Një shtetas i huaj afgan ka rënë pre e një vjedhje nga tre adoleshentë në qytetin e Sarandës, të cilit i morën një shumë parash dhe 3 celularë.
Policia, që u vu në lëvizje pas denoncimit, bëri të mundur arrestimin e 3 të dyshuarve; K. Gj. 21 vjeç, banues në Laç dhe P. Z. 18 vjeç e J. B. 19 vjeç, të dy banues në Sarandë.
Këta persona i vodhën një shumë parash një shtetasi afgan. Pas arrestimit të tyre, policia gjeti paratë dhe 3 celularët e vjedhur.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.
/a.r











