Një 16 vjeçare ka tentuar ti japë fund jetës duke pirë 60 pilula paracetamol. Adoleshentja nga fshati Vlocisht, Maliq ka arritur të shpëtojë falë ndërhyrjes së shpejtë.
Nuk dihen shumë detaje që mund të kenë nxitur vajzën të kryente këtë veprim ekstrem.
Komshinjtë kanë lajmëruar urgjentisht ambulancen.
Vajza ndodhet momentalisht në Spitalin Rajonal të Korçës, jashtë rrezikut për jetën.
/e.rr