• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Administratë miliarderësh, Trump zgjedh të pasurit në postet qeveritare

by Java News
02/12/2016 08:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë të gjithë fushatës elektorale, Donald Trump përdori një ton të fortë populist, duke u zotuar se do të mbronte klasën punëtore të braktisur nga elita.

Por, ndërsa zgjedh emrat e qeverisë së tij, ekspertët kanë nisur të dalin në përfundimin se ai po formon qeverinë më të pasur në historinë amerikane. Deri tani, mes zgjedhjeve të tij përfshihen një investitor miliarder, vajza e një dinastie tregtare dhe një bankier multimilioner.

Demokratët nuk mund të humbisnin rastin për të sulmuar Trumpin, ndaj dhe senatori i Vermontit, Bernie Sanders, shkroi në Twitter se administrata e Donald Trumpit iu përket dhe iu shërben milionerëve dhe miliarderëve.

Ndërsa pasuria e Trumpit nuk përbën më lajm dhe dihej që gjatë fushatës, janë pikërisht emrat e tjerë që kanë bërë shumë njerëz të rrudhin buzët. Betsy DeVos, zgjedhja e Trumpit për Sekretare Arsimi, është vajza e miliarderit Richard DeVos dhe pasuria e saj llogaritet nga “Forbes” në 5.1 miliardë dollarë, më e pasur sesa vetë Trump.

Pason Wilbur Ross, Sekretari i ardhshëm i Tregtisë, një investitor që sipas “Forbes” ka një pasuri prej 2.5 miliardë dollarë. Zëvendësi i tij, Todd Rickets zotëron ekipin e bejzbollit Chicago Cubs, e gjithashtu 1.75 miliardë dollarë.

Një emër që ka ngjallur shumë debat është ai i Steven Mnuchin, zgjedhja e Trumpit për Sekretar të Thesarit, jo për pasurinë e tij prej 40 milionësh, por për të shkuarën si bankier, një njeri i brendshëm i Wall Street, siç e kanë quajtur demokratët.

Ben Carson, i propozuar si Sekretar i Strehimit, dhe Tom Price, shefi i ardhshëm i dikasterit të Shëndetësisë, raportohen që të jenë milionerë që të dy.

Pa u plotësuar i gjithë kabineti i Trumpit, që tani kanë nisur dyshimet nëse emra të tillë do të përfaqësojnë vërtet klasën punëtore në SHBA, pikërisht ajo që me votat e saj ishte mes faktorëve të rëndësishëm që i dhanë miliarderit njujorkez të drejtën për të drejtuar Shtëpinë e Bardhë.
Shqiptarja/d.i.

Next Post
Pakti: SHBA merr në dorë luftën kundër drogës e korrupsionit, monitorim Vettingut

Pakti: SHBA merr në dorë luftën kundër drogës e korrupsionit, monitorim Vettingut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykimi për Banjskën, refuzohen dëshmitarët shtesë, caktohet afati përmbyllës

Gjykimi për Banjskën, refuzohen dëshmitarët shtesë, caktohet afati përmbyllës

January 16, 2026
Policia bën bilancin e nëntorit: 115 operacione, 602 të arrestuar dhe miliona euro pasuri të sekuestruara

‘Po më ndjek një makinë’! Qytetari ‘alarmon’ Policinë në Vlorë, çfarë rezultoi pas verifikimeve

January 16, 2026
“Je fiks si ai”/ A do e takojë Miri babanë e Selinës? Banorja i përgjigjet: Ndoshta edhe e ke mërzitur

“Je fiks si ai”/ A do e takojë Miri babanë e Selinës? Banorja i përgjigjet: Ndoshta edhe e ke mërzitur

January 16, 2026
Shqetësimet për sigurinë | Komandanti arktik i Danimarkës: Fokusi është tek Rusia, jo tek SHBA-të

Shqetësimet për sigurinë | Komandanti arktik i Danimarkës: Fokusi është tek Rusia, jo tek SHBA-të

January 16, 2026
Zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, Mediu: Opozitës i duhet kandidat gjithëpërfshirës, jo një punëtor partie

Mediu: Rama nuk i do më as ministrat dhe as kryebashkiakët. Synon që…

January 16, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Vetëm Thoma Gëllçi bëri Televizion Publik konkurues

January 16, 2026
Imazhet satelitore zbulojnë: Izraeli po zhvendos “Linjën e Verdhë” më thellë brenda Gazës

Imazhet satelitore zbulojnë: Izraeli po zhvendos “Linjën e Verdhë” më thellë brenda Gazës

January 16, 2026
“Ndihem i zhgënjyer nga qyteti im”, Shehi: Mendoja se do të kishin pak më shumë respekt për mua

“Rama me Kinën, si Enveri me sovjetikët”, Shehi: Ja simbolika e mbledhjes te Pallati i Brigadave

January 16, 2026
Autobusi i ekipit të futbollit përplaset me kamionin, trajneri në gjendje të rëndë, vdes ndihmësi…

Autobusi i ekipit të futbollit përplaset me kamionin, trajneri në gjendje të rëndë, vdes ndihmësi…

January 16, 2026
Liderja e opozitës së Venezuelës pas takimit me Trump: Do të kthehem në vendin tim sa më shpejt!

Liderja e opozitës së Venezuelës pas takimit me Trump: Do të kthehem në vendin tim sa më shpejt!

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In