• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Aeroporti i Rinasit rekord të ri fitimesh, 25 mln euro fitim bruto

by Java News
08/05/2019 15:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kulmin e përplasjes me qeverinë për treguesit ekonomik të koncesionit, Aeroporti i Rinasit ka vendosur një rekord të ri fitimesh. Të dhënat nga bilanci zyrtar i dorëzuar në QKR, tregojnë se gjatë vitit të kaluar fitimi bruto i kompanisë kërceu në 48.5 për qind e xhiros duke u konfirmuar kështu si një nga kompanitë më fitimprurëse në Shqipëri.

Sipas të dhënave nga bilanci, për vitin 2018, Tirana International Airport arkëtoi 6.4 miliardë lekë nga tarifat dhe shërbimet e tjera aeroportuale, nga të cilat 3.1 miliardë lekë ose rreth 25 milionë euro shkuan si fitim bruto për kompaninë.

Ndërsa pas pagesës së taksave, fitimi neto i kompanisë për vitin e kaluar rezultoi rreth 20 milionë euro, pjesa dërrmuese e të cilave janë shpërndarë si dividentë për aksionerët.

Prej vitesh aeroporti i Rinasit është një nga bizneset më fitimprurëse në Shqipëri për shkak të monopolit absolut mbi fluturimet ajrore. Pas ankesave të vazhdueshme nga qytetarët për çmimet e larta të biletave, vitin e kaluar qeveria shqiptare pajtoi një auditim të pavarur për treguesit ekonomik të koncesionit.

Auditimi i kryer nga BDO Albania konkludoi se në periudhën 2004-2017, kompania koncesionare ka fituar 85 milionë euro më shumë nga sa parashikohej në skenarin bazë të koncesionit.

Pas këtij auditimi, qeveria i ka kërkuar kompanisë që fitimi i tepërt t’i kthehet buxhetit të shtetit ose qytetarëve përmes uljes së tarifave. Por kompania e refuzoi kërkesën duke mos e njohur raportin e auditimit.

Pak ditë më parë, qeveria autorizoi avokatin e shtetit që të pajtojë një konsulent ndërkombëtar për ta këshilluar në konfliktin financiar me koncesionarin e Rinasit dhe nëse palët nuk do të gjejnë marrëveshje, gjasat janë që çështja të shkojë në arbitrazh./tch

 

/a.meta

Next Post
I shkruajti letër Ramës, kush është “ekselentja” që mbrojti diplomën me notën 7

I shkruajti letër Ramës, kush është "ekselentja" që mbrojti diplomën me notën 7

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In