• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Administratës i duhet sistemi i karrierës e jo i ashensorit

by Plator Nesturi
26/06/2021 11:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Plator Nesturi

Nuk është hera e parë që maxhoranca ndërmerr nisma që thërresin në vëmendje grupe të caktuara me interesa të veçanta. Edhe nisma e fundit “Gati për Shqipërinë” ka ngjallur vëmendje të shtuar dhe aplikimet në të kanë qenë vërtet të larta. Duke iu drejtuar një kategorie siç janë të shkolluarit jashtë si dhe ata që kanë patur eksperienca të suksesshme në vendet perëndimore, synimi duket për përthithjen e këtyre eksperiencave për të kontribuar në sektorë të ndryshëm të qeverisjes, të ekonomisë dhe sektorit të shërbimeve. Në fakt, në mandatin e tretë të saj, maxhoranca ka shansin dhe luksin për të bërë një reformë për një administratë më cilësore dhe më të efektshme. Pa patur trysninë e interesave elektoralë apo të detyrimeve prej aleatëve kontibutorë në maxhorancë, gjatë kësaj kohe janë vënë në provë shumë prej atyre që u provomuan prej kontributeve politike, por jo çdokund kanë rezultuar të duhurit e në lartësinë për detyrën që iu është ngarkuar. Çështja e aftësisë dhe profesionalizmit të administratës publike mbetet ende një ngërç me kosto si për vendin dhe për çdo maxhorancë që thjesht ka bërë qokat me shpërndarjen e posteve. Dhe u pranua dhe nga vetë kryeministri gjatë fushatës elektorale si problematikë që duhet të jetë në fokus të mandatit të ri. Në këtë aspekt nisma “Gati për Shqipërinë” duhet vlerësuar si nisje e një procesi dhe nuk mund të bësh nihilistin duke e paragjykuar pa parë se çfarë do prodhojë. Ka shumë energji, ide dhe dëshirë nga një brez i cili do të kontribuojë për vendin e për karrierën e vet dhe për ta bërë produktive këtë duhet vullnet politik.

Gjithësesi kjo nismë nuk duhet të mbetet thjesht me kah nga jashtë, pasi dhe këtu mes nesh, në rrugët e Tiranës dhe të Shqipërisë, vërtiten plot njerëz të suksesshëm profesionalisht dhe që kontributi dhe energjitë e tyre janë mohuar për tu shprehur. Në mundësi dhe në kontribut duhet të jemi të barazvlefshëm, ndaj gjithpërfshirja është elementi që e bën më të suksesshëm një reformë që gjithësesi duhet kryer. E këtu nuk mund të quhet sukses thjesht lançimi i ndonjë diplomuari jashtë duke e katapultuar në majat e institucioneve qëndrore, por kuntribuimi së pari në administratë e ku të ngrihet sistemi i karrierës e jo i ashensorit. Dhe si element shtesë, thithja e e diplomuarve jashtë vendit duhet të shërbejë dhe si shtysë për një reformë të thellë në sistemin arsimor, sidomos atë universitar, në mënyrë që diplomat e studentëve të këtushëm të mos mbesin si copa kartoni e të pavlefshme për tregun e punës./ fjala.al

Next Post
Bombarduesit rusë mbi Mesdhe, Kremlini i tregon “muskujt” Uashingtonit e Londrës: Mos luani me zjarrin

Bombarduesit rusë mbi Mesdhe, Kremlini i tregon "muskujt" Uashingtonit e Londrës: Mos luani me zjarrin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gogu dënon dhunën në protestë: Molotovët janë gjuhë e varfër politike, ngadalësojnë rrugëtimin drejt BE

Gogu dënon dhunën në protestë: Molotovët janë gjuhë e varfër politike, ngadalësojnë rrugëtimin drejt BE

March 23, 2026
Lamallari viziton në spital policët e plagosur: Pabesi të përdorësh të miturit për të sulmuar me molotovë

Lamallari viziton në spital policët e plagosur: Pabesi të përdorësh të miturit për të sulmuar me molotovë

March 23, 2026
Protesta e opozitës, Policia: 6 efektivë të lënduar, 20 qytetarë të shoqëruar

Protesta e opozitës, Policia: 6 efektivë të lënduar, 20 qytetarë të shoqëruar

March 23, 2026
Thellohet bilanci tragjik, 3 viktima prej aksidentit në Vlorë

Thellohet bilanci tragjik, 3 viktima prej aksidentit në Vlorë

March 23, 2026
Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In