Shikuesit mëngjesin e sotëm kanë ndier neveri ndaj një adoleshenteje, e cila tha se do që të shesë virgjërinë për 1 milion paund. Prezantuesit Holly Willoughby dhe Phillip Schofield të emisionit britanik “This Morning” gjithashtu nuk e besuan kur dëgjuan planin e 18-vjeçares Alexandra për të ndërmarrë këtë hap.
Aleexandra ka treguar se do të shes virgjërinë e saj për një milionë paund në mënyrë që të paguajë borxhet e prindërve si dhe të regjistrohet në Universitetin e Oksfordit. Vajza që me prejardhje është nga Evropa ka treguar se prindërit e saj nuk janë në dijeni për planin e saj.
E pyetur se pse do ta bëjë këtë gjë, ajo u shpreh: “Shumë vajza e kanë humbur virgjërinë e tyre me një djalë dhe janë zhgënjyer nga ai, kështu që kjo është një arsye e mirë për ta bërë këtë. Unë dua të shkoj në Universitetin e Oksfordit. Unë jetoj në një vend të varfër dhe kam nevojë për të ndihmuar edhe prindërit e mi”, tha adoleshentja.
Ajo po planifikon që të hapë “ankandin” me ndihmën e një agjencie për të pranuar ofertat e meshkujve nga tërë Evropa, dhe me ndihmën e kësaj agjencie do të zgjedhë shumën më të madhe. Por kjo nuk iu ka pëlqyer prezantuesve të emisionit dhe komentuesve të shumtë të cilët kanë thënë se vajza nuk është e vetëdijshme për rrezikun që po i bën vetes më këtë veprim.
E pyetur nëse mendon se ajo që Aleexandra po kërkon është një shembull i mirë për vajzat e tjera ajo ka thënë se fatkeqësisht, kur gjendeni në raste urgjente për t’i mbledhur paratë shpejtë, atëherë kjo është mënyra e duhur, përndryshe nuk do ia sugjeronte askujt ta shiste veten për para, shkruan noa.
Ndërsa e pyetur se si do të ndihet pas kësaj, 18-vjeçarja u shpreh se kjo nuk është emocionale, por thjesht një biznes, të cilën do ta kaloj duke pirë një gotë verë./a.k










