Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale të dhënat për Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, që e pozicionojnë atë të parin në Ballkan për nga rritja post-pandemike.
Duke iu referuar të dhënave të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve, Rama tha se aeroporti përpunoi 11.6 milionë pasagjerë në vitin 2025 një shifër që përfaqëson një rritje prej 8.7 % krahasuar me vitin 2024 dhe që forcon pozicionin e Rinasit si nyja kryesore ajrore në Ballkanin Perëndimor.
“Sipas statistikave të publikuara nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës – TIA, përpunoi 11.6 milionë pasagjerë në vitin 2025, duke shënuar një rritje prej 8.7% krahasuar me vitin 2024 dhe duke u renditur i pari në rajon. Gjatë vitit 2025 u shtuan 15 destinacione të reja dhe 7 linja ajrore partnere”, shkroi Rama në Facebook.












