• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Aeroporti i Vlorës do ndërtohet me çdo kusht, me ose pa turqit”

by Java News
07/11/2018 13:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëse negociatat me Gjatë raportimit në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri e cilësoi si mjaft të domosdoshëm për turizmin aeroportin e Vlorës. Për pasojë, ai tha se nëse bisedimet me konsorciumin turk nuk do të mbyllen,  qeveria është e vendosur të ndërtojë me buxhetin e saj. “Jemi në negociata për aeroportin e Vlorës. Nëse ne nuk i përfundojmë këto negociata në kohën e duhur, pra shumë shpejt, do të tentojmë çdo lloj mënyre përfshirë edhe skemë me financim nga buxheti i shtetit për ta bërë të mundur këtë aeroport.

Janë  parashikuar të gjitha hapësirat buxhetore nga ministria e Financave që të mbulohen brenda limiteve që na lejon hapësira për financimin e Partenireteve Publik Privat të kemi mundësi ta bëjmë këtë aeroport. Sepse e ardhmja e turizmit shqiptar nuk mund të mbahet peng nga mungesa e një aeroporti. Ndryshe ne nuk do të kemi turizëm pa bërë një aeroport në Vlorë. Shqipërisë i duhet patjetër një aeroport në Vlorë në mënyrë që të aksesohet një pjesë e territorit të jugut sidomos zonat që kanë potenciale të mëdha turistike”, tha Gjiknuri.

Ministri i linjës tha gjithashtu se qeveria po tenton që të gjejë investues privatë për ndërtimin e aeroporteve në Sarandë dhe Kukës.

Sipas Gjiknurit, aeroporti i Sarandës është i domosdoshëm sepse Korfuzi është i  mbingopur dhe nga porti i Sarandës kanë hyrë mbi 600 mijë qytetarë. Do të thotë që ka një fluks të madh njerëzish që lëvizin në drejtim të Sarandës. Saranda ka dhe kapacitete akomoduese më shumë se çdo vend tjetër i Shqipërisë.

“Kemi hapur garën për aeroportin e Kukësit që do të jetë një investim tërësisht privat. Pra koncesionohet aeroporti i Kukësit me shpresë që të ky të përdoret nga linajt me kosto të ulët. Sipas studimeve paraprake të fizibilitetit ka interes qoftë nga pjesa e Kosovës qoftë nga pjesa veriore e Shqipërisë, sidomos për disa destinacione  si Zvicra, Britania e Madhe.”

Terminal kroçerash në Durrës

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, njoftoi edhe ndërtimin e një terminale kroçerash në qytetin e Durrësit. Edhe ky investim pritet që t’i jepet privatit.

“Pavarësisht se është i koncesionuar, në portin e Durrësit është hapur gara për thellimin e portit. Porti rrezikon të bllokohet të mos hyjnë anije të mëdha për shkak të nevojës për rritjen e thellësisë mbi 12 metra dhe shpesh herë ka ndodhur që anijet mbeten në Durrës. Ky projekt që është në letër mbi 10 vjet nuk është bërë realtitet. Fondet e nevojshme janë, gara është e çelur. Shpresojmë brenda këtij viti të lidhim kontratën dhe në krye të gjashtë muajve porti të ketë thellimin e nevojshëm. Po shikojmë mundësinë përmes investimit privat të një terminali të krocerave në Durrës, sepse interesi për kroçerat është rritur. Kjo do të bëjë të mundur rritjen e të ardhurave për portin dhe turizmin pasi ka interes për të sjellë të paktën 1 krocerë në ditë”,argumentoi Gjiknuri.

a.ç

Next Post
KQZ kërkon ambiente të reja dhe dy makina, Fino: I keni më të mira se ne

KQZ kërkon ambiente të reja dhe dy makina, Fino: I keni më të mira se ne

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Komisionerja Kos anulon vizitën në Kosovë për shkak të zhvillimeve politike

Komisionerja Kos anulon vizitën në Kosovë për shkak të zhvillimeve politike

March 10, 2026
Akt-ekspertimi i shënimit “për Shkëlzenin”/ Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Fatmir Mediut

“Gërdeci”/ Kërkoi përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO rrëzon sërish kërkesën e Fatmir Mediut

March 10, 2026
Shpërthime në Teheran, raketat iraniane godasin kampin ushtarak gjerman në Jordani

Shpërthime në Teheran, raketat iraniane godasin kampin ushtarak gjerman në Jordani

March 10, 2026
Gjykata e Lezhës lë në burg portugezin që ekzekutoi Nikulajn

Vrasja e Nikulajt në Shëngjin, portugezi paraqitet në gjyq, priten konkluzionet e mbrojtjes

March 10, 2026
Pas një viti bllokim total, Gjykata e Lartë nis nga puna: Në pritje për t’u shqyrtuar 35 mijë dosje

Masat e sigurimit në fokus, Gjykata e Lartë nis ndryshimin e praktikës gjyqësore

March 10, 2026
Irani vazhdon sulmet në vendet e Gjirit, vritet një grua në Bahrejn, Kuvajti dhe Arabia ]rrëzojnë 11 dronë dhe 1 raketë balistike

Irani vazhdon sulmet në vendet e Gjirit, vritet një grua në Bahrejn, Kuvajti dhe Arabia ]rrëzojnë 11 dronë dhe 1 raketë balistike

March 10, 2026
Autostradat e 2025-ës, projektet: Nga korridoret evropiane, te bregdeti

Rrjeti i rrugëve pakësohet me 181 km në 10 vite, qarqet me rënie dhe rritje

March 10, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

March 10, 2026
SHBA sfidon Kinën! Lufta për naftën iraniane dhe kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

SHBA sfidon Kinën! Lufta për naftën iraniane dhe kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

March 10, 2026
Shqipëria ftohet në tryezën e historisë

Parlamenti nuk është noter i arrestimeve

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In