Sekretari Amerikan i Shtetit ka zhvilluar një bisedë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Lajmi konfirmohet nga zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price, pak para mesnatës së të enjtes.
“Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken bisedoi dje me Kryeministrin shqiptar Edi Rama. Sekretari dhe Kryeministri u konsultuan mbi ofertën e aleates së NATO-s, Shqipërisë, për të strehuar afganët në nevojë. Gjithashtu, Sekretari Blinken falenderoi Kryeministrin Rama për vijimin e traditës krenare të Shqipërisë në strehimin e njerëzve në nevojë. Sekretari dhe Kryeministri ripohuan partneritetin e ngushtë midis dy vendeve” – thotë zëdhënësi i DASH.
Nga ana e tij, edhe vetë Blinken e ka pohuar bisedën telefonike teksa në rrjetet sociale shkruan:
“Faleminderit Edi Rama për ofertën e Shqipërisë për të siguruar strehë të sigurt për afganët në nevojë. Shumë mirënjohës për partneritetin e fortë mis SHBA dhe aleatit tonë në NATO, Shqipërisë”.
/a.r