• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 30, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Admir Tafili fundos Kristi Pinen: Brahim Manin e vrau për gjakun e dajës

by Aalison Pearse Stevens
22/09/2016 10:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Admir Tafili, i konsideruar si kreu i grupit të vrasësve me pagesë, ka dhënë sot dëshmi tronditëse, duke ‘fundosur’ kështu të penduarin Kristi Pine. Tafili dëshmoi sot para trupës gjykuese njohjen dhe takimet e tij me Pinen, i dyshuar si vrasës me pagesë, që urdhërohej nga Admiri.

Ai tha se ishte njohur me Pinen në paraburgimin e Bradasheshit. Ndër të tjera Tafili ka mohuar të ketë qenë urdhëruesi i ekzekutimit të Brahim Manin, ndërsa theksoi se atë e ka vrarë Pine, i cili ka marrë statusin e të penduarit, për të marrë gjak për vrasjen e dajes së tij. “Pine më ka thënë se Mani ishte hasmi i tij. Ndaj ai e vrau për të marrë gjakun e dajës”, tha Tafili.

Ai shtoi se ishte Pine ai që e furnizonte me celularë në burg Tafilin, ndërsa tha se kur që ai i kërkoi kokainë nga jashtë, nuk ia kishte sjellë. “Kistit i kërkova të më mbronte familjen kur iu refuzua azili. Kristi më ka mbrojtur familjen me armë”, pohoi Tafili. Teksa tregon detaje nga veprimtaria kriminale e grupit, Tafili tha se Kristi i kishte kërkuar 3000 mijë euro për të blerë një armë, ndaj ai ia kishte dërguar shumën në fjalë.

Ndërkohë, i penduari Pine pohoi se e vetmja e vërtetë në këtë mes është fakti se ai i kishte mbrojtur me jetë familjes Tafilit, ndërsa mohoi të ketë ekzekutuar Manin për gjakun e dajes. “E vetmja e vërtetë, që unë i mbrojta familjen me jetë. Gjakun e dajës familja ime e ka falur”, tha Pine.

GRUPI KRIMINAL
Të pandehur si pjesëtarë të grupit kriminal janë Elson Merdani, Dritan Peksani, Alfred Qefalia, Adrian (Isuf) Uzuni, Klajdi Shermadhi, Aleksandër Gora, Fatos Koka, Albano Beqiraj, Dhimitër Zito, Kalem Hyka, Besnik Daci dhe i penduari Kristi Pine. Ndaj këtij grupi rëndojnë akuzat e “Vrasjes me paramendim”, në bashkëpunim, “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerjes së v
së veprave penale nga grupi i strukturuar”.

Vrasja e Brahim Manit
Nga hetimet e prokurorisë ka rezultuar se Kristi Pine, Admir Tafili, Elson Merdani dhe Dritan Peksani, më datë 25.06.2014, në qytetin e Shkodrës kanë ekzekutuar me armë zjarri shtetasin Ibrahim Mani. Dyshohet se vrasja mund të jetë kryer për motiv hakmarrjen mes familjeve Mani dhe Prroni nga Shkodra. Brahim Mani ka qenë në hasmëri me familjen Prroni nga fshati Oblike, pasi në vitin 1993 Shuaip Prroni ka vrarë me armë zjarri Hysni Manin (vëllai i Brahimit).

Në deklarimet e tij, Kristi Pine ka shpjeguar se: “Një ditë, në muajin maj 2014, unë kam shkuar në Tiranë dhe jam takuar me Elson Merdanin. Jemi takuar në afërsi të ish-Ekspozitës, në një lokal. Aty Elsoni më ka thënë se kishte një porosi nga Admir Tafilaj për të vrarë një person në Shkodër dhe më pyeti nëse isha dakord që ta vrisja unë. Ai më tha se ishte një vrasje që paguheshin pak lekë, por ishte vrasje e thjeshtë, që do bëhej në këmbë, dhe jo me makina apo motorë. Elsoni nuk më tha se kush ishte apo ku rrinte në Shkodër, por unë kam rënë dakord. Elsoni më tha që të mos e vrisja mendjen për armë apo për lekë… Unë Elsonin e kam takuar dhe pasi u përshëndetëm ai më ka dhënë një çantë të zezë shpine dhe disa lekë, se ishin porosi e Admirit. Ai më pas u largua… Aty kam hapur çantën dhe kam parë që brenda kishte një armë pistoletë tip ‘Zastava’ me fishekë 7.65 mm, të cilët nuk ishin të vendosur në krehër. Ajo kishte dhe një silenciator që ia kam montuar në shtëpi…”. Për të kryer njohjen e personit dhe gjetjen e banesës në qytetin e Shkodrës, Admir Tafilaj dhe Elson Merdani e kanë lidhur Kristi Pinen me Dritan Peksanin, banues në Shkodër (lidhje familjare e Admir Tafilajt). Pasi ka shkuar në Shkodër, Kristi është takuar me Elson Merdanin dhe ky i fundit i ka treguar banesën e Brahim Manit, mjetet që përdorte, dhe e ka informuar mbi oraret e lëvizjes së tij. Në deklarimet e tij si shtetas nën hetim, Kristi Pine midis të tjerave shpjegon se: “Ai m’u prezantua si Tani dhe ishte djali i tezes së Admir Tafilajt. Më pas ne kemi lëvizur në lagjen ku banonte ai, duke bërë xhiro në atë zonë. Ai më pyeti nëse kisha folur me Admirin dhe unë i thashë që ‘po’. Ai atëherë më ka thënë se duhej të vrisja një person i cili ishte fqinj me vetë Tanin. Ky person quhej Brahim dhe punonte si murator. Ai më tha se Brahimi lëvizte me motor, dilte nga shtëpia rreth orës 07:00 dhe kthehej në orën 18:00 nga puna. Ai kishte dy ose tre fëmijë, nuk e mbaj mend. Ne kemi kaluar afër shtëpisë së Brahimit me makinë, ku Tani më tregoi shtëpinë, dhe rastësisht ka qenë në oborr edhe personi që do vritej. Unë e kam fiksuar atë, i cili ishte i thinjur, i gjatë, pak i shëndoshë. Ne kemi vazhduar lëvizjen me makinë, ku Tani më tregonte rrugën në të cilën duhej të ikja pasi të kryeja vrasjen. Ai më ka treguar edhe shtëpinë e xhaxhait të Tafilajt, e cila kishte kamera vëzhgimi, ndaj duhej të bëja kujdes kur të ikja, por gjithsesi, meqenëse ishte xhaxhai i Admirit, ishte njeriu i tyre. Kjo banesë ishte rreth 100 metra nga banesa e Brahimit. Më pas ne kemi shkuar në shtëpinë e Tanit, që ishte rreth 150 metra nga shtëpia e Brahimit, afër banesës së xhaxhait të Admirit. Edhe kësaj radhe Tani erdhi me makinën e tij “Mercedes” katërfenerësh blu të errët. Nga aty, Tani më ka marrë dhe më ka treguar edhe një herë zonën, rrugicat ku kishte kamera, rrugët nga do hyja dhe nga do dilja. Në momentin që kemi kaluar sërish te shtëpia e Brahimit, e kam parë sërish këtë person, i cili po ndërtonte katin e dytë të shtëpisë së tij dhe ishte duke suvatuar një faqe i hipur në një skelë. Tani më ka thënë se Brahimi pinte kafe shpesh në një lokal përballë një karburanti afër hotel ‘Argenti’”.

Kristi Pine ka kryer njohjen me fotografi të të pandehurit Elson Merdani si personi që ka takuar në Shkodër, që i ka treguar banesën dhe personi që do të vriste. Gjithashtu, nga analiza e tabulateve telefonike rezulton se, ditën e ngjarjes dhe ditën që Kristi Pine ka shkuar në Shkodër për të kryer vrasjen, por arma nuk ka funksionuar, ka pasur biseda telefonike midis Admir Tafilajt dhe Elson Merdanit me shtetasin Kristi Pine, dhe midis Admir Tafilajt dhe Elson Merdanit me shtetasin Dritan Peksani, që priste në Shkodër. Antenat e përdorura për komunikim nga Kristi Pine konfirmojnë lëvizjen e tij nga Tirana në Shkodër e në kthim, duke konfirmuar në mënyrë të plotë deklarimet e tij. Të nesërmen, Pine ka shkuar te banesa e viktimës, i cili ka qenë në oborr duke punuar së bashku me të shoqen. Sikurse deklaron ai vetë, në një moment kur e shoqja ka hyrë brenda, i ka thirrur me emër dhe në momentin që Ibrahimi ka kthyer kokën dhe është përgjigjur, ai e ka qëlluar tri herë me pistoletën me silenciator që kishte me vete dhe është larguar. Disa metra larg nga vendi i ngjarjes autori ka hequr një palë tuta, brenda të cilave kishte dhe një paketë “Slims”, dhe i ka hedhur. Sipas procesverbalit të këqyrjes së vendit të ngjarjes të datës 25.06.2014, polica ka gjetur dhe sekuestruar në vendngjarje tri gëzhoja, dhe disa metra më larg një palë tuta dhe një paketë brenda në xhep. Të njëjtin mekanizëm ngjarjeje e shpjegon edhe bashkëshortja e Brahim Manit, dëshmitare okulare, Lirije Mani. Ajo ka shpjeguar se një ditë para ngjarjes dhe ditën e ngjarjes, pranë banesës së tyre ka kaluar disa herë një shtetas i ri, i cili ka vëzhguar në drejtim të oborrit dhe burrit të saj. Ditën e ngjarjes ai, pasi ka ardhur pranë gardhit, i ka thirrur me emër burrit të saj dhe në momentin që ai është përgjigjur dhe kthyer në drejtim të këtij shtetasi, ai e ka qëlluar dhe është larguar me vrap. Për këtë vrasje Kristi Pine nuk ka marrë shpërblim, pasi është kryer si një “nder” nga ana e tij ndaj Admir Tafilajt dhe personave të tjerë./bw/a.k

Next Post
“Mbetjet”, PD kërkon qëndrimin e Ramës, protestohet me kazan plehrash jashtë kuvendit

"Mbetjet", PD kërkon qëndrimin e Ramës, protestohet me kazan plehrash jashtë kuvendit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet, Ilir Demaliaj: Vota e Diasporës, në favor të PS!

‘Berisha shembulli më i denjë i regjimit komunist’! Demalia: Rama ka të drejtë për Veliajn, drejtësia nuk bëhet me arrestime spektakolare

December 30, 2025
Tronditëse në Pogradec/ E mitura përdhunohet nga 67-vjeçari dhe mbetet shtatzënë! Arrestohet autori

Tronditëse në Pogradec/ E mitura përdhunohet nga 67-vjeçari dhe mbetet shtatzënë! Arrestohet autori

December 30, 2025
VIDEO-Rusia vendos raketa bërthamore në Bjellorusi. Godasin kudo në Europë!

VIDEO-Rusia vendos raketa bërthamore në Bjellorusi. Godasin kudo në Europë!

December 30, 2025
Këngëtarja Merita Halili rrëfen sekretin si e ruan zërin: Nuk pi asnjëherë ujë të ftohtë

Këngëtarja Merita Halili rrëfen sekretin si e ruan zërin: Nuk pi asnjëherë ujë të ftohtë

December 30, 2025
Korçë/ Përplaset nga makina, përfundon në spital drejtuesi i motorit. Ja gjendja e tij shëndetësore

Korçë/ Përplaset nga makina, përfundon në spital drejtuesi i motorit. Ja gjendja e tij shëndetësore

December 30, 2025
20°C në “tokën e akullt”, shteti nordik kalon Krishtlindjen më të nxehtë në histori, shfaqen mushkonjat për herë të parë

20°C në “tokën e akullt”, shteti nordik kalon Krishtlindjen më të nxehtë në histori, shfaqen mushkonjat për herë të parë

December 30, 2025
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Autoritarizmi ynë i Majtë si etnopopulizëm!

December 30, 2025
Fundviti, dollia me PS, Rama: Mirënjohje për familjen tonë të madhe!

Fundviti, dollia me PS, Rama: Mirënjohje për familjen tonë të madhe!

December 30, 2025
Skandali në “Grande Fratello”/ Kërkonte favore për të marrë pjesë në program, moderatori nën hetim për dhunë s*ksuale dhe..

Skandali në “Grande Fratello”/ Kërkonte favore për të marrë pjesë në program, moderatori nën hetim për dhunë s*ksuale dhe..

December 30, 2025
VIDEO-Shkrumbohet shtëpia në Prizren, humb jetën 1-vjeçari! Dëshmitarët: Tre fëmijët e tjerë i shpëtuam! Thyem derën por..

VIDEO-Shkrumbohet shtëpia në Prizren, humb jetën 1-vjeçari! Dëshmitarët: Tre fëmijët e tjerë i shpëtuam! Thyem derën por..

December 30, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com