• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Adriatik Llalla “non grata” në SHBA, vëllai i deputetit Lita i paguan lobimin për ta nxjerrë nga lista e zezë

by Java News
04/11/2019 20:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla është një prej tre zyrtarëve të lartë shqiptarë, të cilëve Sekretari Amerikan i Shtetit, publikisht i ka komunikuar vendimin për mos të shkelur më kurrë në tokën amerikane.

Sekretari Amerikan i Shtetit mori këtë vendim drastik për ish-kryeprokurorin më 14 shkurt 2018. Ndryshe nga Tom Doshi dhe Vangjush Dako që nuk janë shprehur asnjëherë për këtë vendim ekstrem, ish-kryeprokurori Adriatik Llalla nuk është pajtuar me këtë qëndrim amerikan ndaj tij dhe familjes.

Rreth një vit më pas, zoti Llalla nis përpjekjet për të dalë nga lista e zezë amerikane. Ky dokument tregon angazhimin e një kompanie lobuese në New York e quajtur “Sher Tremont”e, e cila ka lidhur një kontratë me ish-prokurorin më 15 Shkurt 2019 e si objekt pune ka, “anulimin e vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit për t’i ndaluar atij dhe familjes hyrjen në SHBA”.

Për këtë aktivitet lobues, në kontratë sanksionohet se është paguar shuma e 5.000 dollarëve. Ndërkohë që aktiviteti lobues në SHBA është legjitim nëse ndodh brenda kornizës ligjore amerikane të përcaktuar, në rastin e zotit Llalla interesant është fakti se kush i pagoi këto 5.000 dollarë. Në kontratën mes kompanisë lobuese “Sher Tremonte” dhe zotit Llalla shuma e 5.000 dollarëve nuk është paguar prej tij, por prej një kompanie ndërtimi e quajtur “Lita Brothers Construction, LLC” me qendër në New York.

Sipas të dhënave nga regjistri i kompanive të biznesit në SHBA rezulton se pronar i kësaj kompanie është shtetasi shqiptaro-amerikan Bedri Lita.

Zoti Bedri Lita është vëllai i deputetit demokrat Korab Lita. Mbetet e paqartë përse Bedri Lita paguesi shumës së 5.000 dollarësh u përfshi në këtë operacion lobimi në favor të Adriatik Llallës. Për këtë çështje, Top Channel pyeti deputetin Korab Lita se çfarë komenti kishte ai për përfshirjen e të vëllait në këtë histori lobimi.

Korab Lita deklaroi:

“Nga informacionet që kam, bëhet fjalë për një ngjarje përpara se unë të hyja në Parlament. Prej 30 vitesh vëllai im jeton në SHBA dhe është shtetas amerikan. Veprimtaritë dhe jetët tona janë të ndara prej 30 vitesh. Secili nga ne ka jetë të pavarura nga njëri-tjetri”. /tch/

Next Post
Turqia do të kthejë në vendet e tyre militantët e burgosur të IS-it

Turqia do të kthejë në vendet e tyre militantët e burgosur të IS-it

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Friedman: Unë jam vajza që Hitleri e kishte frikë

Friedman: Unë jam vajza që Hitleri e kishte frikë

January 28, 2026
“Përgjithmonë vetëm!”/ Shenjat e horoskopit që nuk duan dhe nuk do të kenë një lidhje

‘Koha të lini pas planet e vjetra’, java e fundit e janarit, zbuloni 3 fatlumët e horoskopit/ Ja çfarë parashikohet për secilën shenjë

January 28, 2026
Ngjarja në Rinas, Preç Zogaj: Atentati, një larje hesapesh mes botës së krimit

Zogaj ngre akuza për strategjinë e zvarritjes së proceseve gjyqësore: Drejtësisë po tentohet t’i priten tubat, nuk po e lenë të rrjedhë

January 28, 2026
Moti i keq godet Gadishullin Iberik, 6 viktima/ Mbi 800 mijë banorë mbeten pa energji elektrike

Moti i keq godet Gadishullin Iberik, 6 viktima/ Mbi 800 mijë banorë mbeten pa energji elektrike

January 28, 2026
Një i penduar që mbulohet nga heshtja dhe një i papenduar që vazhdon luftën nga varri 

A jemi në strategjinë amerikane të mbrojtjes?

January 28, 2026
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Veliajn-Vangjeli: Tregoi se sistemi funksionon

Vangjeli kundër burgut për parkim të gabuar: Në Evropë të heqin patentën, nuk të arrestojnë

January 28, 2026
“Kodi penal shqiptar ka masa të forta për drogën”-Gjoni: Dënohesh 2 herë më shumë se në vendet e BE

“Kodi penal shqiptar ka masa të forta për drogën”-Gjoni: Dënohesh 2 herë më shumë se në vendet e BE

January 28, 2026
Aksionet e fundit, Çupi: Rama po tenton të bëjë Shqipërinë evropiane

Dekriminalizimi i shpifjes/ Frrok Çupi: Detyra e shtetit është të garantojë liri, e gazetarit të vërtetën!

January 28, 2026
Rumani, momente tensioni/Tifozi i PAOK thyen kamerën e gazetarit para spitalit ku po trajtohen tre të plagosurit

Rumani, momente tensioni/Tifozi i PAOK thyen kamerën e gazetarit para spitalit ku po trajtohen tre të plagosurit

January 28, 2026
Aksioni i policisë në Mitrovicën e Veriut zbulon arsenal armësh, municion dhe uniforma të policisë serbe

Aksioni i policisë në Mitrovicën e Veriut zbulon arsenal armësh, municion dhe uniforma të policisë serbe

January 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In