• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Adoleshenti e godet dhe fyen/ Vdekja e 14-vjeçares shqiptare në Itali, zbulohet videoja ku i dashuri e dhunonte në një stacion autobusi

by S T
29/10/2024 17:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hetuesit italianë kanë siguruar një video, ku duket se 15-vjeçari shqiptar me inicialet M.C.S, dhunon 14-vjeçaren – po ashtu shqiptare – Aurora Tila, e cila vdiq pasi ra nga tarraca e një papafingoje në katin e shtatë të një pallati, mëngjesin e 25 tetorit në rrugën ‘IV Novembre’, Piacenza.

Sipas medias italiane “La Repubblica”, videoja është xhiruar rastësisht nga tre vajza në një stacion autobusi.

Aty shfaqet adoleshenti me inicialet M.C.S duke tërhequr, goditur dhe fyer Aurorën, e cila në ato momente shpëton vetëm falë ndërhyrjes së bashkëmoshatarëve të saj.

Gjithashtu, hetuesit kanë arritur të zbardhin pjesërisht dinamikën e levizjeve të vajzës ditën e ngjarjes, para se të humbte jetën.

Sipas dëshmive, i dashuri 15-vjeçar dalloj për xhelozinë e tij të tepruar. Fqinjët e pallatit ku ndodhi ngjarja janë shprehur se nuk kanë dëgjuar ndonjë zhurmë të çuditshme apo thirrje për ndihmë.

Adoleshenti shqiptar ka kërkuar ndihmë dhe ka raportuar për vdekjen e të miturës shqiptare pak pas orës 08.30.

Aurora u gjet në një pellg gjaku në tarracën e katit të pestë, pas një rënie nga 12 metra lartësi.

“As qiramarrësit e atij apartamenti – thotë Lorenza Dordoni, avokatja e familjes – nuk dëgjuan ndonjë gjë.”

Aurora ishte 1.50 metra e gjatë me peshë 33 kilogramë dhe duke marrë parasysh këto karakteristika fizike të saj, sipas autoriteteve ishte e vështirë për të që të ngjitej vullnetarisht mbi parmakë 1.20 metra të lartë.

Edhe sikur të kishte provuar – shtojnë autoritetet – ish i dashuri i saj ka pasur mundësitë për ta ndaluar.

Mediat italiane shtojnë se kohëve të fundit, Aurora shfaqej e pasigurtë për jetën e saj.

Frika e saj kishte shpërthyer pasi ajo kishte ndërprerë për herë të dytë lidhjen me 15-vjeçarin, në fillim të tetorit.

Ndërkohë, familja e Aurorës dhe autoritetet po presin rezultatet e autopsisë, të kryera nga mjeku Giovanni Cecchetto.

I dashuri shqiptar i moshës 15-vjeçare, është nën hetim për vrasje me dashje. Ai u arrestua pasditen e djeshme (28 tetor 2024) nga karabinierët e Piacenza-s të koordinuar nga prokuroria për të mitur të Bolonjës.

Djali, i marrë nga shtëpia në fshatin Gossolengo ku jeton me prindërit e tij, u burgos në burgun për të mitur “Pietro Siciliano” në Via del Pratello.

Next Post
FOTOLAJM/ Mosbindja civile përdor makinat luksoze kundër “qeverisë së korruptuar”, Flamur Noka krekoset me “Range Rover”

FOTOLAJM/ Mosbindja civile përdor makinat luksoze kundër "qeverisë së korruptuar", Flamur Noka krekoset me “Range Rover”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi 4-4 në Kushtetuese për Ballukun, cilët gjyqtarë votuan pro dhe kundër

Vendimi 4-4 në Kushtetuese për Ballukun, cilët gjyqtarë votuan pro dhe kundër

February 6, 2026
Qeveria ankimoi pezullimin nga detyra të Ballukut/ Kushtetuesja kalon çështjen për shqyrtim me 5 vota pro

Vendimmarrja e çështjes Balluku, çfarë thuhet në njoftimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese

February 6, 2026
Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

February 6, 2026
VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

February 6, 2026
Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

February 6, 2026
Analiza: Nga Orban te Trump, autokratët e rinj po shkatërrojnë arritjet e vitit 1968

Kryeministri hungarez Orbán hedh sytë në Kili

February 6, 2026
Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

February 6, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Kërkesa për pezullim/ Kushtetuesja del barazim për Ballukun, rrëzohet kërkesa e qeverisë

February 6, 2026
Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

February 6, 2026
“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In