Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e OSHEE për të vendosur masën e sekuestros së pasurisë së Kastriot Ismailajt, ku bëhet fjalë për rreth 8 mln euro.
Kastriot Ismailaj, administrator i kompanisë DIA, është duke u gjykuar për skandalin e CEZ, teksa kompania e tij ishte kontraktuar në kohën e qeverisë Berisha për të mbledhur borxhet e kompanisë, por sipas hetimeve rezultoi se ai kishte kryer një skemë mashtruese duke përfituar miliona euro./java/ a.k