• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

AFERA CEZ/ Shkëlzen Berisha në komision. PD kërkon dorëheqjen e Ballës. Nue Kalaj do sillet forcërisht nga policia

by Java News
06/02/2017 17:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
 Komisioni hetimor parlamentar për aferën e privatizimit të CEZ ka nisur me debate, lidhur me pozicionin e Shkëlzen Berishës për të dhënë dëshmi. Në fillim të mbledhjes kryetari i këtij komisioni, Taulant Balla, u bëri të ditur anëtarëve të komisioponit se shtetasi Nue Kalaj është shpallur në kërkim policor dhe me të hyrë tokën shqiptare ai do të sillet forcërisht për të dëshmuar. Menjëherë pas deklarimeve të Ballës është shprehur edhe nënkryetari i komisionit deputeti i PD Arben Ristani, i cili ka sulmuar dëshmitarin Romeo Karaj pasi, sipas tij, “dëshmitë e Karajt nuk mund të besohen se janë dërguar me emaile”.

“Ne nuk e dimë nëse këto emaile të jenë origjinale apo të manipuluara. Duam konfirmim për vërtetësinë e këtyre dokumenteve. Nuk janë zyrtare dhe s’mund të konfirmohen si provë”, ka theksuar Ristani.

Ai sërish i ka kërkuar Ballës që të jap dorëheqje me arsyetimin se ka konflikt interesi mes tij dhe dëshmitarit, Shkëlzen Berisha. “Komisioni nuk merr të pandehur. Komisionin po e përdorni për tu hakmarrë. Duhet të jepni dorëheqje. Nëse i ka marrë Nue Kalaj ato i ka marrë ai person dhe s’kemi ca hetojmë”, ka deklaruar Ristani.

Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Ballës. Sipas tij, kjo çështje ka marrë përgjigje nga drejtoria juridke e Kuvendit dhe është mbyllur.

“Ka pasur edhe një rast kur deputeti Astrit Patozi, ndonëse kishte humbur tre gjyqe madje dhe me vendim të formës së prerë, sërish ai vazhdoi hetimin në komision ndaj ish prokurorit Theodhori Sollaku”, ka deklaruar Balla.

Debati në Komisioni Hetimor

Taulant Balla: I kemi kërkuar policisë që të sjellë forcërisht për të dëshmuar Nuel Kalajn. Policia ka qenë në shtëpinë e Nuel Kalaj, nuk është gjetur, sapo të gjendet do sillet me forcë nga policia

Arben Ristani: Kemi një listë dëshmitarët që është paraqitur dhe që në mnëyrë të paspjegueshme është ndërprerë pyetja e dëshmitarëve.

Balla: Lexoni emrat.. Jemi tërhequr nga disa, por…

Ristani: Duhet të kishte një vendim, por nuk është marrë. E dyta na kanë ardhur disa e-email që ju thoni se i ka paraqitur Romeo Karaj, por nuk shërbejnë nëse janë origjinale..

Balla:
Po i bëjmë kallëzim dëshmitarit

Ristani: Nuk bëjnë provë. Vetëm nëse njerëzit që i kanë shkëmbyer e konfirmojnë…

Deri më sot nuk përbëjnë provë dhe nuk janë dokumente zyrtare

Ristani: Përsa i përket dëshmitarit Shkëlzen Berisha, ju kemi bërë me dijeni se jeni në konflikt të pastër interesi. Keni parasysh që komisioni nuk merr të pandehur.

Në këtë rast kemi konflikt të pastër intresi. Ka një vendim të marrë kundër teje  për shpifje ndaj dëshmitarit dhe i keni borxh. Jeni në kushtet që akoma nuk ia keni paguar paratë dhe po përdorini këtë komision për t’u hakmarrë.

Balla: E kemi diskutuar

Ristani: Je dënuar nga gjykata për dëshmitarin dhe nuk pranoni të hiqni dorë

Balla: Mbaruat tani…

Ristani: Kemi intres të marrim dëshminë dhe për këtë duhet të jepni ju dorëheqjen

Balla: Komisionet kanë pasur precedent të tillë, Patozi drejtonte komisionin për shkarkimin për ish kryeprokurorin Sollaku.

Patozi kishte humbur tre gjyqe për shpifje, ishte dënuar me vendim të forës së prerë.

Dhe përgjigja e Kuvendit ka qenë po e njëjta është vendimmarrja e Komisionit.

Një tjetër precedent e kemi para pak kohësh. Unë mendoj që edhe dëshmitari të vijë, pasi nuk ka kohë të presi.

Kryetari e paralajmëron dëshmitarin që të betohet dhe të thotë të vërtetën

Ristani: Përsa i përket 7 mln eurove, nëse janë të vërteta ato i ka marrë Kalaj nga banka dhe ti nuk ke se cfarë aludon në këtë mes, po i referohem dokumeteve.

Pjerin Ndreu: Dëshmitarët vijnë edhe bëjnë zhurmuesin. Dëshmitari nëse nuk ka asnjë lidhje me procesin lini të shprehen, nëse i vjen turp të betohet ky është problem i çuditshëm. Ca u bë këtu pazar, pyetjet bëhen mbi bazën e fakteve…Lëreni dëshmitarin të pyetet nga komisioni…

Ristani: Balla mos dalë në media me insuata pa prova…E dyta neni 154 i procedurë që ka të bëjë me provat dhe keto email nuk janë të marra sipas rregullave.

Ndreu: Ne jemi komision hetimor dhe nuk jemi për t’u talluar që të pretendosh që kemi falsifikuar emai;

Ristani: Email i ka sjellë Kara, nuk janë të tijat janë mes dy personave të tjerë, pasi email e tyre nuk ka nga ti ketë Romeo Kara.

Në këtë moment që jemi ne, nuk kemi asnjë garanci ligjore që këto dokumente janë origjinale, e vetmja mënyrë është që dërguesit e email ti konfirmojnë vetë.

Ndreu:
Të dhënat janë marrë nga një dëshmitar dhe në bazën e tyre ne kemi thirrur persona të tjerë… ti e paragjykon

Balla: Po diskutoni jashtë realitetit. Romeo Kara ka përfaqësuar Shqipërinë në një proces ndërkombëtar dhe nga ne i është kujtuar që në rast dëshmie të rreme mban përgjegjësi ligjore. Tani bëni kërkesë për të ëbrë akt eskpertizë për vërtetësinë dhe t’ua kërkojmë institucioneve të tjera. Ne nuk kemi laborator këtu.

Kemi kërkuar dërguesin dhe pritësin dhe kompanisë i kemi kërkuar të sjellë kontratat që ka, por asnjë nuk pranon të paraqitet. Kalaj komunikon në media dhe nuk vjen në komision.

Nga ato që thotë në media pranon që i ka marrë paratë. Komisioni nuk ngre akuza penale.

Ristani: Po vazhdoni të mashtroni publikun. Ne edhe ju kemi dyshimet tona, por në kushtet e dyshimeve mos akuzoni pa prova.

Papa: Provat e paraqitura nuk janë autentike. Nuel Kalaj nuk ka ardhur dhe nuk ka ndërmend

Balla: Po, ju e dini atë punë

Papa:
Mos mjaftohemi vetëm me dokumentin e lëvizjes së parave, janë prova të mangëta

Balla:
Nuk janë të mangëta

Papa: Ka vetëm tymnaja, të kërkohet dokumentacion shtesë nga banka për lëvizjen

Balla:
Po po, të plotë do ta sjellë banka

Papa:
Përsa i përket email, për derisa nuk ka ardhur Kalaj të dëshmojë, ato nuk janë provë.

Ulsi Manja: Të futet dëshmitari, është i lirë tu përgjigjet ose jo pyetjeve, por mos pengohet me argumente të kota, pasi personi është thirrur si dëshmitar dhe si i akuzuar

Por nëse ju pranoni që Shkëlzen Berisha është person i akuzuar, atëherë unë jam dakord që Balla të tërhiqet nga drejtimi i komisionit, por a e pranoi ju…?

Dhurata Çupi: Seanca të drejtohet nga Manja

Balla: E pashë që dëshmitari ua shëprndau nga një kopje, si përherë…

Ristani: O mashtrues….

Futet Shkëlzen Berisha në Komisionin Hetimor

Balla: Paralajmëroj dëshmitarin për të thënë të vërtetën dhe të betohet

Bode: Kam marrë fjalën

Manja: Betohem që do të them të vërtetën

Berisha: Kush e drejton seancën

Balla: Unë dhe nuk ka shanse. Thuaj Betohem

Berisha: Je i dënuar. Kam një kërkesë paraprake

Balla:
Të gjithë dëshmitarët e tjerë kanë bërë betimin. Zoti dëshmitar na thuaj emër atë dhe mbiemër nuk kem si të marrim deklaratën tënde, o jurist!

Balla: Do ti zbardh të gjitha, bëj deklaratën

Berisha: Kam një kërkesë paraprake

Manja lexon formulën e betimit

Berisha: Kush e drejton

Balla: Unë dhe pikë, historia ku ti cakton gjyqtarët dhe prokurorët gjitha ka mbaruar me reformën në drejtësi

Debat Ristani- Manja pasi lexon formulën e betimit

Balla: Ju paralajmëroj, garda do u shoqërojë jashtë nëse fyeni anëtarin

Manja: Betohu dhe pastaj flasim për kërkesën

Balla: Kërkesën cojë në sekretari

Manja:
Mos më fyej, dëshmitari të respektojë ligjin

Ristani: Nuk ke të drejtë

Manja-Ristanit: Ti nuk vendos rregull ketu

Balla: Manja mos bini në grackën e përgatitur mirë…

Kërkesa e Shkëlzen Berishës/ E lexon Balla

“Objekti i kërkesës përjashtimi i Ballës nga Komisioni Hetimor. Kryetari ka qenë i paditur nga unë dhe gjykata e ka pranuar me formë të prerë dhe ekziston njëanshmëri, ndërsa Taulant Balla ka përdorur terma fyes dhe ofendues pa përfunduar komisioni.

Kërkojmë pranimin e kërkesës” thuhet në kërkesën e Shkëlzen Berishës drejtuar komisionit.

ma.me

Next Post
Çfarë mesazhi jep kryeprokurori Llalla duke larguar familjen nga Shqipëria?!

Pas sulmit ndaj ambasadorit Lu, “zhduket” kryeprokurori Adriatik Llalla

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do kesh fatin e Noriegës”! Rada tregon episodin në 1998: Vetëm Berisha është kërcënuar nga SHBA se do të rrëmbehej me helikopter

“Do kesh fatin e Noriegës”! Rada tregon episodin në 1998: Vetëm Berisha është kërcënuar nga SHBA se do të rrëmbehej me helikopter

January 23, 2026
“Demokracisë i ka ardhur fundi!”/ Baton Haxhiu flet për Bordin e Paqes: Po vjen një rend i ri botëror!

“Demokracisë i ka ardhur fundi!”/ Baton Haxhiu flet për Bordin e Paqes: Po vjen një rend i ri botëror!

January 22, 2026
Dhëndri i Trump zbulon planin për Gazën: Rindërtimi përfshin banesa, shkolla, spitale dhe zona turistike luksoze

Dhëndri i Trump zbulon planin për Gazën: Rindërtimi përfshin banesa, shkolla, spitale dhe zona turistike luksoze

January 22, 2026
Zelensky: Po punojmë për një takim të ri me Rusinë në Stamboll

Zelensky: Nëse anijet ruse lundrojnë afër Groenlandës, Ukraina mund t’i fundosë siç ka bërë në Krime

January 22, 2026
Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për funksionalizimi e Komisionit për Personat e Pagjetur

Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për funksionalizimi e Komisionit për Personat e Pagjetur

January 22, 2026
Berisha kritikon qeverinë për përmbytjen: Durrësi i betonit apo i Gjushit dhe Ramaduros…

“Rama do ia mbathë”, Berisha për protestën e 24 janarit: Armë nuk përdorim, por…

January 22, 2026
“Trump është CEO, ti je komunist”, sherr mes demokratit dhe deputetit të Qorit: Ti i ke sytë nga Vietnami

“Trump është CEO, ti je komunist”, sherr mes demokratit dhe deputetit të Qorit: Ti i ke sytë nga Vietnami

January 22, 2026
Berishën e tallin sërish: I dërgojnë mesazh si denoncim i qytetarit dixhital një tekst të shkruar me… ChatGPT

‘SHBA do ta marrë Ramën me helikopter si Maduro’, Berisha: Nuk e kam thënë unë këtë!

January 22, 2026
“Sazanin e kam dhënë unë”, Berisha: Fola mer Berluskonin! I ndjeri Fatos Nano…

“Sazanin e kam dhënë unë”, Berisha: Fola mer Berluskonin! I ndjeri Fatos Nano…

January 22, 2026
“Po na cënohet siguria”, Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Nuk kemi buxhet, na ka mbështetur AAPSK me pajisje

“Po na cënohet siguria”, Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Nuk kemi buxhet, na ka mbështetur AAPSK me pajisje

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In