Zëvëndëskancelari austriak, Heinz-Christian Strache, ka thënë dorëheqje nga të gjitha postet pas skandalit me video të njohur si “Afera Ibiza” në të cilën ai shihet duke biseduar me një milionere ruse.
Përveç dorëheqjes nga posti i zv.kancelarit, Strache ka dhënë dorëheqje edhe nga posti i kryetarit të partisë.
Ndërkohë teksa ka komentuar gjithë skandalin, sipas tij një gjë e tillë ka qenë një ‘punë e porositur’ dhe një ‘vrasje e qëllimshme politike”, shkruan Sipegel.
Në këtë video sipas mediave prestigjioze gjermane, në korrikun e vitit 2017, Heinz-Christian Strache, që është kryetar i partisë së djathtë populliste të Austrisë, FPO, dhe kolegu i tij partiak Johann Gudenus, gjatë takimit në Ibiza me rusen i kishin premtuar asaj tenderë, nëse do të financonte fushatën e tyre.
Stache ndryshe njihet edhe si politikan ekstremist me qëndrime kundër Kosovës.
g.kosovari