• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Adoleshenti mbijeton 49 ditë i vetëm në det të hapur

by Java News
24/09/2018 11:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një adoleshent indonezian ka mbijetuar 49 ditë në det, përpara se të shpëtohej nga një anije me flamur panamez dhe të kthehej në shtëpi. Aldi Novel Adilang, një 19-vjeçar nga Sulawesi, punonte si mbajtës i llambës gjatë peshkimit, në një zonë rreth 125 km nga bregu. I riu ishte i punësuar për të ndezur llambat e mjetit lundrues, të cilat tërheqin peshkun.

Çdo javë, dikush nga kompania e tij do të vinte për të mbledhur peshkun e kapur dhe për t’i çuar djaloshit ushqim, ujë dhe karburant. Mjeti lundrues prej druri, njëri prej 50 të tillëve që babai i djalit ka në pronësi, u largua shumë nga bregu, pasi erërat këputën kavot e ankorimit.

Edhe pse me shumë pak ushqime në magazinë, ai ia doli të mbijetonte duke djegur dru nga varka për të gatuar dhe duke e filtruar ujin e detit nëpërmjet veshjeve, për të minimizuar kripën. MV Arpeggio, një anije me flamur panamez, e gjeti atë në ujërat e Guamit, më 31 gusht.

I intervistuar nga kanali lokal i lajmeve, TribunManado, Aldi tha se ai mendonte se do të vdiste, pa i ardhur njeri në ndihmë. Ai tha se kishte menduar vetëvrasjen, por kujtoi këshillën e prindërve të tij për t’u lutur në momente ankthi. Ai përdori një Bibël që kishte me vete dhe gjeti forcën për të vazhduar përpara.

Pasi e shpëtuan, kapiteni i anijes panamez kontaktoi rojet bregdetare të Guamit dhe meqë anija po udhëtonte drejt Japonisë, djaloshi u dërgua në Tokuyama më 6 shtator. I riu fluturoi drejt shtëpisë në Manado, më 8 shtator, i shoqëruar nga zyrtarë të konsullatës, dhe raportohet se është në gjendje të mirë shëndetësore.

ma.me

Next Post
Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit çel siparin e shfaqjeve tek skena e re “arTurbina”

Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit çel siparin e shfaqjeve tek skena e re “arTurbina”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zhbllokohet rivlerësimi, Financat publikojnë udhëzimin e procedurave

Zhbllokohet rivlerësimi, Financat publikojnë udhëzimin e procedurave

February 23, 2026
A e përkrah Vetëvendosja Vjosa Osmanin? Kurti: Me 66 vota s’mund të nxjerrim kandidat

A e përkrah Vetëvendosja Vjosa Osmanin? Kurti: Me 66 vota s’mund të nxjerrim kandidat

February 23, 2026
Kërkoi 1 milion euro dëmshpërblim për prishje imazhi, Gjykata Administrative rrëzon kërkesën për padinë e aktores Anila Bisha ndaj “Diellës”

Kërkoi 1 milion euro dëmshpërblim për prishje imazhi, Gjykata Administrative rrëzon kërkesën për padinë e aktores Anila Bisha ndaj “Diellës”

February 23, 2026
Qëndroi rreth 3 orë në qytetin bregdetar, kryeministri Rama largohet nga Vlora me helikopter

Qëndroi rreth 3 orë në qytetin bregdetar, kryeministri Rama largohet nga Vlora me helikopter

February 23, 2026
Vendimi i GJK për komisionet e Kuvendit, Balla: Do të rimiratohen

Vendimi i GJK për komisionet e Kuvendit, Balla: Do të rimiratohen

February 23, 2026
Shembja e aksit Librazhd-Pogradec/ Banorët e Dragostunjës kërkojnë të kalojnë, policia i kthen mbrapsht

Shembja e aksit Librazhd-Pogradec/ Banorët e Dragostunjës kërkojnë të kalojnë, policia i kthen mbrapsht

February 23, 2026
Fundjava nis me mot të paqëndrueshëm, alternime kthjellimesh dhe reshje shiu

Parashikimi i motit për ditën e nesërme, ja çfarë ndodh me temperaturat

February 23, 2026
Tensionet me Iranin po rriten, dhjetëra diplomatë amerikanë largohen nga Libani për arsye sigurie

Tensionet me Iranin po rriten, dhjetëra diplomatë amerikanë largohen nga Libani për arsye sigurie

February 23, 2026
SPAK mbyll hetimet për një fraksion të dosjes “Toyota Yaris”

SPAK mbyll hetimet për një fraksion të dosjes “Toyota Yaris”

February 23, 2026
Kievi: Raundi i ardhshëm i bisedimeve për paqe në Ukrainë mund të mbahet këtë javë

Kievi: Raundi i ardhshëm i bisedimeve për paqe në Ukrainë mund të mbahet këtë javë

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In