Adriatik Llalla nis hetimet për shqetësimet e Spartak Brahos
Prokuroria e Tiranës, nis hetimet për letrën e kryetarit të Komisionit Parlamentar të Sigurisë Spartak Braho.
Sipas mediave Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, ka vënë në lëvizje prokurorin e kryeqytetit për të verifikuar informacionet që deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Braho i kishte renditur në një letër-sekrete dërguar krerëve të institucioneve. Letra është marr në dorëzim nga prokurorja e çështjes Antoneta Sevdari e cila ka nis verifikimin e pretendimeve të deputetit Braho.
Mësohet se në letër, ndër të tjera Braho pretendon se ish-deputeti i Partisë Socialiste Tom Doshi dhe ish-ministri i energjetikës Dritan Prifti po manipulojn të arrestuarin Kastriot Ismailaj. Braho pretendon se Doshi dhe Prifti kanë takuar bashkëshorten e Ismailajt në një nga lokalet e hoteleve të njohura në Tiranë, ku kanë kërkuar që të ndikoj te bashkëshorti Kastriot Ismailaj të dëshmoi dhe implikoj në aferën e kompanisë CEZ-shpërndarja kreun e Kuvendit Ilir Meta.
Kreu i komisionit të sigurisë, dyshon se Doshi me anë të presionit kërkon që I arrestuari Ismailaj të pranoi faktin se ka qenë Meta ai që e ka prezntuar me drejtuesin e kompanisë CEZ-shpërndarja. Pavarësisht nisjes së hetimit, ku pritet të merret në pyetje Vojsava Ismailaj bashkëshortja e Kastriot Ismailajt, në media ajo ka mohuar presionin nga deputeti Doshi.
Vojsava Ismailaj ka pranuar se është takuar me deputetin Doshi me të cilin kanë njohje disa vjeçare por ka mohuar presionin apo nxitjen e tij për të ndryshuar dëshmin bashkëshorti i saj. Në prononcimin për media, Vojsava Ismailaj e ka cilësuar letrën e deputeti Braho si një kërcënim i hapur që bashkëshorti i saj të hesht dhe të tërhiqet nga padia në Gjykatën e Arbitrazhit në Vjenë.
Ndërkohë ende nuk dihet nësë prokuroria e Tiranës do të marrë në pyetje për këtë takim deputetin Doshi apo do të kryej verifikimi mbi ndihmën e mundshme që ish-deputeti I PS-së i ka dhënë familjes së Kastriot Ismailajt.









