Afera CEZ dhe letra e Brahos, Meta takime me Nishanin dhe Idrizin
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, është duke zhvilluar në këto momente një takim me kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi.
Burime pranë kreut të LSI-së, thonë se takimi ka ardhur për të diskutuar zhvillimet politike në vend.
Më herë kreu i Kuvendit zhvilloi një takim edhe me Presidentin Nishani.
Takimet vijnë pas aferës së CEZ-it dhe letrës së Spartak Brahos që akuzonte Tom Doshin dhe Dritan Priftin se kërkojnë të destabilizojnë vendin duke goditur kreun e LSI-së, Ilir Meta.









