• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Administrata nuk e “tërhoqi” dot biznesin; Pagat rriten ndjeshëm në shtet, ulen tek privati

by S T
11/12/2024 08:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndonëse filozofia e kryeministrit ishte që rritja e pagave në shtet do të tërhiqte edhe sektorin privat kjo nuk ka ndodhur.
Administrata shtetërore i është gëzuar një rritjeje të ndjeshme të pagave në tremujorin e tretë të këtij viti, si në raport me tremujorin e mëparshëm ashtu dhe me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
E kundërta ka ndodhur me ata që punojnë në sektorin privat, të cilët në verë kanë marrë më pak se tremujorin e mëparshëm, ndërsa edhe në krahasim me verën e një viti më parë, rritja ka qenë e lehtë.
INSTAT raportoi se paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të tretë 2024, është 77.669 lekë, duke u rritur me 8,6%, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar.
Paga mesatare mujore për një të punësuar me pagë në sektorin shtetëror arriti rekordin e 96.8 mijë lekëve, me një rritje prej gati 15% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në vlerë, të punësuarit në shtet marrin 12.5 mijë lekë më shumë në muaj. Edhe në krahasim me tremujorin e mëparshëm, paga është rritur me gati 11 mijë lekë. Në korrik hyri në fuqi rritja e pagave për mjekët e mësuesit dhe punonjësit e ushtrisë.
Në të kundërt, në sektorin privat, rritja e pagave me bazë vjetore ka qenë shumë e ulët. Sipas të dhënave të INSTAT, Paga mesatare mujore për një të punësuar me pagë në sektorin privat ishte 69 mijë lekë në tremujorin e tretë.
Në krahasim me tremujorin e mëparshëm, paga mesatare në privat ka shënuar një rënie ë lehtë. Edhe në raport me një vit më parë, rritja është shumë më e ulët se në shtet, me 5.4%, ose 3.5 mijë lekë më shumë.
Drejtoria e Tatimeve ka nisur në tremujorin e fundit 2024 një aksion ndaj informalitetit të punës në sektorin privat, fillimisht duke njoftuar subjektet të deklarojnë pagat reale dhe nga dhjetori ka nisur dhe kontrollet në bizneset e konsideruara me risk.

Bankat, sigurimet dhe IT, me pagat më të larta
Gjatë tremujorit të tretë 2024, aktivitetet ekonomike që ofrojnë pagë mesatare mujore bruto, më të lartë se paga mesatare në nivel kombëtar, janë Aktivitetet Financiare dhe të Sigurimit dhe Informacioni dhe Komunikacioni.
Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, gjatë tremujorit të tretë 2024 paga mesatare bruto për grup-aktivitetin “Administrata publike dhe mbrojtja; sigurimi social i detyrueshëm; arsimi; shëndetësia dhe aktivitete të punës sociale”, ka rritjen më të madhe prej 14,5%, ndërsa rritjen më të vogël e ka grup-aktiviteti “Arte, argëtim dhe çlodhje; Aktivitete të tjera shërbimi” prej 3,8%.
Gjatë tremujorit të tretë 2024, grup-profesionet e “Manaxherëve, Ligjvënësve, Nëpunësve të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorëve ekzekutivë” dhe “Specialistë me arsim të lartë (profesionistë)”, ofrojnë pagat mesatare mujore bruto më të larta, krahasuar me pagën mesatare në nivel kombëtar.

Next Post
PROFIL / Nga sot, në krye të Gjykatës Kushtetuese! Kush është gjyqtarja Holta Zaçaj

"Duhet të shpallte vendin vakant"/ VOA: Zaçaj shtyn me disa muaj mandatin e vet dhe i nis me urgjencë kërkesë Venecias

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dyshime për akte terroriste, arrestohet një person në Austri/ Kishte plane për të sulmuar…

Dyshime për akte terroriste, arrestohet një person në Austri/ Kishte plane për të sulmuar…

January 31, 2026
Protestat e Lapajt para Kryeministrisë, Avokati i Popullit ndërmerr masa për monitorim, do të vëzhgohet nga ekipi i institucionit

Protestat e Lapajt para Kryeministrisë, Avokati i Popullit ndërmerr masa për monitorim, do të vëzhgohet nga ekipi i institucionit

January 31, 2026
Iu merrnin para qytetarëve dhe i mashtronin se do t’u blinin apartamente, në pranga çifti i agjentëve imobiliarë

Iu merrnin para qytetarëve dhe i mashtronin se do t’u blinin apartamente, në pranga çifti i agjentëve imobiliarë

January 31, 2026
Kujtimet e Migjen Bashës; ish mesfushori rrëfen rrugëtimin me Kombëtaren Shqiptare

Kujtimet e Migjen Bashës; ish mesfushori rrëfen rrugëtimin me Kombëtaren Shqiptare

January 31, 2026
Berisha: Salianji është vetëpërjashtuar, ka vetëm interesa private të faktuara me dokumente

“Pse si fton në protestë?”, Berisha ‘shpërthen’ ndaj Topit dhe Bashës: Fatkeqësi e kombit, pseudointelektualë! PD e donin për pasuri e prona!

January 31, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër , e Dielë 1 shkurt 2026

January 31, 2026
“SPAK shpik vetë subjektet që duhet të hetojë”, Ilir Beqaj i shkruan ILD-së: Aty ku heshtni ju, lulëzon prepotenca, shkelet Kushtetuta dhe ligji

“Drejtësia e vonuar humbet funksionin e saj”/ Ilir Beqaj letër Gjykatës Kushtetuese

January 31, 2026
Iu ndërpre fjala në Strasburg, Berisha: Në 2 minuta kohë, pjesën pikante ia rezervova Ramës, te kamera kërkova qeveri teknike!

Iu ndërpre fjala në Strasburg, Berisha: Në 2 minuta kohë, pjesën pikante ia rezervova Ramës, te kamera kërkova qeveri teknike!

January 31, 2026
“Rama ka pushtuar parlamentin dhe..’/ Berisha thirrje qytetarëve: Duhet të ngriheni, shpëtoni Shqipërinë

Protesta e 10 shkurtit-Berisha flet për skenarin: Qëndrimi në shesh gjersa të largojmë regjimin? Jemi drejt kësaj rruge! Porosia për drejtuesit e PD

January 31, 2026
‘Pazaret’ e Jeffrey Epstein/ E reja nga Tirana u kërkoi punë: Jam e interesuar, por nuk jetoj në SHBA…’ndërmjetësi’ i kërkon video

‘Pazaret’ e Jeffrey Epstein/ E reja nga Tirana u kërkoi punë: Jam e interesuar, por nuk jetoj në SHBA…’ndërmjetësi’ i kërkon video

January 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In