• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Adoleshentët s’mbrohen” – OBSH, të dhëna shqetësuese mbi sjelljet seksuale në Shqipëri

by A R
07/09/2024 16:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sjelljet seksuale të adoleshentëve shqiptarë janë bërë të rrezikshme.

Të dhënat e studimit tek fëmijët e moshës shkollore, mbështetur nga UNFPA dhe UNICEF, e kanë renditur Shqipërinë ndër vendet me prevalencë të lartë të kryerjes së marrëdhënieve në këtë grupmoshë, por me përdorim të ulët të mjeteve mbrojtëse.

“Përdorimi i mjeteve mbrojtëse është ulur ndjeshëm, si nga djemtë ashtu edhe nga vajzat. Shqipëria, sipas një analize të dhënash të mbledhura në 44 vende të ndryshme, rezulton në vendin e 38-të, si për përdorimin e prezervativit, ashtu edhe të kontraceptivëve. Ndërsa në lidhje me mospërdorimin e asnjë mjeti mbrojtës në marrëdhënien e fundit, renditet e treta,” thotë Gentiana Qirjako, shefja e promocionit në Institutin e Shëndetit Publik.

Më shqetësuese është se vajzat nuk kanë dijeni për masat mbrojtëse të partnerit.

“20% e vajzave nuk e dinë fare nëse partneri i tyre ka përdorur ose jo një mjet mbrojtës gjatë marrëdhënies seksuale,” shton znj. Qirjako.

Por Shqipëria renditet në vend të parë për sa u përket diferencave mes gjinive.

“34 për qind e djemve thonë që kemi kryer marrëdhënie seksuale, ndërkohë janë vetëm 4 për qind e vajzave. Djemtë 15-vjeçarë raportojnë më shumë sesa vajzat e kësaj grupmoshe. Historikisht kështu ka qenë. Kjo ndoshta lidhet ose me mbireagimin e djemve për ta raportuar marrëdhënien seksuale, ose me situatën reale ku djemtë janë më të hapur se vajzat e kësaj grupmoshe,” shpjegon znj. Qirjako.

ISHP-ja rekomandon fort rishikimin e kurikulës në shkolla, si dhe përshtatjen e komunikimit të mësuesve drejt nxitjes së të rinjve për sjellje të shëndetshme

“Rekomandohet edhe nga OBSH, të përmirësohet kurikula shkollore e edukatës seksuale, mënyra e dhënies së informacionit nga mësuesit të cilët duhet të trajnohen për komunikim më efikas. Të gjithë të rinjtë i njohin mjetet mbrojtëse, por dhënia e informacionit, mënyra se si e komunikon tek një i ri apo e re atë, është shumë e rëndësishme për të nxitur sjellje të shëndetshme seksuale,” deklaron shefja e departamentit në ISHP.

Studimi mori në analizë 44 vende dhe u publikua nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

/a.r

Next Post
Flet mes lotësh nëna 14-vjeçare: Më lironi burrin, kush do më ushqejë mua dhe fëmijën?

Flet mes lotësh nëna 14-vjeçare: Më lironi burrin, kush do më ushqejë mua dhe fëmijën?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensione në protestën e opozitës, hidhen molotovë drejt Kryeministrisë

Tensione në protestën e opozitës, hidhen molotovë drejt Kryeministrisë

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë, Sali Berisha: Jemi në kilometrin e fundit! Asgjë nuk do të na ndalë drejt fitores

Protesta para Kryeministrisë, Sali Berisha: Jemi në kilometrin e fundit! Asgjë nuk do të na ndalë drejt fitores

January 24, 2026
“Berisha del të heqë Salianjin nga kandidimi dhe Adriatikun nga bulevardi, jo Ramën!” ironia e Spahiut me protestën e PD

“Berisha del të heqë Salianjin nga kandidimi dhe Adriatikun nga bulevardi, jo Ramën!” ironia e Spahiut me protestën e PD

January 24, 2026
“Vetëm Berisha ka qenë dy herë atje për vizitë”, Mediu: Kush tha që Edi Rama shkon në Shtëpinë e Bardhë

“Vetëm Berisha ka qenë dy herë atje për vizitë”, Mediu: Kush tha që Edi Rama shkon në Shtëpinë e Bardhë

January 24, 2026
FOTOLAJM/ “Vëllazën, demokracia në rrezik! Ta shpëtojmë!”, protestuesi mbush veshjen e bardhë me mbishkrime

FOTOLAJM/ “Vëllazën, demokracia në rrezik! Ta shpëtojmë!”, protestuesi mbush veshjen e bardhë me mbishkrime

January 24, 2026
Pjesëmarrje modeste në bulevard! Dalin pamjet nga protesta e opozitës para Kryeministrisë (VIDEO)

Pjesëmarrje modeste në bulevard! Dalin pamjet nga protesta e opozitës para Kryeministrisë (VIDEO)

January 24, 2026
Berisha e quan të vetëpërjashtuar, Salianji me mbështetësit e tij i bashkohen protestës para Kryeministrisë

Berisha e quan të vetëpërjashtuar, Salianji me mbështetësit e tij i bashkohen protestës para Kryeministrisë

January 24, 2026
Protesta e PD zhvendos sërish “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj largohet me karrige në dorë

Protesta e PD zhvendos sërish “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj largohet me karrige në dorë

January 24, 2026
Këshilli Bashkiak i Tiranës miraton rritjen e subvencionit të qirasë, Braimllari: Mbështetje për familjet në nevojë

Këshilli Bashkiak i Tiranës miraton rritjen e subvencionit të qirasë, Braimllari: Mbështetje për familjet në nevojë

January 24, 2026
FILMI “BENI ECEN VETE” MBUSH 50 VJEÇ

FILMI “BENI ECEN VETE” MBUSH 50 VJEÇ

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In