• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 20, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Afganistani

by Monika Stafa
16/09/2023 16:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Monika Stafa

Ndryshimet mes qytetërimeve janë pasuri në mozaikun historiko- kulturor të popujve të botës. Ato nuk duhen lejuar të shërbejnë si llogore konfliktesh apo luftrash qoftë dhe paragjykimesh të brishta që e prishin ekulibrin shpirtëror të njerëzimit. Shpesh na ndodh kur takojmë njerëz të huaj të pyesim se nga është dhe ku jeton, kjo për të na shërbyer që të ndërtojmë menjëherë në mendje stereotipin e mundshëm.

Por a mundemi ne ta ndërtojmë atë gjithmonë në mënyrë të drejtë? A mundemi të jemi të saktë për të krijuar përfytyrimin e duhur?

Afganistani është një vend i largët nga ne. Po aq një botë njerëzore që pak na ka interesuar. Një vend që e kemi dëgjuar më së shumti në rubrikat e lajmeve nga bota. Gjithmonë në pjesën e dytë të buletinit të informacionit. Ose ndoshta aspak fare nëse nuk ka pasur konflikt të ndezur.
Por në librin “Dosja Afganistan” të princit Al Saud teksa e lexoja fillova ta doja këtë vend. Me kaq shumë histori. Me kaq shumë larmi kulturash. Me kaq shumë energji dhe ngjyra. Mbi të gjitha njerëzit. Edhe pse me mbi 70 vite konflikte e ndërkonflikte, ata janë aty.

Të sertë.

Të fortë.

Luftëdashës.

Sfidues.

Por në fund të mirë.

Cdo kush do të dinte më shumë për historinë e tyre. Unë e përpiva librin me një kuriozitet të cmendur.

Dy vende nuk kanë rreshtur së mbështeturi afganët në përpjekjet e tyre për liri dhe pavarësi. SHBA dhe Arabia Saudite. Mbështetja e tyre për qëndresën e muxhahedinëve ndaj pushtimit sovjetik të Afganistanit e cila filloi në fund të vitit 1979, ka qenë një operacion i përbashkët qëllimor mes tyre në bashkëpunim të pandërprerë me Pakistanin, Britaninë e Madhe, Francën dhe Egjiptin.

Më vonë pas tërheqjes së sovjetikëve në 1989, kur për fat të keq fuqitë perëndimore u duk se e humbën interesimin për atë vend, ishin vecanërisht arabët ata që ndërmorën disa nisma në përpjekje për të ndaluar fraksionet muxhahedine të luftonin njëri- tjetrin.

Ata ndihmuan shumë sidomos në formimin e një qeverie të qëndrueshme. Arabia Saudite i vazhdoi përpjekjet e saj edhe kur talebanët erdhën në pushtet në vitin 1996. Ata u përpoqën të bindnin atë regjim edhe për disa kohë që të dorëzonte Osama bin Laden. Por pa rezultat. Dhe kjo vinte nga dashamirësia e tyre.

Ngjarjet që buruan nga lufta në Afganistan ishin në shumë aspekte tepër të pazakonshme. Madje kryesisht të këqija. Kjo ishte një arsye përse SHBA e pushtuan Afganistanin në vitin 2003. Dhe është po e njëjta arsye që e mban veten ende të lidhur me atë vend edhe sot, thuajse njëzet vite më vonë.

Deri në fillim të vitit 2021 Afganistani nuk ka njohur një qeveri që mund të konsiderohet e qëndrueshme.

Po si nisi ai konflikt?

Operacioni Afganistan u pasua në fillim të vitit 2003 nga pushtimi i Irakut i udhëhequr nga SHBA. Ai u vlerësua nga qeveria amerikane si i lidhur me luftën ndaj terrorizmit dhe që kishte për qëllim zhdukjen e një tjetër burimi paqëndrueshmërie në Lindjen e Mesme. Ne e dimë se regjimi iraken i Sadam Huesinit ishte i rrezikshëm. Ai kishte pushtuar Iranin në vitin 1980 dhe Kuvajtin në 1990.

Pushtimi i Irakut shkaktoi kaos dhe gjak. Ende vazhdojnë sot. Ai prodhoi Isis, një tentativë delirante për të rikrijuar Kalifatin Islamik nga një grup njerëzish. Lufta kundër Isis solli luftë civile në Siri e cila filloi në vitin 2011.

Në librin “Dosja Afganistan”, përshkruhet me hollësi se të gjitha këto trazira i con përpara vetëm një motiv. I lemeritshëm në fakt. I kthyer tërësisht në një mallkim për botën moderne. Është dalja në skenë e djemve me intelegjincë të ulët, shkollim minimal dhe një pavetëdije të plotë të cilët besojnë se luftën e tyre ata e shohin si një mision për të ndryshuar botën me anë të dhunës.

Pinjollë të Al Kaedës, ata i besojnë sloganit “Ndalohet Shkollimi Perëndimor”.

Ky tip i të menduarit nihilist, i palidhur me asnjë cështje kombëtare që i udhëheq këto personazhe është shfaqur edhe më parë tek terroristët. Në Evropë dhe Japoni në vitet 1970. Por në Lindjen e Mesme ai u shfaq vetëm kur mbaroi lufta kundër Bashkimit Sovjetik në Afganistan në 1989.

Por sic dhe shënjova më lart historia e Afganistanit nuk fillon këtu.

Afganët nuk janë një popull i vetëm. Vendi përbëhet nga një përzierje racash dhe grupesh gjuhësore të ndryshme. Kjo e mbizotëron historinë e tyre. E ndërlikon tej mase politikën e sotme dhe është një nga problemet që ka të bëjë drejtëpërdrejt me cdo të huaj që përfshihet në këtë vend.

Grupet janë të ndarë dhe kjo është një arsye përse ai vend është vështirë ta komandosh e ta bësh bashkë. Secili prej tyre përshkruhet si i egër, i pavarur, luftëdashës dhe të interesuar shumë për nderin e familjes – që ka të bëjë me sjelljen e grave dhe sjelljen e të tjerëve ndaj grave të tyre.  Të prirur shumë për gjakmarrje që mund të zgjasë me breza të tërë afganët janë padyshim ndër popujt më guximtarë të botës.

Historia moderne e këtij vendi të ndërlikuar daton në fundin e shek. të 19-të me ‘Amirin e Hekurt’. Ai ishte një monark afgan si të gjithë monarkët dhe presidentët e tjerë në vendin e tij që u lidh shumë me britanikët dhe që u mundua t’i japë vendit një pamje perëndimore. Por që nuk do t’ia dilte deri në fund. Konfliktet për fron, hiletë e fqinjëve, mosshkollimi i plotë i popullsisë, grupet e ndara që jetojnë në vend ishin disa nga shkaqet që do të shoqëronin këta monarkë të mos ja dilnin me sukses për të qeverisur qetësisht një vend si Afganistani.

Kjo situatë ulje -ngritje do të vazhdonte deri në vitin 1973.

Megjithatë Amiri i Hekurt ishte ai që doli si sundimtar në vitin 1880 në fund të luftës së dytë afgane. Ishte kjo dhe përpjekja e dytë e dështuar e Britanisë për të vënë nën kontroll qeverinë e vendit. Ai nuk ishte klient i Britanisë por liria e tij e veprimit ishte deri diku e kufizuar nga traktatet me Britaninë.

Next Post
Rezerva valutore ka arritur në nivelin më të lartë në historinë e vendit: 5.61 miliardë euro

Rezerva valutore ka arritur në nivelin më të lartë në historinë e vendit: 5.61 miliardë euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pamjet bëhen virale, Trump dremit gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë

Vetëvrasja qytetëruese e Amerikës

December 19, 2025

“Kreditë me probleme, niveli rekord më i ulët”, Vakaj: Tregon që bizneset kanë likuiditet

December 19, 2025
Shatërvani i Trevit nuk është më falas, Roma vendos tarifë për turistët që duan ta shohin nga afër

Shatërvani i Trevit nuk është më falas, Roma vendos tarifë për turistët që duan ta shohin nga afër

December 19, 2025
Erika Kirk mbështet JD Vance për president, tensione dhe përçarje në kampin konservator

Erika Kirk mbështet JD Vance për president, tensione dhe përçarje në kampin konservator

December 19, 2025
Operacion antidrogë në Stamboll, mes 7 të ndaluarve edhe aktorja e njohur

Operacion antidrogë në Stamboll, mes 7 të ndaluarve edhe aktorja e njohur

December 19, 2025
Begaj mbledh gazetarët për festat e fundvitit: Keni profesion më të vështirë se mjekët!

Begaj mbledh gazetarët për festat e fundvitit: Keni profesion më të vështirë se mjekët!

December 19, 2025
Rubio: SHBA kanë investuar shumë kohë për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë

Rubio: SHBA kanë investuar shumë kohë për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë

December 19, 2025
Humbi nënën, Pirro Çako s’përmban emocionet: Kalova një periudhë të vështirë…

Humbi nënën, Pirro Çako s’përmban emocionet: Kalova një periudhë të vështirë…

December 19, 2025
“Operacion special i paprecedentë”, Ukraina sulmon “flotën hije” ruse në Mesdhe

“Operacion special i paprecedentë”, Ukraina sulmon “flotën hije” ruse në Mesdhe

December 19, 2025
Shqiptarët me sytë nga kriptomonedhat, 126 mijë përdorues në platforma

Zbardhet ligji i ri: Sekuestrimi i monedhave virtuale dhe konfiskimi i ndërtimeve pa leje…

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In