Akuza të ashpra janë lëshuar në drejtim të kreut të PD-së, Lulzim Bashës sot në Parlament. Kreu i grupit parlamentar për PS-së, Taulant Balla tha se ndaj kreut të opozitës ka nisur një hetim për lobing me shuma të pajustifikueshme në SHBA.
“Doja t’iu thoja kolegëve të opozitës se Lulzim Basha po i fshihet një hetimit të rëndësishëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për lobim. Ai ka dërguar Arben Ristanin për ta mbyllur hetimin”, tha Balla nga foltorja e parlamentit.