• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Adoleshentët i marrin në qafë familjet”, Brataj: Ja kur do të hiqen masat kufizuese të pandemisë

by A R
12/01/2021 18:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Masat kufizuese në Shqipëri do të hiqen përfundimisht vetëm kur të bëhet e mundur arritja e imunitetit të tufës për COVID-19. Kjo ka qenë deklarata e shefit të Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj në studion e Report Tv.

“Përfundimisht do të hiqet vetëm kur do të bëhet imunizimi i tufës, pra 60-70%. Duhet pasur shumë kujdes. Adoleshenca e merr në qafë familjen.

Po shohim situatën në Korçë që ishte tipike e grumbullimit të Tiranës në festat e fundviti dhe tamam do ta shohim në fund të janarit. Edhe universitetet nuk duhet të hapen.

Mbajtja e maskës patjetër e jep efektin e vet pasi nuk po na mbërrin gripi akoma. Fundi i pandemisë nuk është i lidhur me vendin tonë por me të gjithë botën. Vaksina vërtet është fillimi i fundit të pandemisë por sa ka filluar. Do të durojmë edhe disa muaj të tjerë”, tha Brataj.

Duke folur për vaksinimin, Brataj u shpreh se kjo ishte një arritje e madhe për vendin që askush se priste të niste kaq shpejt.

“Kush e priste që vaksinimi do të niste dje. Unë mendoj se numri për Shqipërinë do të plotësohet. Edhe COVAX po ecën përpara. Ne garantuam 500 mijë doza jashtë kësaj marrëveshjeje. Janë të tjera marrëveshje të Qeverisë me shtete të tjera.

Plus që kemi edhe prodhues të tjerë vaksinash që janë në fazat e fundit. Vaksina është e këshillueshme edhe për ata që e kanë kaluar, do ta bëjë pa asnjë hezitim. Por ka një listë prioritare. Kur të na vijë radha edhe ne do ta bëjmë. Nuk është hera e parë që shpëton njerëzimi nga vaksina. Kjo vaksinë erdhi si rezultat i disa arsyeve që çoi në prodhimin e parë.

Së pari një pandemi të tillë nuk e ka parë bota prej kohësh. Plani i vaksinimit është i qartë. Së pari personeli shëndetësor për tre arsye: pasi është më i rrezikuar, është burim infektimi dhe krijon probleme me menaxhimin e spitaleve. Pastaj me fashat e riskuara”, vijoi ai.

I pyetur për efektet anësore të vaksinës, shefi i Urgjencës Kombëtare tha se efektet janë normale, si të gjitha vaksinat e tjera.

“Vaksina e jep efektin pas javës së parë të dozës së dytë. Efektet anësore janë të përbashkëta për të gjitha vaksinat. Ka pasur dhimbje koke, lodhje, temperaturë, dhimbje në vendin e vaksinimit por këto janë të gjitha efekte që jepen nga të gjitha vaksinat. E rëndësishme është që janë edhe të përkohshme. Vaksina ndaj bëhet për të zgjuar imunitetin”, tha ai.

/a.r

Next Post
Mali i Zi hap kufijtë për fqinjët, vendet e BE lirojnë lëvizjen pas 15 Qershorit

Shqiptarët drejt Malit të Zi pa tamponë negativë, por kufijtë e BE vijojnë të mbyllur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash në mesditë dhe pasdite

Parashikimi i motit për këtë të shtunë, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

March 14, 2026
Nga koncertet me muzikë tek lojërat sportive, lista me 100 aktivitete në Tiranë për Ditën e Verës

Sot Dita e Verës, rrugët ku do të ketë kufizim të qarkullimit në Tiranë

March 14, 2026
GALERI / Tirana për “Ditën e Verës”, aktivitetet festive “pushtuan” rrugët

Sot festohet Dita e Verës, historia dhe traditat e kësaj feste

March 14, 2026
Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In