• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Afera 5 milionë euro CEZ-DIA, dëshmitari kyç zhduket pa lënë gjurmë

by Aalison Pearse Stevens
07/10/2016 13:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kastriot Ismailaj ka bllokuar në seancën e sotme gjyqësore dëshminë e Elvis Matajt, ish-drejtor ekzekutiv i kompanisë DIA. Sipas prokurorit të çështjes, prej disa kohës Mataj nuk ndodhet në Shqipëri dhe se nuk i dihet adresa. Ndërkohë, Ismailaj ka kërkuar me çdo kusht që dëshmitari ‘kyç’ të paraqitet në seancë, për të dëshmuar për të katërtën herë. Nga ana tjetër administrator i DIA-s kërkoi edhe përjashtim të trupit gjykues. Ismailaj, akuzohet për “Mashtrim me pasoja të rënda” dhe “Pastrim të parave”, vepra këto të kryera në bashkëpunim me persona të tjerë. Sipas organit të akuzës, Ismailaj me anë të falsifikimit e mashtrimit ka arritur të përvetësojë nga kompania CEZ-shpërndarje rreth 5 mln euro. Mataj “braktisi” mbrojtjen e posaçme policore dhe “zhduk” pa gjurmë rreth muajit prill të këtij viti.

DËSHMITARI ‘KYÇ’
Elvis Mataj u vu në mbrojtje policore, pasi pretendonte se kishte fakte e prova që do të hidhnin dritë mbi skandalin CEZ-DIA, ku bëhej fjalë për një skemë të pastër mashtrimi në mbledhjen e borxheve të CEZ. Në fakt, ai asnjëherë nuk mori statusin e bashkëpunëtorit apo dëshmitarit të drejtësisë, pasi prokuroria nuk e konsideroi dëshminë e tij me shumë interes për procesin. Mbrojtja policore iu garantua për shkak të dyshimeve se i kanosej rrezik për jetën, pas dëshmisë që kishte dhënë në gjykatën e Arbitrazhit, ku ndër të tjera kishte rrëfyer marrëdhëniet e tensionuara me biznesmenin Kastriot Ismailaj dhe kërcënimet që ky i fundit i kishte bërë për jetën.

PROCESI NDAJ ISMAILAJT
Pas një hetimi prej më shumë se njëvjeçar, Prokuroria e Tiranës e akuzoi Kastriot Ismailajn se përmes një skeme mashtrimi kishte përvetuar shumën prej 5 milionë eurosh sipas një kontrate të kompanisë DIA me CEZ për mbledhjen e borxheve të kompanisë çeke. Ismailaj, një pjesë e pasurisë së të cilit është konfiskuar me vendim gjykate, akuzohet edhe për pastrim parash, pasi nëpërmjet kompanisë tjetër ADC, të krijuar po prej tij, ka transferuar shuma të konsiderueshme parash drejt vendeve që konsiderohen si “parajsa fiskale”. Aktualisht në Gjykatën e Tiranës vijon procesi ndaj biznesmenit Ismailaj, të cilit iu refuzua kërkesa për gjykim të shkurtuar. Prokuroria do të vijojë me paraqitjen e provave shkresore si dhe me dëshmitarë. Sigurisht një prej provave që ndodhet si pjesë e fashikullit të gjykimit është edhe dëshmia e Matajt.

ma.me

Next Post
Përgjaket Neymari nga Bolivia

Përgjaket Neymari nga Bolivia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Evidentohen mbi 4 mijë ton mish të padeklaruar dhe miliona euro të fshehura! Subjekti tregtar referohet në Prokurorinë e Tiranës

Evidentohen mbi 4 mijë ton mish të padeklaruar dhe miliona euro të fshehura! Subjekti tregtar referohet në Prokurorinë e Tiranës

December 29, 2025
Tjetër tragjedi nga ortekët/ 3 persona humbin jetën ndërsa bënin ski, një mbeti i plagosur

Tjetër tragjedi nga ortekët/ 3 persona humbin jetën ndërsa bënin ski, një mbeti i plagosur

December 29, 2025
“Viti i ndryshimeve të mëdha”, shenja më me fat për 2026-ën sipas Meri Shehut

“Viti i ndryshimeve të mëdha”, shenja më me fat për 2026-ën sipas Meri Shehut

December 29, 2025
Pasuritë e konfiskuara nga krimi për viktimat e dhunës, Rama: Prioritet i yni! Koçiu: Mundësi reale në dobi të komunitetit

Pasuritë e konfiskuara nga krimi për viktimat e dhunës, Rama: Prioritet i yni! Koçiu: Mundësi reale në dobi të komunitetit

December 29, 2025
Bardhi reagon pas përgjigjes së Kushtetueses: Do bënte mirë të jepte argumentet ligjore mbi të cilat ktheu Ballukun në detyrë

Bardhi reagon pas përgjigjes së Kushtetueses: Do bënte mirë të jepte argumentet ligjore mbi të cilat ktheu Ballukun në detyrë

December 29, 2025
Tronditëse, humbin jetën tragjikisht nëna dhe dy fëmijët e saj. Mbetën të bllokuar ndërsa shtëpia u përfshi nga flakët ditën e Krishtlindjeve

Tronditëse, humbin jetën tragjikisht nëna dhe dy fëmijët e saj. Mbetën të bllokuar ndërsa shtëpia u përfshi nga flakët ditën e Krishtlindjeve

December 29, 2025
“Foltorja” e PD, habit Berisha: Gys Agasi rrahu me grushta Ulsi Manjën në zyrë!

“Foltorja” e PD, habit Berisha: Gys Agasi rrahu me grushta Ulsi Manjën në zyrë!

December 29, 2025
Berisha paralajmëron vijimin e “Foltoreve”: Ky regjim po shkërmoqet! E nisim vitin me protesta..

Berisha paralajmëron vijimin e “Foltoreve”: Ky regjim po shkërmoqet! E nisim vitin me protesta..

December 29, 2025
Foltorja bosh e Berishës/ Çupi: Më shumë njerëz mblidhen në dasma, kjo opozitë s’të çon askund

Foltorja bosh e Berishës/ Çupi: Më shumë njerëz mblidhen në dasma, kjo opozitë s’të çon askund

December 29, 2025
Fitorja e Albin Kurtit në zgjedhje, BE apel për formimin e shpejtë të institucioneve në Kosovë

Fitorja e Albin Kurtit në zgjedhje, BE apel për formimin e shpejtë të institucioneve në Kosovë

December 29, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com