Shkëlzen Berisha, djali i ish kryeministrit, Sali Berisha, do te duhet te paraqitet serish perpara komisionit hetimor parlamentar per te deshmuar lidhur me aferen e privatizimit te CEZ. Atij i është dërguar kërkesa, që diten e hene të paraqitet në ambientet e Kuvendit në orën 17:00. Në rast se nuk paraqitet, ai do të sillet forcerisht nga policia. Djali i Sali Berishës u thirr të dëshmonte edhe të hënën që lamë pas, por për shkak se ai nuk pranonte të jepte gjeneralitetet dhe të betohej, dëshmia dështoi. Shkelzen Berisha do te pyetet per marredheniet e tij me Nue Kalaj, person ky qe ka terhequr 7 milion euro cash per privatizimin e OSHE.










