• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Afera e PD me 1 mln USD/ Ekspertët dyshojnë në vullnetin e prokurorisë për t’a zbardhur

by Java News
09/12/2017 09:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Tiranës hapi një hetim për Partinë Demokratike pas publikimit të kontratave të saj të lobimit në SHBA që nuk janë raportuar në KQZ; megjithatë, ekspertët presin me dyshim nëse organi i akuzës do të jetë apo jo në gjendje që të zbardhë të vërtetën.

Nga Fatjon Binjaku

Pasi BIRN publikoi një seri pagesash për kontrata lobimi të raportuara në Departamentin e Drejtësisë në SHBA, të cilat hidhnin dyshime mbi transparencën e Partisë Demokratike dhe integritetin e raporteve të saj financiare të depozituara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Prokuroria e Tiranës njoftoi javën e kaluar se ka nisur një procedim penal kundër këtij subjekti politik.

Prokuroria e Përgjithshme njoftoi  se hetimi ka nisur nga Prokuroria e Tiranës për veprat penale të falsifikimit dhe mosdeklarimit-fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, të parashikuara në nenet 190 dhe 257/a të Kodit Penal.

“Prokuroria e Tiranës është vënë në dijeni nga media për disa të dhëna, të cilat u vlerësua se përbëjnë interes për nisjen e hetimit. Në kuadër të këtij procedimi penal, Prokuroria e Tiranës ka nisur kryerjen e veprimeve të nevojshme proceduriale,” thuhet në njoftim.

Vendimi i Prokurorisë përbën rastin e parë në historinë e Shqipërisë ku financat e një partie politike do të hetohen nga organi i akuzës, pas dyshimeve se ka bërë deklarime të rreme.

Edhe pse vendimi i Prokurorisë për të hapur një hetim kryesisht duket një hap në drejtimin e duhur për të hedhur dritë mbi botën e errët të financimit të partive politike- një praktikë e zakonshme në vendet perendimore që ka prekur edhe figura politike me profil të lartë, ekspertët mbeten skeptikë ndaj organit të akuzës në Shqipëri dhe ndikimit që politika ka mbi të. Megjithatë, ata shtojnë se paratë e pista, madje edhe nga burime kriminale, kanë qenë dhe janë prezente në fushatat elektorale shqiptare.

Hetimi i Prokurorisë nisi pasi një investigim i BIRN, i publikuar më 22 Nëntor gjeti se në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, Partia Demokratike e udhëhequr nga Lulzim Basha lidhi dy kontrata me lobistin  e saj në Uashington, ‘Stonington Strategies’, në mënyrë që të siguronte takime të nivelit të lartë me administratën e Presidentit Donald Trump.

Kontratat u raportuan më 14 nëntor në Departamentin amerikan të Drejtësisë nga kompania “Stonington Strategies”, ku deklaron se ka marrë dy pagesa nga Partia Demokratike me vlerë totale 525 mijë USD dhe një pagesë të tretë nga “Biniatta Trade LP”-një kompani guackë e regjistruar në Skoci në vlerën e 150 mijë USD.

Kontrata e drejtpërdrejtë e PD-së me “Stonington Strategies” është raportuar në Departamentin e Drejtësisë në SHBA që në muajin mars, ndërsa kontrata me “Biniatta Trade LP’ është mbajtur e fshehur për disa muaj dhe është raportuar në mesin e muajit nëntor.

Asnjëra prej këtyre pagesave nuk rezulton në raportin financiar që Partia Demokratike ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për fushatën zgjedhore 2017, çka ngre pikëpyetje serioze për origjinën e parave.

I publikuar në faqen zyrtare të KQZ, raporti financiar i PD pasqyron vetëm pagesat për dy kontrata lobimi me kompaninë tjetër të lobimit “Barnes and Thornburg LLP” në vlerën e 12 585 000 lekëve. Në një deklaratë publike Partia Demokratike i ka përshkruara kontratat e saj të lobimit si legjitime.

“Kontratat e lobimit të Partisë Demokratike janë dokument publik që janë të depozituara në Departamentin Amerikan të Drejtësisë,” tha PD në një njoftim për shtyp.

“Kontratat dhe pagesat e bëra janë subjekt i ligjeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe janë audituar dhe kontrolluar nga qeveria amerikane,” shtoi ajo.

I kontaktuar nga BIRN, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri bëri të ditur se Prokuroria i ka dërguar një shkresë në të cilën i kërkon informacion të detajuar për të gjitha dokumentacionin, shpenzimet, kontratat dhe të gjitha materialet që PD ka depozituar në KQZ.

“Prokuroria ka sjellë në shkresë në të cilën kërkon të gjithë dokumentacionin që ka të bëjë me shpenzimin e partive, kontratat dhe të gjitha dokumentat që kanë të bëjnë me subjektin në fjalë. Na ka vënë afat deri në datën 10 dhjetor dhe ne jemi në proces që po mbledhim dokumentacionin dhe për t’ia vënë në dispozicion”, theksoi Zguri.

Megjithatë, ekspertët e shoqërisë civile shprehin dyshim nëse hetimi në këtë rast do të sjellë rezultat. Afrim Krasniqi, drejtori i ekzekutiv i Institutit të Studimeve Politike tha për BIRN se në karrierën e tij nuk dinte një rast në Shqipëri që të jetë ndëshkuar një forcë politike apo politikan për fshehje të shpenzimeve në fushatën elektrorale.

Sipas Krasniqit, një hetim i tillë nis vetëm pasi çështja merr përmasat e akuzave politike.

“Vetëm në rastet kur partia në pushtet ka dashur të sulmojë ndonjë parti rivale në opozitë. Kurse në Perëndim ndodh vazhdimisht. Për shembull, ministri i vetë Presidentit Sarkozi në Francë hapi hetime për financim të paligjshëm elektoral të vetë partisë dhe presidentit të tij dhe nga skandali pati shumë persona që u ndëshkuan,” tha Krasniqi.

“Edhe në Gjermani apo Britani ka ndodhur vazhdimisht që zyrtarët politikë të vetë partisë fituese hetojnë partinë e tyre, sepse atje logjika e ligjit dhe e shtetit është dominuese mbi interesin partiak- e kundërta e përvojës tonë,” shtoi ai.

Arjan Dyrmishi, ekspert i Sigurisë pranë Institutit për  Demokraci dhe Ndërmjetësim në Tiranë e sheh gjithashtu me dyshim mundësinë e zbardhjes së të vërtetës nga ky hetim. Dyrmishi tha për BIRN se legjislacioni i ndryshuar para zgjedhjeve të vitit 2017 ka pësuar përmirësime, por sërish janë partitë ato që bëhen pengesë për zbatimin e tij.

“Pas dorëzimit të raporteve financiare të fushatës nga partitë politike, KQZ kryen auditimin e tyre dhe në rast se konstatohen parregullsi mund të përfshihen institucionet …si KLSH apo Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave,” tha ai.

“Megjithatë, problemi më i madh ngelet zbatimi i paanshëm i legjislacionit për shkak të ndikimit politik mbi këto institucione,” shtoi ai.

Megjithë pikëpyetjet mbi hetimin e nisur, Dyrmishi dhe Krasniqi shprehen se edhe në zgjedhjet e fundit parlamentare, njësoj si në zgjedhjet e mëparshme,  partitë politike kanë shpenzuar shuma shumë të larta në krahasim me ato që kanë deklaruar zyrtarisht.

“Ka me qindra fakte se partitë financohen nga para me burim kriminal dhe nga burime informale, natyrisht të fituara jashtë sistemit dhe të padeklaruara në sistemin e tatimeve apo të deklarimit të të ardhurave nga individët, partitë apo subjektet sponsorizuese,” tha Krasniqi.

“Në tre zgjedhjet e fundit, shumat e financimit kanë qenë aq të mëdha sa i kanë bërë të papërfillshme nevojat që partitë të financohen nga kuotat e anëtarësisë apo buxheti shtetëror për partitë, ndërkohë që deklarimet në KQZ vijojnë të jenë modeste dhe shumë larg realitetit. Ka edhe një standard tjetër të dyfishtë: nëse një individ operon me më shumë se 10 milionë lekë të vjetra në sistemin bankar, Drejtoria e Pastrimit të Parave bën verifikimin e burimeve të parave, kurse për miliardat që qarkullojnë partitë në fushatë, në kompani lobuese, në pagesa komisionerësh, në koncerte e delegacione, në manifestime masive, etj, nuk kemi pasur asnjë rast të vetëm të verifikimit nga i njëjti institucion,” shtoi ai.

Ndërsa Arjan Dyrmishi e shikon financimin e partive si pjesë të binomit politikë-biznes, ku sipas tij fshihet interesi i fitimit të mëvonshëm në tendera apo punë të tjera publike.

“Janë të shumta faktet se si kjo simbiozë ndërmjet partive politike dhe biznesit ka prodhuar deformime me pasoja të rënda në shumë aspekte të vendit: bizneset financojnë partitë politike në këmbim të kontratave publike të finacuara nga buxheti i shtetit dhe tolerimit ndaj abuzimeve që bizneset bëjnë në dëm të mjedisit, punëmarrësve etj, për të maksimizuar fitimet e tyre. Para të fituara në këtë mënyrë, edhe pse të fituara në mënyrë korruptive, janë të pastra për nga pikëpamja e asaj se çfarë quhet pastrim parash,” theksoi Dyrmishi.

“Ajo që nuk përjashtohet është që biznese të cilat kryejnë edhe veprimtari kriminale krahas biznesit të ligjshëm, financojnë partitë politike me qëllim që të sigurojnë mbështetjen e tyre për të mos u hetuar apo për të marrë kontrata publike, të cilat rrisin mundësitë e zgjerimit të biznesit dhe duke shtuar qarkullimin monetar rrisin dhe mundësitë e pastrimit të parave,” përfundoi ai.

 

Next Post
YouTube ofron shërbim të ri muzikor

YouTube ofron shërbim të ri muzikor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reshjet e dendura të shiut, lumi Vjosa del nga shtrati. Evakuohen dhjetëra banorë

Reshjet e dendura të shiut, lumi Vjosa del nga shtrati. Evakuohen dhjetëra banorë

January 7, 2026
Rrëzohet helikopteri në Rusi, humb jetën milioneri rus! Dalin pamjet nga momenti i aksidentit

Rrëzohet helikopteri në Rusi, humb jetën milioneri rus! Dalin pamjet nga momenti i aksidentit

January 7, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse opozita kërkon gjithmonë qeveri teknike?

January 7, 2026
Rritet më tej niveli i Vjosës, kryebashkiakja e Vlorës: Do evakuohen edhe 6 banesa

Rritet më tej niveli i Vjosës, kryebashkiakja e Vlorës: Do evakuohen edhe 6 banesa

January 7, 2026
Shembjet në aksin Qafë Plloçë-Qukës, mbyllet përkohësisht ky segment, mjetet orientohen drejt rrugës së vjetër

Shembjet në aksin Qafë Plloçë-Qukës, mbyllet përkohësisht ky segment, mjetet orientohen drejt rrugës së vjetër

January 7, 2026
Jorida Tabaku shpjegon arsyet e refuzimit për kandidaturën në zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Tiranës

Takimet e Salianjit me demokratët, Tabaku: Ngjan më shumë si një përplasje idesh me kupolën e PD

January 7, 2026
Prozhektori i prishur i dritave të makinës zbulon bazën e drogës, në pranga shqiptari në Itali

Prozhektori i prishur i dritave të makinës zbulon bazën e drogës, në pranga shqiptari në Itali

January 7, 2026
Situata pas kapjes së Maduros, SHBA: Jemi në koordinim të ngushtë me autoritetet në Venezuelë

Situata pas kapjes së Maduros, SHBA: Jemi në koordinim të ngushtë me autoritetet në Venezuelë

January 7, 2026
Këshilli i Ministrave miraton projektligjin për vullnetarizëm, ja çfarë përfshin

Tregu i kapitaleve drejt BE-së, qeveria ndryshon rregullat për blerjen e kompanive

January 7, 2026
Gjeopolitika e Akullit, pse Groenlanda është kthyer në qendrën e “Luftës së Ftohtë” të re?

Gjeopolitika e Akullit, pse Groenlanda është kthyer në qendrën e “Luftës së Ftohtë” të re?

January 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In