Shqiptarët janë në mesin e atyre që kanë pjesën më të madhe të kontrollit dhe të trafikut të heroinës që vjen nga Afganistani në Turqi dhe më pas transportohet për në vende të ndryshme të BE-së.
Kështu shkruan “Vice”, në një reportazh rrugës që bën heroina nga Afganistani dhe më si mbërrin në Britani.
Vice citon një ish-drejtues policie në Turqi, i cili thotë se bandat shqiptare janë ato që kanë marrë në dorë kontrollin e tregtinë e heroinës në Turqi.
“Për vite me radhë, bosët e vërtetë të tregtinë së heroinës kanë qenë shtetas turq që jetonin në shtete të ndryshme të Evropës, shkruan Vice, por tani sipas ish-policit janë grupet kriminale shqiptare që kanë marrë kontrollin e pjesës më të madhe të biznesit të heroinës në Turqi.
“Paratë që fitohen nga tregtimi i heroinës, tani po investohen në biznese te ligjshme, si kazinotë”, tha ish shefi i policisë, që ka dashur të mbetet anonim.
Pas hyrjes në Turqi, çdo sasi heroine që nuk është zbuluar dhe konfiskuar vijon përgjatë rrugëve të ndryshme të kontrabandës në Evropën Perëndimore, përmes Greqisë, Shqipërisë, Kosovës dhe Serbisë, shkruan “Vice”.