• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Aeroporti “zhytet” në ujë, pamjet nga Dubai po bëjnë xhiron e botës

by A R
17/04/2024 11:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shiu i një viti ka shkaktuar përmbytje të mëdha në Dubai, ndërsa rrugët u kthyen në lumenj dhe uji i vrullshëm përmbyti shtëpi dhe biznese.

Videot kanë bërë xhiron e botës teksa pista e Aeroportit Ndërkombëtar të Dubait, më i ngarkuari në botë u mbulua nga uji , ndërsa fluturimet u anuluan për shkak të erërave të forta, rebesheve si dhe dukshëmërisë së ulët.

Avionët e mëdhenj dukeshin më shumë si varka që lëviznin nëpër aeroportin e përmbytur. Më shumë se 140 milimetër shi ra gjatë vetëm 12 orëve të fundit në Dubai që sipas meterologëve, kjo sasi reshjesh zakonisht regjistrohet në një vit të tërë.

Disa shoferë u detyruan të braktisnin automjetet e tyre dhe rrugët dhe disa autostrada u bllokuan.Video nga mediat sociale tregoi ujin që vërshonte nëpër një qendër tregtare të madhe dhe përmbyti katet përdhes të shtëpive. Autoritetet anuluan mësimin në shumë shkolla dhe qeveria vendosi në fuqi përsëri punën në distancë.

Ashtu si pjesa tjetër e Emirateve të Bashkuara Arabe, Dubai ka një klimë të nxehtë dhe të thatë. Si i tillë, reshjet janë të rralla dhe në shumë zona ka infrastrukturë të kufizuar si kullimi për të trajtuar ngjarjet ekstreme. Në Omanin fqinj, në skajin lindor të Gadishullit Arabik, Komiteti Kombëtar i vendit për Menaxhimin e Emergjencave tha se të paktën 18 njerëz kanë humbur jetën nga shirat e dendur gjatë ditëve të fundit ku në mesin e të vdekurve ishin 10 nxënës të shkollës.

/a.r

Next Post
“Dumani më çoi fjalë që të arratisem”, Meta e pohon: Amerikanët më duan në burg!

"Dumani më çoi fjalë që të arratisem", Meta e pohon: Amerikanët më duan në burg!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lavazhi përdorej për të shitur drogë, dy të arrestuar në Sarandë

Lavazhi përdorej për të shitur drogë, dy të arrestuar në Sarandë

March 21, 2026
Ylli i “Buffy the Vampire Slayer” ndërron jetë në moshën 54 vjeçare

Ylli i “Buffy the Vampire Slayer” ndërron jetë në moshën 54 vjeçare

March 21, 2026
The Wall Street Journal: Irani lëshon dy raketa balistike drejt bazës amerikano-britanike

The Wall Street Journal: Irani lëshon dy raketa balistike drejt bazës amerikano-britanike

March 21, 2026
Bota mobilizohet për të ulur konsumin e naftës, ja rekomandimet e Agjencisë së Energjisë

Bota mobilizohet për të ulur konsumin e naftës, ja rekomandimet e Agjencisë së Energjisë

March 21, 2026
SHBA shqyrton sekuestrimin e materialeve bërthamore të Iranit, përgatiten plane ushtarake

SHBA shqyrton sekuestrimin e materialeve bërthamore të Iranit, përgatiten plane ushtarake

March 21, 2026
“GB News”: Nga Ksamili në Porto Palermo, perlat shqiptare që po sfidojnë destinacionet e mbipopulluara

“GB News”: Nga Ksamili në Porto Palermo, perlat shqiptare që po sfidojnë destinacionet e mbipopulluara

March 21, 2026
Bashkia Tiranë ndërhyn në ish-Bllok, nënkryetari Sulaj: Hapësira publike u rikthehet qytetarëve

Bashkia Tiranë ndërhyn në ish-Bllok, nënkryetari Sulaj: Hapësira publike u rikthehet qytetarëve

March 21, 2026
Rriten çmimet e naftës pas zvogëlimit të sasisë së prodhimit

Nga transporti te buka: si po përhapet efekti ‘domino’ i krizës së naftës

March 21, 2026
Rama mbledh sot Asamblenë e PS, priten zgjedhje të strukturave drejtuese, në fokus dhe diaspora

Rama mbledh sot Asamblenë e PS, priten zgjedhje të strukturave drejtuese, në fokus dhe diaspora

March 21, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In