangur në të ardhmen. Në fakt, dështimi i SHBA-së në Afganistan nuk ishte i pashmangshëm, por Uashingtoni bëri gabime të rënda qysh në fillimet e përpjekjeve për stabilizim.

Historikisht, SHBA-ja ka bërë shumë ndërhyrje ushtarake me synimin për të ndaluar agresione ushtarake, gjenocid, përhapjen e armëve bërthamore etj. Në rastin e Afganistanit, ndërhyri ushtarakisht për të ndaluar operacione terroriste që synonin të dëmtonin SHBA-në. Kur objektivi ushtarak arrihet, siç ndodhi në Afganistan në vitin 2001, vendi ndërhyrës ndodhet në një udhëkryq. Që episode të ngjashme mos të përsëriten duhet të zgjedhë mes këtyre alternativave: 1-qëndrimi i përhershëm si forcë okupatore; 2-rindërhyrje periodike ushtarake; 3-ndërtimi i një regjimi vendas kompetent, që ta qeverisë vendin në paqe brenda vetes dhe me fqinjët. Presidenti Bush vendosi të zgjidhte alternativën e tretë, por dështoi të kuptonte përmasat reale të sfidës që po merrte përsipër.

Kritikët më të ashpër të misioneve stabilizuese e rindërtuese pas-ushtarake përqëndrohen tek dështime të shkuara, si në Vietnam e Irak, pa përmendur histori të tjera suksesi, si Gjermaninë, Japoninë, Korenë e Jugut – dhe më afër në kohë, Bosnjën dhe Kosovën, ku NATO-ja e udhëhequr nga SHBA-ja i dha fund me sukses konflikteve të para të armatosura në Europë qysh nga 1945-sa. Një mësim i rëndësishëm mund të nxirret nga krahasimi i këtyre dy të fundit me Afganistanin: vendimet më kritike merren qysh në fillim të ndërhyrjes. Në qoftë se ato janë të gabuara, ulen ndjeshëm gjasat e suksesit, sado të shpenzojë më vonë Uashingtoni. Ndëryrja në Afganistan nuk ishte e destinuar të dështonte, por farat e dështimit u mbollën qysh më 2002.

GABIMET E PARA

Pas sulmit të Al-Kaidës më 11 shtator 2001, ndërhyrja ushtarake në Afganistan ishte një domosdoshmëri për administratën Bush – një sulm tjetër katastrofik i Al-Kaidës duhej parandaluar, duke i hequr asaj mundësinë të kishte një shtet të tërë nën hyqmin e saj. Por Bushi nuk donte të mbante garnizone të përhershme amerikane në Afganistan. Ai zgjodhi të ndërtonte një regjim më miqësor, që të ishtë në gjendje dikur ta qeveriste vetë vendin, duke mos lejuar që të ribëhej bazë terroristësh.

Pushtimi i Afganistanit shkoi fjollë, duke prodhuar një fitore të shpejtë e me kosto fare minimale. E gënjyer nga lehtësia e pushtimit të Afganistanit, administrata Bush mendoi se ngritja e një regjimi miqësor në vendin e pastruar nga Talebanët do të ishte po aq e lehtë.

Gabimi i parë i administratës Bush ishte nënvlerësimi i vështirësive gjeografike gjatë procesit të planifikimit të ringritjes së Afganistanit, një vendi mijra kilometra larg SHBA-së dhe i rrethuar nga fqinjë të fuqishëm grabitqarë si Irani, Pakistani, Rusia e Kina. E vetmja mënyrë se si SHBA-ja mund të dërgonte furnizime, trupa e specialistë atje ishte përmes Pakistanit – një vend që nuk kishte të njëjtat objektiva me të SHBA-së (e madje që i sabotoi ato).

Një gabim tjetër ishte nënvlerësimi i demografisë së Afganistanit. Afganistani kishte dyfishin e popullsisë së Vietnamit të Jugut të viteve ‘60. Zakonisht, numeri i trupave ushtarake për milionë banorë është një faktor përcaktues për suksesin e misioneve të stabilizimit. Vetëm dy vjet para ndërhyrjes në Afganistan, NATO-ja e udhëhequr nga SHBA-ja dërgoi 50 mijë trupa për të stabilizuar Kosovën, një vend me vetëm 1.9 milionë banorë. Për krahasim, popullsia e Afganistanit ishte atëherë 21.6 milion, ndërkohë që në fund të vitit 2002 vetëm 8000 ushtarë amerikanë ishin dislokuar në një vend 10 herë më të madh se Kosova dhe pa ushtri e polici funksionale. Me pak fjalë, nuk kishte mjaftueshëm ushtarë amerikanë për të ruajtur sigurinë në një vend që ata sapo e kishin marrë nën kontroll.

Arsyeja pse kishte aq pak ushtarë në terren lidhej me faktin se administrata Bush nuk donte që ata të merreshin me ruajtjen e paqes dhe sigurisë, por me ndjekjen dhe asgjësimin e celulave të mbetura të Al-Kaidës. Gjithashtu, administrata Bush e keqfinancoi rindërtimin dhe stabilizimin e Afganistanit. Në Bosnjë, SHBA dhe donatorët e tjerë ofruan vitet e para ndihmë ekonomike 16 miliardë dollarë në vit për milion banorë, ndërsa në Afganistan vetëm 50 milionë dollarë në vit për milion banorë – thjesht thërrime.

GABIME FATALE

Administrata Bush bëri disa gabime të tjera, që e bënë suksesin eventual të pamundur. Fillimisht, nuk u bë asnjë përpjekje për të ngritur një ushtri e polici afgane. Siguria u la ndë dorë të kapobandave grabitqarë lokalë, që kishin qenë kundërshtarë të Talibanit. Nuk ekzistonte një strukturë e centralizuar për sigurinë dhe rindërtimin e Afganistanit. Ndërkohë, Uashingtonit iu deshën disa vite që të kuptonte se Pakistani, megjithëse ishte distancuar publikisht nga Talibani, e ndihmonte fshehtazi atë. Udheheqja dhe trupat e mbetura talibane kishin gjetur strehë në zonat malore të Pakistnit në kufi me Afganistanin, ku përgatiteshin për fillimin e një lufte guerrile ndaj trupave amerikane.

Falë këtyre gabimeve fatale, perspektiva e suksesit ishte e errët në fillimet e vitit 2003, kur Administrata Bush e ktheu krejt vëmendjen tek pushtimi i panevojshëm i Irakut, ku kishte edhe më shumë konflikte të brendshme sektare dhe ku fqinjët ishin edhe më grabitaqrë. Njësoj si në Afganistan, administrata Bush i nënvlerësoi vështirësitë e misionit stabilizues e rindërtues në Irak. Rezistenca antiamerikane u shfaq më herët në Irak, ndërkohë që Talibani po rigrupohej për të filluar luftën e vet guerilje. Ushtria amerikane u fut në mes dy zjarresh… Dhe për sa kohë Bushi ndejti në Shtëpinë e Bardhë, as Iraku e as Afganistani nuk u stabilizuan.

Ai dështim i administratës Bush nuk ishte i pashmangshëm. Në qoftë se SHBA-ja do të kishte dërguar trupat dhe financimet e mjaftueshme për stabilizimin dhe rindërtimin e një vendi me gjeografinë dhe  demografinë e Afganistanit, do të ishin rritur ndjeshëm gjasat për largimn dikur nga një shtet funksional, e jo të dështuar.

KALIMI I SHKOPIT TË STAFETËS

Gabimet e administratës Bush krijuan një problem në Afganistan, që ishte i pazgjidhëshëm nga tre presidentët pasardhës. Problemi nuk ishte nëse do të fitohej apo do të humbej beteja për krijimin e një shteti funksional në Afganistan. Diskutohej vetëm nëse do të vazhdonte pafundësisht statuskuoja dëshpëruese në Afganistan, apo do të pranohej humbja dhe do të ktheheshin ushtarët amerikanë në shtëpi. Obama dhe Trump ishin të prirur t’i tërhiqnin trupat në SHBA, por nuk e bënë këtë gjë sa ishin në Shtëpinë e Bardhë. Biden më në fund e pranoi humbjen e SHBA-së dhe i ktheu ushtarët amerikanë në shtëpi…

*Foreign Affairs

Next Post
I veshur si polic e qëlloi në sy të fëmijëve, kush është autori i plagosjes së Edison Begës

I veshur si polic e qëlloi në sy të fëmijëve, kush është autori i plagosjes së Edison Begës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

February 8, 2026
Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

February 8, 2026
447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

February 8, 2026
Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

February 8, 2026
Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

February 8, 2026
Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

February 8, 2026
Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

February 8, 2026
CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

February 8, 2026
Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

February 8, 2026
“Epsteini” ynë

Gjykata Kushtetuese ka “rrëzuar” masën e dytë ndaj Ballukut për heqje imuniteti

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In