• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

“Aeroporti ndërkombëtar i Tiranës është kthyer në motorrin e zhvillimit të turizmit në Shqipëri”

by A M
07/04/2024 16:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Epoka e re e turizmit në Shqipëri vijon të hapë rrugë të reja bashkëpunimi dhe partneriteti. Që prej datës 28 mars, linja e mirënjohur ajrore Iberia ka nisur operimin në Shqipëri duke lidhur direkt Tiranën me Madridin. Sot, ky partneritet u përshëndet nga një delegacion i lartë i turizmit spanjoll, që mbërriti sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.

Rritja e turizmit është duke hapur përherë e më shumë ura të reja bahkëpunimi mes shteteve dhe kompanive prestigjioze që tregojnë interes për vendin tone. Nisja e partneritetit mes Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës dhe linjës më të madhe spanjolle, Iberia është parë si një arritje domethënëse edhe nga aspekti i marrëdhënieve strategjike me Spanjën.

Drejtori Operacional i Aeroportit, Piervittorio Farabbi, mirëpriti sot personalitetet e larta të turizmit, të cilët gjatë një konference për shtyp, përgëzuan këtë hap të rëndësishëm.

‘Aeroporti nderkombetar i Tiranes është kthyer tashmë në motorrin e zhvillimit të turizmit në Shqipëri. Fluturimi me Iberian, 3 herë në javë, është një mundësi e shkëlqyer për shkëmbimin kulturor dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik e social mes Shqipërisë dhe të Spanjës. Ardhja e Iberias nuk sjell vetëm turistë nga Spanja, por nga e gjithë bota, nëpërmjet Madridit si qendër lidhëse, sepse Iberia operon në shumicën e vendeve të botës’. – u shpreh Z. Farabbi.

‘Është kënaqësi të fluturoj në Tiranë direkt nga Madrid, me linjën Iberia. Ky zhvillim do të forcojë marrëdhënien Shqipëri – Spanjë në një aspekt strategjik, siç është turizmi. Jam i bindur se kjo linjë do të vazhdojë të ndikojë në rritjen e madhe të numrit të turistëve nga Spanja. Falenderoj, kompaninë Iberia, qeverinë spanjolle që ka mbështetur këtë proces, qeverinë shqiptare, autoritetetin e aviacionit civil, Aerportin Ndërkombëtar të Tiranës si edhe Kastrati Group. Gjithashtu, edhe Tour Espagna, Agjensinë Kombëtare për Promovimin e Turizmit në Spanjë. Faleminderit për këtë urë të rëndësishme mes Spanjës dhe Shqipërisë.’ – u shpreh Alvaro Renedo Zalba – Albasadori i Spanjës për Shqipërinë.

Epoka e turizmit në Shqipëri është tashmë një fakt që përforcohet nga çdo partneritet i ri me kompani apo qeveri të vendeve të tjera. Nisja e operimit të Iberia në Shqipëri shikohet nga qeveria Spanjolle si një afirmim i bashkëpunimit dhe shkëmbimit të turistëve në rritje mes vendeve.

Delegacioni spanjoll kryesohej nga Z. Felix de Paz Zalba, Kreu i Tour Espagna, Agjensia Kombëtare e Promovimit të Turizmit në Spanjë.

‘Me prezantimin e një linje të re do të thotë që diçka e madhe ndodh. Ardhja e Iberia në Shqipëri është domethënëse sepse është një prej linjave ajrore më të mëdha në botë. Ata vijnë pas një studimi të thelluar, për mundësitë e turizmit dhe elementë të tjerë që do sjellin sukses. Unë dhe qeveria spanjolle jemi shumë të lumtur që jemi tashmë në Tiranë, jemi të lumtur edhe që UNWTO ndodh në Shqipëri dhe shpresojmë që të prezantojmë një epokë të re mes marrëdhënieve Spanjë – Shqipëri, duke qenë se një prej partnerëve më të fortë turistik ka vendosur të jetë partnerë biznesi në turizëm. Fluturimi që erdhëm nga Madrid ishte plot dhe kjo tregon shumë që epoka e re e turizmit është tashmë një fakt.’

Në emër të qeverisë shqiptare, Drejtori i Aviacionit Civil, Maksim Et’hemaj falenderoi kompaninë Iberia si një lidhje e rëndësishme Europën.

‘Faleminderit Kontrollit Ajror dhe Aeroportit që i përgjigjen me infrastrukturë rritjes së turizmit në Shqipëri. Më shumë turistë do të thotë më shumë flutirime, me shume kapacitete, me shume vende te reja pune dhe sigurisht rritje ekonomike per vendin.’ – deklaroi Z. Et’hemaj.

Next Post
Rrëfimi prekës i Mariana Kondit për nënën: E dija se ishte ftohur, ajo kishte kancer

Rrëfimi prekës i Mariana Kondit për nënën: E dija se ishte ftohur, ajo kishte kancer

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    2 years ago

    Ka shume mundesi qe eshte areoporti i Rinasit te me fluturimet me te shumta ne Be,pamvarsishte se vetem ne Fragfurt te Gjermanise ne 24 ore ka mbi 1030 futurime.Pore mbetet ai shkrimi ku nji gazetare qe merret me sondazhet e k/hajdut tha nga 14000000 turiste per vitin 2023 10 milion ishin shqiptare.Megjithe ate,done Zoti e shtohen turistet ne vendin tone,se duke ardhur shume turiste dicka do mbesin edhe ne te ardhurat per vedit tone.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Gjenitalistët e diplomacisë

February 20, 2026
Vrasja e gjyqtarit, reagon ministrja Koçiu: Dënoj aktin barbar, kemi angazhuar ekspertët më të mirë

“Në RENEA do të merren deri në 2300 euro”, Koçiu njofton rritje pagash për 3 kategori në Policinë e Shtetit

February 20, 2026
18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Berisha: Sot jemi krenarë për arritjet e saj! Mbetet faktor kyç paqeje dhe stabiliteti

Takimi i Ramës me Trump në Bordin e Paqes, Berisha: Mori mesazhe në korridore…

February 20, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 22 Shkurt 2026

February 20, 2026
Si po e bjerr Elda Hoti “narkoshtetin” e PD dhe misteri i dorëheqjes së Mark Markut

Si po e bjerr Elda Hoti “narkoshtetin” e PD dhe misteri i dorëheqjes së Mark Markut

February 20, 2026
Salianji nis foltoret anti-Berisha nga Korça? Ish-deputeti: Kur politika përpiqet të humbasë kuptimin e saj, forca vjen nga …

Partia Demokratike midis entuziazmit të bazës dhe frikës së kupolës

February 20, 2026
Rrahu dhe kërcënoi punonjësin e Policisë Bashkiake, shpallet në kërkim 19-vjeçari

Rrahu dhe kërcënoi punonjësin e Policisë Bashkiake, shpallet në kërkim 19-vjeçari

February 20, 2026
Prokurori që ndoqi Millosheviçin: Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së do të ishte barrë e rëndë për Kosovën

Prokurori që ndoqi Millosheviçin: Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së do të ishte barrë e rëndë për Kosovën

February 20, 2026
Ministrja Sala: Kemi gati protokollet e reja të onkologjisë, nisim punën për rritjen e kapaciteteve në 7 spitale rajonale

Ministrja Sala prezanton hapa të rinj për diagnostikimin e sëmundjeve të rralla në Shqipëri

February 20, 2026
Situata me virozat, Koçiu mbledh drejtuesit e strukturave shëndetësore: Vaksinimi, mënyra më efikase e përballimit të situatës

“726 pasuri të sekuestruara nga krimi”, Koçiu: Do t’u jepen familjeve të policëve të vrarë dhe…

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In