• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 7, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Aeroporti i Vlorës, shpëtimtar i turizmit në Jug

by Fatos Çoçoli
15/08/2024 10:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fatos Çoçoli

Për shkak të çmimeve të rritura ndjeshëm në Jug, që nga çmimi i shezloneve e deri tek ai i pjatave që serviren për drekë e darkë, shumë prej nesh janë pesimistë dhe parashikojnë se turizmi në Rivierën shqiptare do të vijojë të shtrenjtohet. Kjo mund të ndodhë me destinacionet e luksit, por për qytetet, fshatrat, hotelet dhe shtëpitë në Jug që pranojnë turizmin masiv, do të ndodhë e kundërta. Po si kështu?! Gjithkush prej nesh mund ta bëjë këtë pyetje. Duket e vështirë ta besosh se do të ulen çmimet, pasi në turizëm këto tri dekada, Shqipëria e ka pasur shkallën e çmimeve nga Veriu në Jug me rritje. Arsyeja kryesore e çmimeve është se Jugu ka shumë më pak sipërfaqe bregdeti dhe mjedise pushimi se Durrësi apo Shëngjini. Arsyeja tjetër qëndron në atë që Jugu është më i vështirë për t’u arritur se Durrësi apo Shëngjini, megjithëse veprat e mëdha infrastrukturore, si tuneli i Llogarasë apo autostrada e kategorisë “A” të BE-së ThumanëKashar, e kanë afruar shumë. Jugu është në moment të vështirë sot. Pronarët e hoteleve në Gjirokastër thonë se në qershor vunë para nga të tyret për të mbajtur hotelet hapur. Korriku ishte 40 për qind më pak se korriku 2023, në nivel të klientëve të hoteleve të tyre, të huaj apo vendës.

Gjirokastritët nuk i kishin ngritur çmimet këtë vit. Edhe pse kishin më pak klientë. Por gjëmën ua kishin bërë Saranda dhe Ksamili, pasi shumicën e klientëve i marrin nga vizitorët në Sarandë dhe Ksamil. Rrinin me shpresë që gushti do të ishte mirë. Dhe gushti është mirë, shyqyr Zotit! Me këtë shpresë në fund të korrikut rrinin edhe pronarët e hoteleve dhe restoranteve në Gjirokastër. Jugu rrezikon të kthehet sërish me një sezon turizmi të fortë vetëm një muaj e pak: 10 korrik-20 gusht. Agjencitë e makinave me qira të thonë se përtej 20 gushtit nuk kanë prenotime nga vizitorë të huaj apo vendës, ndërkohë që në shtator 2023 puna e tyre vlonte. Ne presim vizitorë të huaj, shumica e të cilëve mëngjesin e hanë te byrektoret e lagjeve të qyteteve tona. Duhet të tregohemi të kujdesshëm me çmimet, pasi kemi fituar emër si vend turistik me çmime të ulura. Duhet ta ruajmë fort këtë emër. Ndryshe, lamtumirë turistë të huaj në rritje të fortë çdo vit. Ndërkohë, Jugu e ka një shpëtimtar.

Po kë? Ai është Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës. Operatorët turistikë me eksperiencë gjykojnë se çmimet, sidomos në Rivierën e Jugut, do të fillojnë të ulen apo të barazohen brenda pak viteve me Shqipërinë e Mesme apo të Veriut, sapo të fillojë nga funksionimi aeroporti i Vlorës. Janë tri arsye kokëforta, që operatorët turistikë ata mendojnë se do të ndodhë kështu. Së pari, operatorët turistikë shprehen se ky aeroport do e sjellë turizmin e Jugut më afër me turistët e huaj. Prenotimet e tyre do të fillojnë që nga muajt mars e prill për të mbaruar në tetor. Më shumë turistë nuk do të thotë çmime më të kripura, përkundrazi.

Së dyti, rrugët më të përshtatshme do të shtyjnë gjithnjë e më shumë emigrantë shqiptarë të planifikojnë pushimet e tyre në atdhe në Jug. Së treti, një pjesë e mirë e emigrantëve tashmë kanë blerë apartamente në Vlorë, por edhe në të gjithë bregdetin e Rivierës, deri në Ksamil. Në dhjetor të këtij viti, Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës përfundon fizikisht së ndërtuari. Që tani është konfiguruar qartë pista e tij, më e gjatë se ajo e aeroportit të Rinasit, e cila do të ketë edhe një pistë paralele, për të kontrolluar përpunimin e avionëve. Ka filluar certifikimi ndërkombëtar i stafit, ndërkohë që aeroporti pritet të nisë fluturimet në muajt mars ose prill të vitit 2025. Me një sipërfaqe prej 309 hektarë dhe një investim prej 104 milionë euro, Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës është i kategorisë 4E, një nga kategoritë më të larta në Ballkan. Kjo kategori mund të përpunojë edhe avionë transatlantikë.

Nga SHBA-të mund të vijnë vizitorë për pushime në Shqipëri drejt e nga ky aeroport. Pista e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës do të jetë e gjatë 3.2 km me gjerësi 60 metra. Terminali i pritjes dhe përpunimit të pasagjerëve do të ketë një hapësirë 20 mijë metër katrorë, e mjaftueshme për të përpunuar edhe 3 milionë pasagjerë në vit. Eksperienca e ndërtimit të aeroporteve të rinj kërkon 3 faktorë kryesorë në ndërtimin e një aeroporti. Ato janë transporti i zhvilluar, tregtia dhe turizmi. Me veprat e reja infrastrukturore, Jugu i vendit ka sot një kurorë rrugësh më të zhvilluar dhe shumë premtuese. Edhe pse tregtia me Greqinë nuk është e zhvilluar sa duhet në Jug, sërish ajo është një faktor ndihmues. Faktori përcaktues është zhvillimi i turizmit te ne.

Turistët e huaj që do të duan Rivierën dhe në tërësi Jugun e Shqipërisë për të vizituar, me aeroportin e Vlorës kanë portën e duhur për të hyrë dhe kaluar në destinacionet që duan. Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës është praktikisht më i gjati në Ballkan. Futja në veprim e tij në mars apo prill 2025 do t’i japë oksigjen të plotë turizmit në Jug të vendit. Aeroporti pritet ta rrisë ekonominë rajonale të Vlorës me mbi 11 për qind çdo vit, ndërsa ekonominë e Shqipërisë me mbi 0.4 për qind. Ai do të nxisë ndërtimin e hoteleve të reja përgjatë gjithë rrugës nga aeroporti deri në Vlorë. Kjo duhet shpallur zonë e lirë ekonomike dhe çdo strukturë biznesi në këtë zonë duhet të ketë taksat zero për 5-8 vitet e para të aktivitetit.

Next Post
Avokati i Noizyt flet për gjendjen e reperit në paraburgim: Nuk është në shtëpi pushimi! Ka dëshmitarë me të cilët…

Avokati i Noizyt flet për gjendjen e reperit në paraburgim: Nuk është në shtëpi pushimi! Ka dëshmitarë me të cilët…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara të Shqipërisë

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara të Shqipërisë

December 6, 2025
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Buxheti i 2026, pse i vetmi opozitar mbeti Erion Braçe?

December 6, 2025
A kërkon karrigen e Berishës? Përgjigjet Salianji: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

A kërkon karrigen e Berishës? Përgjigjet Salianji: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

December 6, 2025
“Babi eja”/ Qeni kafshoi 2-vjeçarin, babai shqiptar: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë përgjithmonë

“Babi eja”/ Qeni kafshoi 2-vjeçarin, babai shqiptar: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë përgjithmonë

December 6, 2025
Çfarë synon lëvizja e tij? Ervin Salianji e zbulon vetë: Janë qindra dhe mijëra demokratë që…

Çfarë synon lëvizja e tij? Ervin Salianji e zbulon vetë: Janë qindra dhe mijëra demokratë që…

December 6, 2025
Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema e Krishtlindjeve në Betlehem

Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema e Krishtlindjeve në Betlehem

December 6, 2025
Fermerët nuk tërhiqen, bllokojnë pikat nevralgjike të rrjetit rrugor në Greqi, kaos në autostrada

Fermerët nuk tërhiqen, bllokojnë pikat nevralgjike të rrjetit rrugor në Greqi, kaos në autostrada

December 6, 2025
Hyri në Itali një muaj më parë vetëm me pasaportën në dorë, 18-vjeçari shqiptar kapet me kokainë

Hyri në Itali një muaj më parë vetëm me pasaportën në dorë, 18-vjeçari shqiptar kapet me kokainë

December 6, 2025
Nuk ka gjumë më 14 qershor, Shqipëria do luajë ndeshjen e parë në orën 04:00 nëse kualifikohet (Kalendari i plotë i Botërorit 2026)

Nuk ka gjumë më 14 qershor, Shqipëria do luajë ndeshjen e parë në orën 04:00 nëse kualifikohet (Kalendari i plotë i Botërorit 2026)

December 6, 2025
Musk reagon ashpër pas gjobës 120 mln euro: BE-ja duhet të shfuqizohet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

Musk reagon ashpër pas gjobës 120 mln euro: BE-ja duhet të shfuqizohet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

December 6, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In