• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Aeroporti i Vlorës/ Bardhi publikon dokumentet: Kompanitë fiktive, nuk plotësonin kriteret ligjore për të fituar koncesionin

by Os De
22/10/2025 21:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka publikuar në rrjetin e tij social Facebook, dokumente shtetërore, lidhur me koncesnionin për Aeroportin e Vlorës. 

Bardhi thotë se mega-afera e koncesionit të Aeroportit të Vlorës është provuar me dokumente shtetërore si një procedurë fiktive, me kompani fiktive dhe me veprime të kryera hapur në mashtrim të ligjit. 

Reagimi i plotë i Gazment Bardhit:  

Belinda Balluku është emri dhe firma e çdo afere korruptive të qeverisë së Edi Ramës. Mega-afera e koncesionit të Aeroportit të Vlorës është provuar me dokumente shtetërore si një procedurë fiktive, me kompani fiktive dhe me veprime të kryera hapur në mashtrim të ligjit. Në çdo faqe të kësaj skeme shfaqet i njëjti emër: Belinda Balluku. Pak histori për shumë korrupsion 

Dokumentacioni zyrtar i procedurës tregon qartë se kompanitë Mabco Construction dhe 2A Group nuk plotësonin kriteret ligjore për të fituar koncesionin e Aeroportit të Vlorës. Për këtë arsye, gjatë aplikimit, ato futën në mënyrë fiktive në konsorcium kompaninë turke YDA Group, e vetmja me eksperiencë reale në ndërtimin e aeroporteve. 

Por vetëm një vit pas shpalljes fitues, YDA Group u tërhoq nga zotërimi i 40% të aksioneve. Aksionet u shitën tek njëra nga kompanitë koncesionare për shumën qesharake prej 4 450 euro. Pra, 40% e një aeroporti ndërkombëtar, me fitime të parashikuara mbi 700 milionë euro, u vlerësuan sa një makinë e vjetër e përdorur! Në çdo shtet normal, ky akt do të kishte anuluar automatikisht koncesionin. Por në Shqipërinë e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, nuk ka asgjë normale – ka vetëm korrupsion, vjedhje dhe zhvatje. 

  • Një krim i shkruar në letra

Ministrja përgjegjëse për koncesionin e Aeroportit të Vlorës, Belinda Balluku, miratoi tërheqjen e kompanisë turke pa bërë asnjë zhurmë, pa ngritur asnjë shqetësim dhe duke pranuar zyrtarisht fiktivitetin e gjithë procedurës. Vetëm dikush i përfshirë që në nisje në skemën korruptive mund të heshtë në një situatë kaq flagrante fiktiviteti. 

Do të mjaftonte vetëm publikimi i shkresës, ku Belinda Balluku lejon transferimin e aksioneve dhe pranon zyrtarisht fiktivitetin e procedurës, që sot SPAK të kishte shkuar në zyrën e saj për ta nxjerrë prej aty dhe për ta mbyllur në Pjoskë. 

Ky krim nuk është edhe aq intelektual sa t’i shpenzojë SPAK-ut shumë kohë për ta hetuar. Procedura fiktive është në letra. Në letra janë edhe lidhjet familjare të Belinda Ballukut me njërën prej kompanive koncesionare. Krimi është njësoj flagrant si afera tjetër e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut me 53 milionët eurot PLUS të Tunelit të Llogarasë. Edhe ky një krim aspak intelektual, por dosja e të cilit qëndron ende e paprekur në SPAK. 

Faktet janë publike, dokumentet ekzistojnë. Çështja është se na duhen prokurorë që nuk kanë vija të kuqe të paracaktuara për pandëshkueshmërinë apo prokurorë që nuk intimidohen nga krimi i organizuar. Kjo mbetet ende për t’u provuar! 

 

 

 

 

Next Post
“Ervis Martinaj është gjallë deri sa …” , eksperti i Sigurisë flet mbi zhdukjen e mistershme

Babai kërkoi shpalljen e Ervis Martinajt si të zhdukur, ekspertët sqarojnë pasojat ligjore dhe skenarët e mundshëm 

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015

BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015

February 9, 2026
Kërkoi 45-vite burg për ish-krerët e UÇK, Rama: Nuk e di ku buron filli logjik i prokurorisë për varrosjen për së gjalli të atyre burrave

Kërkoi 45-vite burg për ish-krerët e UÇK, Rama: Nuk e di ku buron filli logjik i prokurorisë për varrosjen për së gjalli të atyre burrave

February 9, 2026
Sekretari i Përgjithshëm i PS: Nuk do ta pranojmë që një organ jo i zgjedhur nga qytetarët, të pezullojë një ministër!

Sekretari i Përgjithshëm i PS: Nuk do ta pranojmë që një organ jo i zgjedhur nga qytetarët, të pezullojë një ministër!

February 9, 2026
U konfliktua me qytetarin në afërsi të kthesës së Kamzës, polici nxjerr pistoletën, AMP nis hetimet (VIDEO)

U konfliktua me qytetarin në afërsi të kthesës së Kamzës, polici nxjerr pistoletën, AMP nis hetimet (VIDEO)

February 9, 2026
U kërkuan 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, reagon Balla: Alarm serioz se si po trajtohet historia e luftës së Kosovës!

U kërkuan 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, reagon Balla: Alarm serioz se si po trajtohet historia e luftës së Kosovës!

February 9, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Defaktorizimi i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

February 9, 2026
Balluku mban postin, analisti: Gjykata Kushtetuese tregoi mungesë dinjiteti, e paaftë për të dhënë drejtësi!

Balluku mban postin, analisti: Gjykata Kushtetuese tregoi mungesë dinjiteti, e paaftë për të dhënë drejtësi!

February 9, 2026
Kur Kryeministri thotë që pezullimi “paralizon institucionin”

Kur Kryeministri thotë që pezullimi “paralizon institucionin”

February 9, 2026
I riu shqiptar bën për spital berberin në Greqi, arrestohet nga policia

I riu shqiptar bën për spital berberin në Greqi, arrestohet nga policia

February 9, 2026
Protesta e PD-së, Berisha: Asnjë nuk na ndal, zëri ynë do të dëgjohet deri në Bruksel

Protesta e PD-së, Berisha: Asnjë nuk na ndal, zëri ynë do të dëgjohet deri në Bruksel

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In