Një lajm i mirë për të. Adnan Januzaj është shpallur lojtari i ndeshjes në sfidën Belgjikë – Angli.
Përfaqësuesi i Belgjikës realizoi golin e vetëm në fitoren 1 me 0 ndaj Anglisë. Ai shënoi supergol në minutën e 51-të me gjuajtjen e parë personale në drejtim të portës. (b.an)