• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Adriatik Llalla po harrohet me procedurë/ I kërkuar vetëm me letra në Shqipëri, por jo jashtë vendit

by Java News
07/10/2021 19:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kanë kaluar mbi dy javë nga dënimi i ish – Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, por Spak ka “harruar” ta shpallë atë në kërkim ndërkombëtar.

Interesimit se përse nuk është vendosur emri i njeriut më të rëndësishëm të akuzës në listën e të kërkuarve, iu dha përgjigjja: “Po presim të përfundojë kërkimi kombëtar”.

Por në të vërtetë kërkimi kombëtar bëjnë me dije burime të sigurta policore konsiderohet i ezauruar, sa kohë autoritetet policore gjenden përpara faktit të kryer.  “Llalla rezulton të ketë dalë nga Shqipëria, pak ditë përpara se në datën 22 shtator të shpallej fajtor i formës së prerë nga një trupë gjyqësore e gjykatës së posaçme antikorrupsion”.

“Këto të dhëna rezultojnë të regjistruara në sistemin TIMS, që mban shënim çdo hyrje dalje përmes PKK, dhe Llalla ka dalë nga Rinasi me destinacion Italinë”, – u përgjigj një zyrtar i kufirit sipas të cilit mjaftonte një klik në TIMS për të zbardhur nëse ish- prokurori i Përgjithshëm gjendej apo jo në Shqipëri.

Por ndonëse të informuar për këtë largim, teksa zërat publikë e kishin njoftuar “arratisjen”  zyrtarët e policisë së Tiranës insistojnë se “prezenca e OPGJ të komisariatit lokal ishte e pashmangshme, ata duhet të shkonin në banesën e Adriatik Llallës sepse kështu e kërkon procedura, mbasi vendimi dhe urdhri i prokurorisë në këtë rast SPAK duhet të bëhet i ditur në qendrën e banimit që është shtëpia” .

Mirëpo nga mbrëmja e 22 shtatorit kur një grup prej tre oficerësh firmosën procesverbalin e mosgjetjes, nuk ka më asnjë hap për gjetjen e ish zyrtarit të lartë, arrestimi i të cilit është më tepër simbolik.

“Ai ishte mes njerëzve më të rëndësishëm të akuzës, dhe SPAK mund të kishte vepruar ndryshe, menjëherë sapo prokurorët e SPAK konstatuan mosgjetjen dhe u gjendën përpara faktit të largimit, ata mund të kërkonin shpalljen në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli” shprehet një tjetër zyrtar i lartë i Policisë së Shtetit i cili insiston se policia nuk mundet të shpallë ndërkombëtarisht ish prokurorin e përgjithshëm pa e kërkuar prokurori i çëshjes, në këtë rast SPAK.

“Aktualisht Llalla është i kërkuar procedurialisht brenda kufirit, mbasi policia është e bindur që ai ka kaluar kufirin dhe nuk ka përse të pritet 3 muaj derisa të digjet ky afat. Asgjë nuk e pengon SPAK të kërkojë ndërkombëtarisht ish prokurorin e përgjithshëm të dënuar me dy vjet burgim dhe heqje për pesë vjet të të drejtës për të ushtruar funksione publike” shton i njëjti zyrtar që trajtoi shkresat dhe i përcolli ato pa asnjë efekt për arrestimin dhe ekzekutimin e vendimit të gjykatës.

Por teksa ngjan se çdo gjë është një procedurë, ky afat mund të përdoret fare mirë nga ish- prokurori i Përgjithshëm. Në rastin më të mirë, ai mund të luajë me kartën që hodhi në fushën e gjykatës kur deklaroi se “ ishte sëmurë dhe ndaj kërkoj shërbim prove”.

Karta e të qenurit me problem shëndetësore mund të luhet në muajt në vazhdim prej avokatëve të tij në Shqipëri dhe jashtë, në vendin ku ai është larguar por që nuk konfirmohet nëse është Zvicra apo Hungaria.

Nëse ish- prokurori i Përgjithshëm deri në dhjetor 2017 atëherë kur i përfundoi mandati pesë vjeçar, mundëson shtrimin në një spital jashtë vendit, dhe ndërkohë procedurat për shpalljen ndërkombëtare të tij lëvizin ngadalë, atëherë edhe dorëzimi i tij me pranga në duar tek drejtësia shqiptare do jetë mjaft i vështirë, dhe do të hyjë sërish në një hulli procedurash tek të cilat do të zotërojnë të drejtat e njeriut dhe garancitë kushtetuese.

“E sigurt është që loja që po ndjek ish prokurori i përgjithshëm është shmangia e prangave në duar dhe kthimi në vend me këtë status, se si do ta realizojë ai këtë gjë, mbetet për tu parë” – tha një specialist pranë Interpol Tiranës që përshkroi se detyra e institucionit është thjesht ajo e një korrieri.

“Sapo të mbërrijë kërkesa nga Spak ne e delegojmë pranë Interpolit qendror që së bashku me të dhënat emri , mbiemri, ngjyra e syve, mosha dënimi publikohen menjëherë nga qendra në Lion”. Por përse kjo nuk po ndodh  do të kuptohet nga lëvizja e parë e avokatëve që pritet të dorëzojnë rekursin dhe që aty do të dalin hapur lëvizjet e tyre./m.j

Next Post
Fati yt/ Horoskopi, 18 korrik 2021

Horoskopi i karrierës për çdo shenjë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

February 14, 2026
Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari nderon figurën e Hafiz Ali Korçës gjatë vizitës në Kavajë

Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari nderon figurën e Hafiz Ali Korçës gjatë vizitës në Kavajë

February 14, 2026
Eva Dumani rikthehet pas 12 vitesh në Siri/ Reagon Ministria e Jashtme: Operacioni u realizua me mbështetjen e partnerëve

Eva Dumani rikthehet pas 12 vitesh në Siri/ Reagon Ministria e Jashtme: Operacioni u realizua me mbështetjen e partnerëve

February 14, 2026
“U krye shpërthim i planifikuar për shkak të punimeve”, ARRSH reagon për bllokimin e rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë

“U krye shpërthim i planifikuar për shkak të punimeve”, ARRSH reagon për bllokimin e rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë

February 14, 2026
“Urdhrin e dhashë unë”, Klod Cara merr fajin për plagosjen e Dhimo Mecit në burgun grek (FOTO)

“Urdhrin e dhashë unë”, Klod Cara merr fajin për plagosjen e Dhimo Mecit në burgun grek (FOTO)

February 14, 2026
Akuzat për helmimin e Navalny me toksinë bretkosash, reagon Rusia: Mashtrim i propagandës perëndimore

Akuzat për helmimin e Navalny me toksinë bretkosash, reagon Rusia: Mashtrim i propagandës perëndimore

February 14, 2026
Lista Basha, një ëndërr e keqe pranvere

Bojkot lara-lara, të ftojnë në Uashington, të lenë pas dere në Mynih!

February 14, 2026
Gripi arrin pikun në Shqipëri, rreth 16 mijë raste vetëm gjatë javës së fundit

“Mund të zgjasë deri në mars”/ Gripi nuk tërhiqet, mjekët apel për kujdes: Këtë javë u raportuan mbi 15 mijë raste

February 14, 2026
Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësoren, transportohet në spital e plagosura

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësoren, transportohet në spital e plagosura

February 14, 2026
Trafik i rënduar nga “Tuneli i Krrabës” drejt Librazhdit, aksident me dy të plagosur në Labinot-Fushë

Trafik i rënduar nga “Tuneli i Krrabës” drejt Librazhdit, aksident me dy të plagosur në Labinot-Fushë

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In